Pijet Energjike; Potencialisht të dëmshme

Published On: January 25th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Pijet Energjike; Potencialisht të dëmshme

Pijet Energjike; Potencialisht të dëmshme

Shqetësimet në lidhje me efektet potencialisht të dëmshme të pijeve energjetike, kanë qenë në rritje në vitet e fundit.
FDA ka marrë raporte se shumë vdekje kanë ndodhur  për shkak të pijeve energjike. Një gotë me pije energjike përmban rreth 215 miligram kafeinë, ekuivalenti i rreth dy gotave me kafe.

Ja disa gjëndje shqetësuese shëndetësore që janë të lidhura me pijet energjike

– Probleme në zemër: Kafeina dhe komponimet e tjera në pijet energjike nxitin sistemin nervor,  rrisin rrahjet normale të zemrës dhe presionin e gjakut.
Kafeina mund nxisë qelizat e zemrës për lirimin e kalciumit, i cili mund të ndikojnë në rrahjet e zemrës, duke çuar në aritmi. Këto pije mund të prishin ekuilibrin normal të kripërave në trup, të cilat kanë qenë të lidhura me aritmian.

Ulçër në stomak: Pijet energjike shkaktojnë çrregullime në tretje, dëmtojnë muret e stomakut dhe mund të shkaktojnë inflamacion të rëndë në stomak.

– Nervozizëm dhe stres: Pijet energjike stimulojnë hormonet, të tilla si adrenalina, duke i shkaktuar trupit dridhje, ndjesi të madhe dhe ankth.

– Ngrirje muskulare dhe spazma: Konsumimi i shumtë i pijeve energjike mund të shkaktojë ngrirje muskulare dhe spazma.

– Çrregullim në fjalë dhe mendim: Së bashku me shqisat e tjera, të folurit bëhet më i shpejtë dhe i pakontrolluar.

– Urinim i shpeshtë: Pijet energjike rritin nevojën e urinimit të shpeshtë dhe të pakontrolluar.

– Shqetësime në zorrë: Pijet enegjike shkaktojnë dhimbje barku, tkurrje të muskujve të zorrëve dhe çrregullime në jashtëqitje.

– Tharje të lëngjëve të trupit: Sasia e lartë e kafeinës që përmbajnë këto pije shkaktojnë tharje të ujërave në trup.

– Dhimbje koke: Presioni nervor dhe çrregullimi në tretje që shkaktojnë këto pije, çojnë në dhimbje koke.

– Atak kardiak: Rritja e presionit të gjakut dhe rrahjet e shpeshta të zemrës, mund të jenë shkatërruese për njerëzit me zemër të dobët.

– Gjendje kome: Kafeina që përmbajnë këto pije mund të shkaktojë një lloj dehje, hutimi dhe dezorientimi.

– Rreziku i abortit: FDA ka marrë edhe një raport që lidh efektet e konsumimit të  pijeve Energjike me abortin. Një studim i më shumë se 1.000 grave shtatzëna në vitin 2006, gjeti se ato që kishin konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë (nga kafeja, çaji, pijet me gaz ose çokollata e nxehtë) kishin rreth dy herë më shumë gjasa që të kenë një abort në krahasim me gratë shtatzëna që nuk marrin kafeinë.

– Një rrezik në rritje i varësisë ndaj alkoolit:  Studimet sugjerojnë që kombinimi i alkoolit dhe pijeve energjike mund të jetë i rrezikshëm. Ekziston shqetësimi se përzierja e alkoolit dhe pijeve energjike mund t’i mbajë njerëzit të zgjuar për një periudhë më të gjatë kohore, duke shkaktuar çrregullime nervore dhe psikike.

– Rreziku i abuzimit me drogën: Një tjetër studim i 1,060 studentëve ka  gjetur se konsumi i pijeve energjike në vitin e dytë të kolegjit u shoqërua me një rritje të rrezikut të abuzimit me drogën në vitin e tretë të kolegjit.

– Kujtesë e dobët: Edhe pse disa studentë mbështeten në pijet e energjisë për të studiuar për provimet, ka disa prova se nivelet e tepruara të kafeinës në pije shkaktojnë kujtesë të dobët. Një studim i vitit 2010 ka treguar se pirja e një sasie të moderuar të kafeinës, rreth 40 mg, përmirëson performancën e njohjes, por një sasi e lartë ( ekuivalente me nivelet e gjetura në Red Bull që janë 80-250 ml) shkakton kujtesë të dobët dhe mospërqëndrim.

Zëvendësojeni pijen tuaj energjike me një pije të shëndetshme frutash të freskëta, dhe do të shihni se cila është vërtetë pije energjike, dhe jo vetëm, por e shëndetshme dhe parandaluese e sëmundjeve gjithashtu.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook