Patatja e ëmbël; dobitë shëndetësore dhe Receta përdorimi

 

Arabisht:  البطاطا الحلوة

Anglisht: Sweet Potato.

Emri shkencor: Ipomoea  batatas.

Familja:  Convolvulaceae.

Patatja e ëmbël është bimë barishtore njëvjeçare,  me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha,  rrënjët zhardhok dhe lëvore të butë, me ngjyrë të  verdhë, portokalli, të kuqe, kafe, vjollcë dhe bezhë; që përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Patatja e ëmbël bën pjesë në një familje prej 1000 llojesh. Orgjina e bimës është Afrika,  Azia dhe Amerika e Jugut. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e patates së ëmbël e ndjekur nga Uganda dhe Nigeria.

Elementët përbërës të patates së ëmbël: Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Sugar, Protein, Vitamins; A,B2,B3, B5, B6, C, D,K, Beta carotene, Calcium, Magnesium, Iron,  Fosfor,etj.

 patate_sweet-potatoes-vine-and-flower

Dobitë shëndetësore të Patates së ëmbël

– Forcon sistemin imun.

– E dobishme për shëndetin e zemrës dhe arterieve.

– Lufton viruset, baktieret, mikrobet dhe kërpudhat.

– Nxit qelizat për prodhimin e kolagjenit.

– Ruan lëkurën nga infeksionet dhe rrudhat e parakohshme.

– Mbron trupin nga helmet që mund të shkaktojnë kancer.

– Lufton viruset që shkaktojnë grip.

– Pastron mëlçinë nga helmet.

– Për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe kyçeve.

– Ndihmon për shëndetin e gjëndrrave teroide.

– Lufton aneminë.

– Nxitës i prodhimit të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut.

– E bën trupin më rezistentë ndaj stresit.

– Forcon shikimin dhe ruan nga infeksionet e syve.

– Lufton tumoret dhe shenjat e plakjes.

– Ruan nga kanceri i gjirit dhe zorres se trashe.

– Lufton kolesterolin e dëmshëm në trup.

– Ndihmon të sëmurët me diabet.

– E dobishme dhe ushqim ideal për fëmijët që në moshën 6 muajsh (e zier ose supë).

– Ndihmon uljen në peshë.

– Ndihmon për shëndetin e mushkërive.

– Ndihmon gruan shtatëzanë dhe shvillimin e embrionit.

 patate_embel_sallate

Receta të patates së ëmbël

– Sallatë me patate të ëmbla

— Mënyra e parë

— Përbërësit:

4 patate të ëmbla të ziera.

– 1 filxhan lëng limoni.

– 3 lugë vaj ulliri.

– 1 lugë hudhra të shtypura

– Majadanos të grirë.

– ½ lugës piper të kuq.

Pritini patatet në katrorë të vegjël. I përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.

— Mënyra e dytë

— Përbërësit:

– 250 gr patate të ëmbël.
– 2 hudhra të shtypura.
– 3 lugë të mëdha vaj ulliri extra verginë.
– 2 lugë të mëdha rozmarinë të freskët.
I zieni në avull patatet për 7 min. I përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.

 

Shënim!

– Patatja e ëmbël është e sigurt në përdorim.

– Në raste të rralla mund të shkaktojë dhimbje në veshka, dhimbje të fytit dhe në stomak.