Plectranthus Barbatus – Forskohlii

 

 Arabisht: بيدة فورسكول  ،  الشار- Shar, Furskul bide

Anglisht: Forskohlii

Emri shkencor: Plectranthus barbatus (njihet edhe me sinonimin Coleus Forskohlii)

Familja: Lamiaceae.

Forskohlii  është bimë shumëvjeçare me gjelbërim të përjetshëm. Lartësia e bimës arrin deri 50cm. Me degë të buta që thyhen lehtë, gjethet në formë zemre, me aromë të këndëshme e ngjashme me Kamfurin. Lulet ngjyrë vjollcë me pamje terheqëse. Përdoret si lule dekorative në kopështe dhe buzë rrugës. Gjenden mbi 50 lloje të Forskohliit.

Forskohlii është i përhapur kruesisht në Arabinë Saudite, në Indi, Sri lanka, etj. Për dobitë e tij të mrekullueshme dhe kërkesat e tregut në Indi kultivohen mbi 1000 ton në vit.

Pjesët e bimës që përdoren: rrënjët dhe gjethet.

Mund të përdoret i freskët dhe i tharë për kurimin e shumë sëmundjeve.

Përmbajtja kimike e  bimës: Forskohlii është i pasur me vajra esencialë, kompleksin Timol, tannin, dhe elementi më i rëndësishëm Forskolin, Glucuronides flavonoid, etj.

Dobitë mjekësore të Forskohlii

– Ndihmon sistemin tretës, largon gazërat, fryrjet e barkut, tret yndyrat në trup dhe ndihmon uljen në peshë.

– Lehtëson dhe ndihmon qarkullimin e gjakut në tru.

– Ul presionin e gjakut.

– Çrregullimet e zemrës, lehtëson qarkullimin e gjakut.

– Relakson muskujt.

– Rrit sekrecionin e hormoneve në gjëndrrat tiroide.

– Redukton presionin në sy që mund të shkaktojë verbëri.

– Ndihmon për kurimin e Astmës, kollën kronike dhe largon gëlbazën.

– Ndihmon për kurimin e infeksionit të veshëve.

– Ndihmon për kurimin e Vitiligos dhe alergjitë e lëkurës.

Shënim:

– Nëse merret me masë të caktuar është i sigurtë për të gjithë.

– Mund të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo gjidhënëse.