Një pije e mrekullueshme për të luftuar aneminë dhe zbehjen e lëkurës
Anemia është një ndër çrregullimet e gjakut, që rezulton nga pakësimi dhe rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme.
Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen
– Shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe.
– Humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve.
– Prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut.
– Çrregullimet e trashëguara në organizmin e njeriut.
– Keq ushqyerja.
– Mungesa e hekurit dhe vitaminave.
– Infeksionet e ndryshme.
– Prezenca e disa kancereve.
– Ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.
Anemia shfaqet në disa mënyra
Anemia hemolitike
Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut.
Anemia hemolitike e trashëguar
Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: Sickle Cell anemia, talasemia, deficienca, mangësia e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).
Shenjat dhe simptomat e Anemisë
– Nga simtomat e anemisë është fjetja me periudha të gjata dhe të qënit jo aktiv.
– Anemia e bën njeriun të ketë lodhje akute sidomos tek gratë.
– Zbehje e lëkurës.
– Skuqje jo normale e buzëve.
– Formimi i një shtrati tek thonjtë.
– Lodhje fizike.
– Marramendje.
– Rrahje e shpejtë e zemrës.
Disa këshilla të nevojshme për anemikët
– Konsumoni më shumë spinaq dhe marule.
– Konsumoni shalqi dhe luleshtrydhe.
– Pini lëng karrote dhe lëng rrushi.
Një pije e mrekullueshme për të luftuar aneminë dhe zbehjen e lëkurës
Kjo pije është e shijshme dhe shumë e përshtatshme për njerëzit me anemi. Ajo ndihmon në krijimin e hemoglobinës në gjak, forcon shikimin dhe ndihmon në presionin e ulët të gjakut për pacientët me tension të lartë.
Përbërësit
– 1 mollë
– 1 karrotë
– 1 panxhar
Mënyra e përgatitjes
Shtrydhini të gjithë përbërësit, i vendosni në një gotë dhe pijeni një herë në ditë para ngrënies.