Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Perzierje per pastrimin e Zorres

///Perzierje per pastrimin e Zorres

Perzierje per pastrimin e Zorres

Përzierje unike për pastrimin e zorrës së trashë nga mbetjet toksike

 

Njerëzit e kanë vlerësuar dhe kryer pastrimin e zorrës së trashë që nga zbulimi i mjekësisë bimore. Në SHBA, pastrimi i zorrës së trashë u bë popullor në vitet 1920 – 1930. Pastrimi i zorrës së trashë është i rëndësishëm për shkak të teorisë së vetëhelmimit të organizmit. Mishi i patretur dhe ushqime të tjera shkaktojnë mukus, që prodhon toksina dhe helme në trup. Këto toksina janë atribuar të shkaktojnë lodhje, dhimbje koke, shtim në peshë, sëmundje tumorale, sëmundje kardiovaskulare, muskuj të dobët, ulje të energjisë, etj.

Fruta dhe perime që pastrojnë zorrën e trashë

Kur zgjidhni fruta dhe perime, është e rëndësishme për të zgjedhur opsione të lartëa në fibër dhe që janë të mbushura me sa më shumë lëndë ushqyese të jetë e mundur. Zorra e trashë vetëpastrohet në mënyrë natyrale me fruta dhe perime të mbushura me fibra të mahnitshme dhe vitamina. Prej frutave dhe perimeve efektive për pastrimin e zorrës së trashë përmendim: sallata jeshile, spinaqi, bishtajoret, molla, avokado, asparagos, fruta deti, qepët e njoma, hudhra, boronicat, bananet, mango, bostani, shalqiri, hurma arabe dhe indiane, speci, etj.

Me një listë të mahnitshme dhe të fuqishme me përbërës si këto, sistemi tretës do jetë më i shëndetshëm dhe pa mbetje toksike.

Ja formula unike

Përbërësit

– 1 kokërr mollë
– 1 lugë mjaltë (për ëmbëlsi)
– 1 lugë me fart e chias.
– 1 lugë me farat e lirit.
– 1 gotë me ujë.

Mënyra e përgatitjes

– Përziej të gjithë përbërësit së bashku, përveç farave të chias.

– Vendose përmbajtjen në një mikser dhe i përzieni me mikser.

– Shtoni farat e chias.

– Lëreni 5 min deri sa farat të kenë pirë ujin.

– Më pas mund ta konsumoni.

Mollët; janë plot me fibra të tretshme, Molla gjithashtu përmban fibra që heqin kapsllëkun dhe luftojnë toksinat.

Farat e lirit; Një tjetër përbërës i madh për pastrim janë farat e lirit. Ato janë plot me fibra të mahnitshme të cilat përmirësojnë thithjen e lëndëve ushqyese. Ato ndihmojnë edhe për të reduktuar rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu përmbajnë komponime që ofrojnë mbrojtje antioxidante. Përvec pastrimit të zorrës së trashë, liri në këtë recetë do të jetë si për të vrarë dy zogj me një gur, duke mbrojtur zemrën tuaj dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ai është i pasur me Omega3.

Farat e chias; Chia është plot me fibra që kontribuojnë në një trakt tretës të shëndetshëm. Ato janë plot e përplotë me lëndë ushqyese dhe vitamina që trupi juaj i thith. Ashtu si farat e lirit, farat e chias janë plot me acide yndyrore Omega-3, që e mbajnë zemrën tuaj të fortë.

Shënim!

Kur konsumoni ushqime të larta në fibra, është e domosdoshme që të pini shumë ujë. Mbajtja e trupit të hidratuar siguron një sistem tretës të shëndetshëm dhe trup funksional!

By | 2017-05-22T18:34:47+00:00 May 22nd, 2017|Aparati Tretjes|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!