Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Pickimi dhe thumbimi i insekteve

///Pickimi dhe thumbimi i insekteve

Pickimi dhe thumbimi i insekteve

Pickimi dhe thumbimi i insekteve

 

Pickimet dhe thumbimet e insekteve janë të zakonshme dhe zakonisht shkaktojnë vetëm acarim të vogël. Megjithatë, disa pickime mund të jenë të dhimbshme dhe të shkaktojnë një reaksion serioz alergjik.

Insektet që pickojnë përfshijnë: harrjet, mushkonjat, pleshtat, çimkat dhe megjithëse jo saktësisht insekte: merimangat, morrat e bimëve dhe akrepat, të cilat janë arachnide.

Insektet që pickojnë përfshijnë: bletët dhe grerëzat.

Insektet pickojnë duke bërë një vrimë në lëkurë për t’u ushqyer. Shumica e insekteve pickojnë për t’u mbrojtur duke injektuar helm në lëkurën tuaj.

Simptomat

Zakonisht zhvillohet një xhungë e vogël e cila zakonisht është shumë e kruajtshme. Një vrimë e vogël, ose vetë pickimi, gjithashtu mund të jetë i dukshëm. Xhunga mund të ketë një zonë të ndezur (të kuqe dhe të fryrë) rreth saj që mund të mbushet me lëng.

Pickimet e insekteve zakonisht shërohen brenda disa orëve dhe mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë në shtëpi. Megjithatë,  disa pickime mund të shkaktojnë reaksion alergjik dhe simptomat mund të përfshijnë ënjtje, skuqje, dhimbje, marramendje, vështirësi në frymëmarrje dhe ankth.

Kujdes! Nëse përjetoni simptoma të tilla si skuqja, urtikarie të përgjithshme, ënjtje në qafë ose në gjuhë, vështirësi në frymëmarrje, zbehje ose humbje të ndërgjegjes ose diarre pasi që pickoheni ose thumboheni nga një insekt, menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj ose shkoni në urgjencë.

Këshilla praktike

Nëse keni alergji të njohur ndaj pickimeve dhe thumbimeve të insekteve, merrni masa parandaluese kur jeni jashtë, të tilla si veshja e pantallonave, këmishë me mëngë të gjata, këpucë dhe doreza dhe shmangni përdorimin e produkteve kozmetike, parfumeve dhe llakeve, dhe gjthçka tjetër që mund të tërheq insektet.

TRAJTIMI NATYRAL I PICKIMIT DHE THUMBIMIT TË INSEKTEVE

– Eliminoni Candidan; Këtu gjeni si.

– Kujdesuni për rritjen e imunitetit.

– Agjëroni për të pastruar sistemin tuaj nga mbetjet toksike.

– Shumica e ujit që pimë është shumë acid, kurse trupat tanë kanë nevojë për një gjendje më alkaline, prandaj përdorni ujë të filtruar dhe më shumë alkalin (pa flour).

Ushqimi

  • Mos konsumoni asnjë ëmbëlsues artificial, si Splenda, NutraSweet ose Aspartame.
  • Mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë misri ose glutamate mono-natriumi.
  • Mos pini pije të gazuara.
  • Shmangni të gjitha restorantet e ushqimit të shpejtë.
  • Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
  • Eliminoni produktet e qumështit konvencional.
  • Shmangni viçin konvencional dhe zgjidhni vetëm viç që ushqehet me bar organik.

Aromaterapia

Vajrat esenciale të borzilokut, kanellës, hudhrës, livandës, limonit, qepës, sherbelës dhe trumzës janë të gjitha të dobishme për shkak të efekteve të tyre antitoksike dhe anti-helm. Lavanda është gjithashtu efektive për trajtimin e kruajtjes nga piskimi. Këto vajra perdoren nga jashtë.

Bimët

Aplikoni lëngun e freskët të aloe vera ose gjethet e saj për të qetësuar dhe zbutur dhimbjen dhe për të stimuluar shërimin.

Trajtimi topikal

Aplikoni akull dhe uthull, ose uthull dhe lëng limoni, ose një pastë të bërë nga bikarbonat sode sa më shpejt të jetë e mundur për të neutralizuar helmin.

Balta e aplikuar në vendin e pickimit ose thumbimit do të ndihmojë nxjerrjen e toksinave deri sa të thahet.

 

By | 2017-08-12T15:07:29+00:00 August 12th, 2017|Te ndryshme|Comments Off on Pickimi dhe thumbimi i insekteve
error: Alert: Content is protected !!