Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Patëllxhani

//Patëllxhani

Patëllxhani

Patëllxhani; dobitë shëndetësore dhe mjekësore

 

Arabisht: البَاذِنْـجَان

Anglisht: Eggplant, brinjal, aubergine.

Emri shkencor: Solanum melongena L.

Familja: Solanaceae.

Patëllxhani është bimë barishtore njëvjeçare me lartësi nga 40-150cm, me gjethe të mëdha vezake, me lule të bardha në lejla, me frut të ngrënshëm, me ngjyrë manushaqe të errët dhe me fara të shumta brenda tij.

Origjina e patëllxhanit është Pakistani, India, Evropa Jugore dhe Srilanka. Sot kultivohet në të gjithë botën. Emri “eggplant-bimë vezë” është përdorur në Zelandën e Re, SHBA dhe Kanada. Ndërsa emri “patëllxhan” (aubergine i përdorur në anglishten Britanike) është një adoptim nga frëngjishtja. Patëllxhani nuk mund të hahet i papërpunuar për shkak të shijes së hidhur, por ai mund të gatuhet në mënyra të shumta dhe të shijshme. Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e patëllxhanit, e pasuar nga India dhe Egjipti.

Elemntët përbërës të patëllxhanit: Calories,  Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra, Sugar, vitamin A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Calcium, Iron, Magnesium.

patellxhani 

Dobitë shëndetësore të patëllxhanit

– Ndihmon për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, kontrollon absorbimin e glukozës.

– Patëllxhani konsiderohet si alternativë e mirë për të sëmurët që vuajnë nga Diabeti tipi 2.

– Ndihmon në stabilizimin e e nivelit të presionit të gjakut.

– Parandalon sëmundjet koronare të zemrës.

– Forcon kujtesën dhe ruan dëmtimin e trurit.

– Ndihmon për prodhimin e hekurit në trup dhe e bën trupin më rezistentë ndaj radikaleve të lira.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Parandalon kapsllëkun, dhe ndihmon tretjen.

– Parandalon rrezikun e kancerit të  zorrës së trashë.

– Mbron gjirin nga sëmundjet kronike dhe zvogëlon mundësinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

– Patëllxhani përmban sasi të vogël të nikotinës dhe ndihmon duhanpirësit ta lënë këtë ves të dëmshëm.

– Patëllxhani pastron trupin nga brënda dhe ndihmon për një lëkurë të përsosur nga jashtë.

– Ndihmon të sëmurët me albinizëm të rimarrin ngjyrë natyrale.

– Largon rrudhat, zbut lëkurën, dhe i jep asaj elistaticitet.

– Parandalon kancerin e lëkurës.

– Forcon flokët dhe parandalon rënien.

– Zbut flokët e thatë dhe të ashpër.

Si ta  zgjidhni?

– Zgjidheni me lëkurë të butë dhe me shkëlqim.

– Ngjyra duhet të jetë vjollcë e ndritshme.

– Fruti duhet të jetë i fortë dhe i rëndë.

– Sigurohuni që të mos ketë vende të prishura në lëkurë.

– Lëkura duhet të jetë e hollë.

– Nëse është i rrudhur dhe i butë, ai është i vjetër.

– Para gatimit lëreni në ujë me kripë për 30 min, kjo ndihmon të nxjerrë lëndët minerale dhe nuk thith vaj gjatë gatimit.

Kujdes!

– Patëllxhani në disa raste mund të shkaktojë alergji, duke përfshirë: dhimbje koke, fyti, skuqje kruajtje.

 

By | 2016-12-07T09:10:05+00:00 November 27th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!