Piperi i zi, mbreti i erëzave

 

Arabisht: الفلفل الأسود

Anglisht: Black pepper.

Emri shkencor: Piper nigrum L.

Familja: Piperaceae.

Piperi i zi është bimë kacavjerrëse, shumëvjeçare, me gjatësi deri në 4 m, me gjethe vezake, me lule të vogla dhe me ngjyrë të verdhë, me fara të rrumbullakëta, të vogla dhe të shumta, me ngjyrë të zezë dhe shije djegëse, të fortë dhe rigjallëruese.

Piperi i zi konsiderohet si mbreti i erëzave. Orgjina e piperit të zi është India. Kryesisht kultivohet në zona tropikale. Vietnami zë vendin e parë në botë për kultivimin e piperit të zi. Është përdorur që në kohët e lashta në mjekësi dhe si erëz. Piperi i zi është erëza më e përdorur në botë. Përdoret gjerësisht edhe në kushinën Evropjane.

Elementët përbërës të piperit të zi: Energy, Carbohydrates, protein, dietary fiber, choline, folic acid, niacin, pyridoxine, riboflavin, vitamins; A, C, E, K, sodium, potassium, calcium, copper, magnese, phosphorus, zink, carotene b, carotene, crypto-xanthin, lutein-zeaxanthin, lycopene.

Dobitë shëndetësore të piperit të zi

– Lehtëson dhimbjet muskulare dhe dhimbjet paskirurgjikale.

– Qetësues i sistemit nervor dhe ndihmon për forcimin e kujtesës

– Lufton sëmundjen Alzheimer.

– Ndihmon për kurimin e kollës, etheve, bronkitin, alergjitë.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lufton celulitin.

– Lufton depresionin, stresin dhe ankthin.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Parandalon kancerin e gjirit.

– Vret mikroorganizmat dhe viruset që mund të shkaktojnë kancer.

– Mbron shëndetin e mëlçisë dhe nga risku i kancerit të saj.

– Lufton qelizat kancerore në zorrën e trashë.

– Ndihmon për kurimin e vitiligos, malarjes, koleres, zgjebes.

– Ndihmon tretjen, lufton gazrat e stomakut dhe të zorrëve.

– Rregullon punën e zorrëve, lufton kapsllëkun dhe diarrenë.

– Forcon shikimin dhe parandalon dhimbjet e veshit.

Kujdes!

– Nuk duhet tepruar me përdorimin e tij për shkak të vetive stimuluese.

– Nuk këshillohet nga të sëmurët me pancreas dhe ulçër në stomak.

– Nuk këshillohet për të sëmurët me hemorroide.

– Të sëmurët me presion të lartë nuk këshillohet të përdorin piperin e zi.

– Nuk këshillohet për gratë shtazëna as gjatë gjidhënies.