PERSE MJEKESIA BIMORE ARABE

 

Mjekësia Bimore Arabe është një organizim profesional në fushën e mjekësisë natyrale me bimë shkretinore për kurimin e sëmundjeve, e mbështetur kryesisht në mjekësinë tradicionale të Lindjes, dhe në kërkimet shkencore mjekësore më të fundit, qofshin të Lindjes apo të Perëndimit.

MBA është themeluar në vitin 2009 në vendet arabe, por aktiviteti ynë shtrihet kudo që arrin interneti dhe produktet tona bimore arrijnë në çdo skaj të botës.

Mjekësia Bimore Arabe ka një histori suksesi të vërtetuar tashmë. Ajo është e para e llojit të vet në këtë fushë, dhe ne jemi lider në mënyrën e trajtimit të sëmundjeve, në shërbimin që i ofrojmë të sëmurëve dhe në këshillat profesionale dhe shkencore që i ofrojmë të gjithë publikut shqipfolës, në lidhje me shëndetin dhe mënyrën e të jetuarit.

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe trajtim natyral me bimë shkretinore të studiuara në mënyrë shkencore, efektive dhe pa efekte anësore, për çdo semundje të lehtë apo të rëndë, të shërueshme apo të pashërueshme nga mjekesia konvencionale.

Nisur nga aktualiteti i hidhur i njeriut të botës së sotme moderne, ku me gjithë zhvillimet teknologjike të mjekësisë bashkëkohore, shumica e sëmundjeve, për të mos thënë të gjitha, janë kthyer në kronike dhe për to nuk ka ilaç efektiv përfundimtar, por qëllimi final i mundshëm është trajtimi i simptomave deri sa semundja të shpërthejë dhe të dalë jashtë kontrollit, pa llogaritur efektet anësore të trajtimeve moderne dhe ilaçeve kimike që i shkaktohen pacientit, të cilat në fakt janë sëmundje të tjera që i shkaktohen atij; nisur nga ky aktualitet dhe nga fakti se ne mund të bëjmë diçka për ndryshimin dhe përmirësimin e tij, sado modest që të jetë, e kemi ndërmarrë këtë hap duke u mbështetur në baza të sakta dhe të sigurta shkencore, duke gërshetuar mes kulturës mjekësore të përcjellë në mënyrë tradicionale dhe mes asaj që ka ardhur në Islam në lidhje me mjekësinë nga njëra anë, dhe mes zhvillimeve të mjekësisë moderne, kryesisht nga ato teknologjike të kësaj të fundit, nga ana tjetër.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të shëroheni në mënyrë natyrale dhe të jetoni sa më shëndetshëm, qoftë në aspektin fizik apo atë mendor dhe shpirtëror; duke filluar që me parandalimin e sëmundjes dhe deri në rikthimin e shëndetit të plotë të trupit të sëmurë, me udhëzime të caktuara për çdo sëmundje, me programe të caktuara ushqimore dhe me ilaçe e kura bimore shkretinore, për të cilat kanë më së shumti nevojë njerëzit në kushtet bashkëkohore.

Kurat me bimë Shkretinore janë kthyer sot në qendër të vëmendjes si mundësia më inkurajuese për trajtimin më të  suksesshëm të sëmundjeve të rënda bashkëkohore, dhe kjo për disa arsye të forta, ku më kryesoret janë:

  • Efektet e forta kurative të bimëve shkretinore kundër sëmundjeve të rënda degjenerative si kanceri dhe sëmundjet gjenetike dhe autoimune, për shkak të lëndëve aktive të vecanta që i bëjnë ato të afta për t’i mbijetuar kushteve ekstreme të thatësirës dhe nxehtësisë.
  • Rritja e rezistencës dhe imunitetit të pacientit për të luftuar sëmundjen dhe për të ruajtur shëndetin njëkohësisht; si rezultat i përmbajtjes së lëndëve të caktuara të bimëve shkretinore që i bën ato rezistente në shkretëtirë.
  • Efektet që kanë bimët shkretinore për luftimin dhe reduktimin e dëmeve dhe efekteve anësore të trajtimeve konvencionale si kimioterapia dhe radioterapia.
  • Janë krejtësisht të sigurta dhe pa efekte anësore për të gjithë njerëzit, që në lindje e deri në moshën më të vjetër, edhe për gratë shtatzëna apo gjidhënëse.

Besimi dhe mbështetja te Zoti duhet të jetë prezent në çdo njeri, sepse besimi e nxjerr shpirtin e njeriut në dritën e ekzistencës dhe e ngre atë në majat e optimizmit, lumturisë dhe shërimit.

Ti apo njeriu yt i dashur mund të shërohet dhe mund të bëjë një jetë më të mirë, cilado që të jetë sëmundja dhe sado që ajo të ketë avancuar, vetëm se duhet të bëni zgjedhjen e duhur, të cilën sapo e keni gjetur!