Përbërës elementar për një mëngjes të shëndetshëm

 

Mëngjesi është prej vakteve të domosdoshme për balancimin e të ushqyerit, prandaj mos e humb këtë vakt sepse është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe i siguron energji oragnizmit.

Mëngjesi i shëndetshëm duhet të përmbajë: niseshtera, fibra, proteina, vitamina dhe yndyrna te pangopura. Të gjitha këto elemente gjenden në ushqimet e mëposhtme:

  • Qumështi dhe produktet e tij; kosi e gjiza, janë burim i rëndësishëm i kalciumit, i cili luan rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave.
  • Agrumet e plota: buka e grurit të plotë (të parafinuar, buka e zezë). Këto sigurojnë sasi të mjaftueshme të niseshteve që i japin fuqi dhe energji organizmit, si dhe fibrat që ngadalësojnë procesin e tretjes, duke pakësuar kështu ndjesinë e urisë gjatë ditës së punës. Përveç kësaj, fibrat luajnë rol të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.
  • Proteinat i gjejmë te veza, gjiza, salca e kosit, batha etj. që ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes deri në vaktin e drekës.
  • Frutat: Banane, portokall, mollë, lëngjet e freskëta të frutave, perimet si kastraveci, domatet, etj. të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale që mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet kronike.