Pjepri i hidhët

 

Arabisht: القرع المر

Anglisht: Bitter melon, bitter gourd

Emri shkencor: Momordica charantia L.

Familja: Cucurbitaceae.

Pjepri  i idhët është bimë kacavjerëse me gjatësi deri në 5m. Me gjethe të thjeshta , me lule të verdha, me frute të zgjatur, të verdhë  dhe të hollë dhe me sipërfaqe të dhëmbëzuar.

Orgjina e pjeprit të idhët është nënkontinenti Indian, Azia dhe Afrika. Në Azi përdoret i freskët , në supë, sallatë. Në Indi konsumohet i shoqëruar me kos për të kaluar stresin dhe hidhërimin. Pjepri i hidhur është përdorur në mjekësinë bimore për kurimin e çrregullimeve të stomakut, për të sëmurët me diabet, ulçërat, përdhesin, plagët, reumatizmin, sëmundjet e frymëmarrjes, etj.

Pjesët e bimës që përdoren: Fruti, gjethet, rrënjët dhe farat.

Elementët aktiv: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A, beta carotene, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  C, E, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

 

Dobitë mjekësore të pjeprit të hidhët

– Exstrati i farave stimulon sistemin imun dhe nxit funksionin e tij.

– Redukton dhe parandalon përhapjen e qelizave tumorale të gjirit, gjakut (Leukemisë) dhe prostatës.

– Ndihmon në kurimin e kancerit të zorrës së trashë.

– Ndihmon në kurimin e HIV/AIDS.

– Lufton simptomat e Diabetit ll dhe ndihmon në përmirësimin e kolesterolit në gjak.

– Përmirëson shëndetin e kockave, qetëson artritin dhe sëmundjet reumatike.

– Lufton qelizat kancerore në mëlçi.

– Çaji i gjetheve qetëson dhimbjet e stomakut dhe barkut.

– Zvogëlon acidet në veshka dha parandalon formimin e gurëve në veshka.

Shënim!

– Kosumimi i tij, te disa persona mund të shkaktojë; diarre, dhimbje barku, ethe, dhimbje gjoksi, hypoglycemi, urinim të pakontrolluar.

– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse.

– Nuk është i këshillueshëm për fëmijët.