Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Pije për Aneminë

Pije për Aneminë

Një pije e mrekullueshme për të luftuar aneminë dhe zbehjen e lëkurës

 

Anemia është një ndër çrregullimet e gjakut, që rezulton nga pakësimi dhe rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme.

Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen:

– Shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe.

– Humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve.

– Prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut.

– Çrregullimet e trashëguara në organizmin e njeriut.

– Keq ushqyerja.

– Mungesa e hekurit dhe vitaminave.

– Infeksionet e ndryshme.

– Prezenca e disa kancereve.

– Ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.

Anemia shfaqet në disa mënyra

  • Anemia hemolitike

Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut.

  • Anemia hemolitike e trashëguar

Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: Sickle Cell anemia, talasemia, deficienca, mangësia e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).

Lexo gjithashtu

Shenjat dhe simptomat e Anemisë

– Nga simtomat e anemisë është fjetja me periudha të gjata dhe të qënit jo aktiv.

– Anemia e bën njeriun të ketë lodhje akute sidomos tek gratë.

– Zbehje e lëkurës.

– Skuqje jo normale e buzëve.

– Formimi i një shtrati tek thonjtë.

– Lodhje fizike.

– Marramendje.

– Rrahje e shpejtë e zemrës.

Disa këshilla të nevojshme për anemikët

– Konsumoni më shumë spinaq dhe marule.

– Konsumoni shalqi dhe luleshtrydhe.

– Pini lëng karrote dhe lëng rrushi.

Një pije e mrekullueshme për të luftuar aneminë dhe zbehjen e lëkurës

Kjo pije është e shijshme dhe shumë e përshtatshme për njerëzit me anemi. Ajo ndihmon në krijimin e hemoglobinës në gjak, forcon shikimin dhe ndihmon në presionin e ulët të gjakut për pacientët me tension të lartë.

Përbërësit

– 1 mollë

– 1 karrotë

– 1 panxhar

Mënyra e përgatitjes

Shtrydhini të gjithë përbërësit, i vendosni në një gotë dhe pijeni një herë në ditë para ngrënies.

Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore

Përvoja ka treguar se mënyrat natyrale kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë. Në vijim gjeni kurën bimore për Aneminë, të mundësuar nga Mjekesia Bimore Arabe.

By | 2017-08-11T14:47:21+00:00 June 4th, 2017|Zemra & Gjaku|Comments Off on Pije për Aneminë
error: Alert: Content is protected !!