Peltophorum Pterocarpum; Antioksidues, anti-inflamator, antibakterial, antifungal, antikancerogjen

 

Arabisht: أصفر اللهب

Anglisht:  Copperpod, yelloë flametree

Emri shkencor: Peltophorum Pterocarpum (DC.) K.Heyne

Familja: Fabaceae

Peltophorum Pterocarpum është një pemë gjetherënëse me rritje të shpejtë që arrin një lartësi prej 15-24 m, ndonjëherë deri në 50 m, me një diametër prej 50-100 cm. Lëvorjen e ka të lëmuar dhe gri, me një kurorë të dendur përhapëse. Gjethet i ka të mëdha dhe shumë të ndara, 30-60 cm të gjata, me 8-10 çifte gjilpërash, secila me 10-20 palë fletëza të zgjatura 0,8-2,5 cm të gjata me baza të zhdrejta. Lulet i ka të verdha portokalli, me diametër rreth 2,5 cm, aromatike, veçanërisht gjatë natës. Frutat i ka bishtaja, të sheshtë, të hollë, e me krahë, 5-10 cm të gjatë dhe 2,5 cm të gjerë, të kuqe të errët dhe të zezë në pjekje, që përmban 1-4 fara.

Peltophorum Pterocarpum është një specie e Peltophorum, vendase në Azinë tropikale juglindore.

Pema rritet gjerësisht në rajonet tropikale si një pemë zbukuruese, veçanërisht në Indi, Nigeri, Pakistan.

Etimologjia: Emri shkencor rrjedh nga greqishtja Peltophorum, që do të thotë ‘të mbajë një mburojë’, që i referohet stigmës së peltate, dhe latinisht ‘pterocarpum’ që do të thotë ‘frytdhënës me krahë’, që i referohet frutit të species.

Përbërësit

– Përmban komponime fenolike, flavonoide, saponine, steroide, tanine, ksantoproteina, acide karboksilike, kumarina dhe karbohidrate.

Studimi i ekstraktit të metanolit të luleve izoloi një alkaloid bisamid (E,E)-terrestribisamide, me prejardhje nga acidi cinamik, bergenin , cinchonain 1a , lupeol, acid betulinik, acid galik dhe acid pirogalik, stigmasterol, ß-sitosterol, lupeol, lupenone, etj.

Në një studim krahasues, ekstrakti etanolik i gjetheve tregoi përmbajtje të lartë totale të fenolit dhe përmbajtje më të lartë të flavonoideve. Ekstraktet e luleve të etanolit treguan përmbajtje më të lartë tanine.

– Studimi i ekstraktit ofron një përmbledhje që trajton kiminë dhe farmakologjinë e detajuar të Peltophorum pterocarpum (që i përket familjes Fabaceae) që konsiderohet si një nga speciet bimore më të rëndësishme në sistemin tradicional të mjekësisë. Në mjekësinë tradicionale përdoret si astringent për të kuruar ose lehtësuar çrregullimet e zorrëve, dhimbjeve, sëmundjeve të mëlçisë, inflamacinet e brendëshme, plogështinë, problemet nervore, ndrydhjet, mavijosjet dhe ënjtjet, ose si locion për problemet e syve, parazitët, pagjumësinë, dizenterinë, dhimbjet muskulare, plagët, etj.

Bima përdoret në pjesë të ndryshme të botës për trajtimin e disa sëmundjeve, si rezultat i përmbajtjes së përbërësve të tillë si alkoolet alifatike, acidet yndyrore, aminoacidet, terpenoidet, fenolët, flavonoidet, alkaloidet, steroidet etj. Fitokimikatet e izoluara si dhe ekstraktet e ndryshme kanë shfaqur aktivitete të shumta biologjike, duke përfshirë aktivitete antimikrobike, antioksidante, citotoksike, etj.

Vetitë

Studimet kanë sugjeruar se Peltophorum Pterocarpum ka veti: antioksiduese, anti-inflamatore, antibakteriale, antifungale, antikancerogjene, hepatoprotektive, neuroprotektive, antidiabetike, analgjezike, antiurolithiatike, antidiabetike, antioksidante, frenuese acetil dhe butilkolinesterazë, neurogjenoprotetik, antimalarie, etj.

Pjesët që përdoren

– Kërcelli, lëvorja, lulja, gjethet.

Dobitë mjekësore të Peltophorum Pterocarpum

– Studimet kanë vlerësuar aktivitetet të fuqishëm antibakterial dhe antifungal të Peltophorum Pteropcarpum kundër Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Candida albicans- Antimikrobik, Antioksidant; kundër mikroorganizmave testues: B. subtiis, B. pumilus, S. aureus, P. aeruginosa, C. albicans dhe E. coli.

– Ka shfaqur efekte të fuqishme frenuese kundër aktivizimit të hershëm të antigjenit të virusit Epstein-Barr.

– Parandalon dëmtimin e mëlçisë, ndihmon në rigjenerimin dhe pastrimin e saj.

– Vlerësimi i aktivitetit citotoksik nga analiza MTT kundër linjave qelizore të kancerit.

– Ka shfaqur efekt të fuqishëm frenues kundër aktivizimit të EBV-EA dhe kundër promovimit të tumorit të lëkurës në një test invivo me dy faza të kancerogjenezës së lëkurës.

– Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të lëkurës.

– Ka efekte citotoksike kundër qelizave të leukemisë.

– Antiglicemik / Antioksidant; Peltophorum Pterocarpum ka aktivitet në pastrimin e radikaleve të lira DPPH, ABTS dhe frenimin e enzimave hidrolizuese të karbohidrateve.

– Ka efekte kundër vdekjes qelizore të shkaktuar nga stresi oksidativ.

– Frenon përhapjen e qelizave  kancerore.

– Pjesë të ndryshme të bimës luftojnë qelizat burimore të kancerit të zorrës së trashë dhe të mushkërive.

– Ka rezultuar në frenim të konsiderueshëm të përhapjes së qelizave kancerogjene dhe të rritjes së tumorit.

– Rezultatet sugjerojnë aplikim të mundshëm si një strategji natyrale trajtimi me kosto efektive për terapinë e kancerit.

– Ka treguar aktivitet anti-urolithiatik në shpërbërjen e gurëve në veshka por më efektive në shpërbërjen e oksalatit të kalciumit.

– Antidiabetik; Studimi ka vlerësuar aktivitet antidiabetik me ulje të glukozës në gjak.

– Ka efekte për të nxitur gjumin dhe trajtimin e pagjumësisë.

– Për çrregullimet gastrointestinale dhe dizenterinë.

– Për dhimbjet muskulore, ndrydhjet, mavijosjet dhe ënjtjet.

– Ndihmon në forcimin e kujtesës, përqëndrimit, dhe parandalon zhvillimin dhe përparimin e aterosklerozës.

Shënim

– Nëse merret në mënyrën e duhur, është e sigurt dhe pa efekte anësore.

– MBA e përdor ekstraktin e pjesëve të ndryshme të pemës në formulat e saj bimore për sëmundje të caktuara.