Patëllxhani
Arabisht: البَاذِنْـجَان
Anglisht: Eggplant, brinjal, aubergine.
Emri shkencor: Solanum melongena L.
Familja: Solanaceae.
Patëllxhani është bimë barishtore njëvjeçare me lartësi nga 40-150cm, me gjethe të mëdha vezake, me lule të bardha në lejla, me frut të ngrënshëm, me ngjyrë manushaqe të errët dhe me fara të shumta brenda tij.
Origjina e patëllxhanit është Pakistani, India, Evropa Jugore dhe Srilanka. Sot kultivohet në të gjithë botën. Emri “eggplant-bimë vezë” është përdorur në Zelandën e Re, SHBA dhe Kanada. Ndërsa emri “patëllxhan” (aubergine i përdorur në anglishten Britanike) është një adoptim nga frëngjishtja. Patëllxhani nuk mund të hahet i papërpunuar për shkak të shijes së hidhur, por ai mund të gatuhet në mënyra të shumta dhe të shijshme. Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e patëllxhanit, e pasuar nga India dhe Egjipti.
Elemntët përbërës të patëllxhanit: Calories, Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra ,Sugar, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Calcium, Iron, Magnesium.
Dobitë shëndetësore të patëllxhanit
– Ndihmon për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, kontrollon absorbimin e glukozës.
– Patëllxhani konsiderohet si alternativë e mirë për të sëmurët që vuajnë nga Diabeti tipi 2.
– Ndihmon në stabilizimin e e nivelit të presionit të gjakut.
– Parandalon sëmundjet koronare të zemrës.
– Forcon kujtesën dhe ruan dëmtimin e trurit.
– Ndihmon për prodhimin e hekurit në trup dhe e bën trupin më rezistentë ndaj radikaleve të lira.
– Ndihmon për uljen në peshë.
– Parandalon kapsllëkun, dhe ndihmon tretjen.
– Parandalon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
– Mbron gjirin nga sëmundjet kronike dhe zvogëlon mundësinë e sëmundjeve kardiovaskulare.
– Patëllxhani përmban sasi të vogël të nikotinës dhe ndihmon duhanpirësit ta lënë këtë ves të dëmshëm.
– Patëllxhani pastron trupin nga brënda dhe ndihmon për një lëkurë të përsosur nga jashtë.
– Ndihmon të sëmurët me albinizëm të rimarrin ngjyrë natyrale.
– Largon rrudhat, zbut lëkurën, dhe i jep asaj elistaticitet.
– Parandalon kancerin e lëkurës.
– Forcon flokët dhe parandalon rënien.
– Zbut flokët e thatë dhe të ashpër.
Si ta zgjidhni?
– Zgjidheni me lëkurë të butë dhe me shkëlqim.
– Ngjyra duhet të jetë vjollcë e ndritshme.
– Fruti duhet të jetë i fortë dhe i rëndë.
– Sigurohuni që të mos ketë vende të prishura në lëkurë.
– Lëkura duhet të jetë e hollë.
– Nëse është i rrudhur dhe i butë, ai është i vjetër.
– Para gatimit lëreni në ujë me kripë për 30 min, kjo ndihmon të nxjerrë lëndët minerale dhe nuk thith vaj gjatë gatimit.
Kujdes!
– Patëllxhani në disa raste mund të shkaktojë alergji, duke përfshirë: dhimbje koke, fyti, skuqje kruajtje.