Boldo; Për kurimin e mëlçisë

 

Arabisht: بولدو

Anglisht: Boldo

Emri shkencor: Pemus Boldus

Familja: Monimiaceae

Boldo është pemë aromantike shumëvjeçare, me rritje të ngadaltë, gjithmonë e gjelbër, me larësi deri në 5m. Me lule aromatike, me ngjyrë rozë dhe fruta të vegjël.

Origjina e bimës është Afrika dhe Maroku, bima u zbulua nga banorët e zonës, të cilët pasi e përdornin ndiheshin në formë dhe të shëndetshëm. Ata e përdornin kryesisht për mëlçinë, dhimbjet, zorrët, fshikëzën, reumatizmën, kapsllëkun, fryerjet dhe pagjumësinë. Prej shumë vitesh është përdorur si erëz. Boldo është përhapur dhe kultivuar në shumë vende të botës si: ShBA, Evropë, Kinë dhe Indi. Në Gjermani dhe në shumë vende të botës e përdorin  për problemet e mëlçisë.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet.

Element aktiv të boldos: Boldine, ascaridole, benzaldehyde, boldin, boldoglucin, bornyl-acetate, 1,8-cineol, coclaurine, coumarin, cuminaldehyde, 2-decanone, 6(a)-7 dehydroboldine, diethylphthalate, eugenol, farnesol, fenchone, gamma terpinene, 2-heptaone, isoboldine, kaempferols, laurolitsine, laurotetainine, norboldine, norisocorydine, pachycarpine, P-cymene, P-cymol, pro-nuciferine, 2-octanone, reticuline, rhamnosides, sabinene, sinoacutine, terpinoline, thymol, trans verbenol, 2-tridecanone, and 2-undecanone.

Dobitë mjekësore të Boldos

– Nxit aktivitetin e mëlçisë.

– Ndihmon për kurimin e hepatitit B, C.

– Parandalon cirrozën e mëlçisë.

– Ndihmon për bllokimet e mëlçisë dhe çrregullimet e saj.

– Zvogëlon dëmet që shkaktojnë ilaçet kimike.

– Ul toksinat e dhe yndyrën e mëlçisë.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të fshikëzës dhe tëmthit.

– Nxit rrjedhjet bilare dhe kuron problemet e veshkave.

– Largon pesimizmin dhe stresin.

– Ndihmon tretjen, dhe kuron kapsllëkun.

– Kuron dhimbjet e barkut, të zorrëve dhe largon fryrjet.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Lufton  krimbat e zorrëve.

– Tonik i përgjithshëm i trupit.

– Forcon zemrën dhe aktivizon qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit.

Kujdes!!

– Nuk është i këshillueshëm as gjatë shtatzanisë as gjatë gjidhënies.