Pezmatimi i lëkurës (Dermatitis)
Pezmatimi i lëkurës (Dermatitis)
Pezmatimi i lëkurës (Dermatitis) është një term i përdorur për të përshkruar disa lloje të inflamaciont të shtresës së sipërme të lëkurës. Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë kruarje, shtresë të bardhë, formim koreje, leskër dhe trashje të lëkurës.
Llojet dhe simptomat
Atopic dermatitis është një formë e rëndë e pezmatimit të lëkurës, e karakterizuar nga kruajtje kronike dhe inflamacion të lëkurës. Kjo ndodh më së shumti tek ata individë që kanë një histori familjare me çrregullime alergjike si astma, alergjia nga bari, dhe alergjitë e qumështit.
Dermatitis kronik i duarve dhe këmbëve, apo pezmatimi i përgjithësuar i lëkurës që prek disa fusha të gjera të lëkurës në shkallë ekstreme, është një formë tjetër e pezmatimit të lëkurës.
Dermatitis i Kontaktit është një inflamacion i prodhuar nga substancat që prekin lëkurën, të tilla si irrituesit e drejtpërdrejtë, substancat që shkaktojnë alergji, dhe ekspozimi ndaj dritës.
Nummular Dermatitis i cili prodhon disa masa në formë gungash të kuqe që shkaktojnë kruarje të forta. Kjo ndodh më shpesh në moshat e mesme të njerëzve që janë nën stres dhe ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë dimrit.
Seborrheic Dermatitis i referohet një inflamacioni në lëkurën e kokës ose të fytyrës, dhe, në raste të rralla, në dërrasën e kraharorit.
* Dermatitis shpeshherë referohet si ekzemë.
Shkaqet
Dermatitis shkaktohet më së shpeshti nga alergjitë ushqimore, alergjitë e kontaktit (grim, nikel dhe metale të tjera në bizhuteri, parfumet, kremërat), ose nga alergjitë toksike bimore të tilla si helmi i dredhkës apo i lisit.
Në qoftë se faktorët alergjikë që shkaktojnë Dermatitin nuk eliminohen dhe/ose në qoftë se zona e prekur e lëkurës është lënduar së tepërmi, pezmatimi i lëkurës mund të përhapet dhe të bëhet shumë i rëndë. Problemet e aparatit tretës, si shfaqja e parazitëve, etj, janë prezente në këtë rast.
Trajtimet natyrale
- Terapia aromatike
Benzoin, kamomil, livando, bergamot, dhe barbarozë janë të gjitha vajra esenciale të dobishme që mund të aplikohen rregullisht mbi zonat e lëkurës së prekur nga Dermatitis.
- Ushqimi
Në mënyrë që të trajtojmë pezmatimin i lëkurës, është e rëndësishme për të identifikuar dhe për të eleminuar ushqimet dhe të gjitha substancat e tjera që shkaktojnë alergji. Ndiqni një dietë gluten-free; pa grurë, tërshërë, thekër, apo elb. Gjithashtu duhet të shmangni produktet e qumështit, sidomos të qumështit të lopës, pasi që shumë studime kanë treguar se ai mund të jetë një tjetër faktor ndihmues i Dermatitis. Përveç kësaj, hani sa më shumë lakër turshi dhe ushqime të fermentuara në mënyrë natyrale.
- Terapia me lëngje
Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të jenë të dobishme për zbutjen e simptomave të Dermatitit: karrota, panxhar, kastravec, dhe selino. Karrota, selino, dhe mollë. Lëngu i pjeprit.
- Produkte bimore për Dermatitis