Pema Meru; Për luftimin e mikrobeve, viruseve, inflamacionit

 

Arabisht: شجرة السَرح، المرو، رمث، آتيل، آغار

Anglisht: Meru.

Emri shkencor: Maerua Crassifolia L.

Familja: Capparaceae.

Pema Meru është pemë shumëvjeçare, me lartësi 5-10 m, me kurorë shumë të degëzuar, me gjelbërim të përjetshëm, me gjethe të dendura, me frute kafe 5-10 cm të gjatë.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik. Bima është e përshtatshme për vendet ranore dhe të ngrohta. Gjethet e bimës janë aromatike dhe janë përdorur si ushqim i veçantë për devetë. Në Afrikën Qëndrore janë  përdorur në gatime të ndryshme dhe për pastrimin e ujit. Ato janë të larta në kalcium. Pema Meru është  konsideruar e shenjtë nga egjiptjanët e lashtë.

Pjesët që përdoren: Gjethet, farat.

Elementët aktiv të pPemës: Alkaloids, saponins, tannins, terpenoids, flavonoids, steroids, resins,cardiac glycosides, proteins, calcium, vitamin A, C, K, B.

Dobitë mjekësore të pemës Meru

– Lufton mikrobet.

– Parandalon të vjellat.

– Trajton çrregullimet e stomakut.

– Nxit funksionin optimal të stomakut.

– Ndihmon në kurimin e dizenterisë.

– Lufton viruset që shkaktojnë ethe dhe temperaturë.

– Ndihmon për trajtimin e malaries dhe verdhëzës.

– Ndihmon për kurimin e inflamacionit të syve.

– Ndihmon për kurimin e inflamacionit të veshit.

– Lufton infeksionet e dhëmbëve dhe pastron dhëmbët.