Patatja e ëmbël; Dobitë shëndetësore dhe disa receta përdorimi
Arabisht: البطاطا الحلوة
Anglisht: Sweet Potato.
Emri shkencor: Ipomoea batatas.
Familja: Convolvulaceae.
Patatja e ëmbël është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, rrënjët zhardhok dhe lëvore të butë, me ngjyrë të verdhë, portokalli, të kuqe, kafe, vjollcë dhe bezhë; që përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Patatja e ëmbël bën pjesë në një familje prej 1000 llojesh. Orgjina e bimës është Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut. Kina zë vëndin e parë në botë për prodhimin e patates së ëmbël e ndjekur nga Uganda dhe Nigeria.
Elementët përbërës të patates së ëmbël: Calories, fat; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Sugar, Protein, Vitamins; A,B2,B3, B5, B6, C, D,K, Beta carotene, Calcium, Magnesium, Iron, Fosfor,etj.
Dobitë shëndetësore të Patates së ëmbël
– Forcon sistemin imun.
– E dobishme për shëndetin e zemrës dhe arterieve.
– Lufton viruset, baktieret, mikrobet dhe kërpudhat.
– Nxit qelizat për prodhimin e kolagjenit.
– Ruan lëkurën nga infeksionet dhe rrudhat e parakohshme.
– Mbron trupin nga helmet që mund të shkaktojnë kancer.
– Lufton viruset që shkaktojnë grip.
– Pastron mëlçinë nga helmet.
– Për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe kyçeve.
– Ndihmon për shëndetin e gjëndrrave teroide.
– Lufton aneminë.
– Nxitës i prodhimit të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut.
– E bën trupin më rezistentë ndaj stresit.
– Forcon shikimin dhe ruan nga infeksionet e syve.
– Lufton tumoret dhe shenjat e plakjes.
– Ruan nga kanceri i gjirit dhe kolitit.
– Lufton kolesterolin e dëmshëm në trup.
– Ndihmon të sëmurët me diabet.
– E dobishme dhe ushqim ideal për fëmijët që në moshën 6 muajsh (e zier ose supë).
– Ndihmon uljen në peshë.
– Ndihmon për shëndetin e mushkërive.
– Ndihmon gruan shtatëzanë dhe shvillimin e embrionit.
Si mund ta gatuajmë pataten e ëmbël
– Sallatë me patate të ëmbla
— Mënyra e parë
— Përbërësit:
– 4 patate të ëmbla të ziera.
– 1 filxhan lëng limoni.
– 3 lugë vaj ulliri.
– 1 lugë hudhra të shtypura
– Majadanos të grirë.
– ½ lugës piper të kuq.
Pritini patatet në katrorë të vegjël. I përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.
— Mënyra e dytë
— Përbërësit:
– 250 gr patate të ëmbël.
– 2 hudhra të shtypura.
– 3 lugë të mëdha vaj ulliri extra verginë.
– 2 lugë të mëdha rozmarinë të freskët.
I zieni në avull patatet për 7 min. I përzieni me pjesën tjetër të përbërësve dhe i servirni.
Shënim!
– Patatja e ëmbël është e sigurt në përdorim.
– Në raste të rralla mund të shkaktojë dhimbje në veshka, dhimbje të fytit dhe në stomak.