Pastrues dhe kurues natyralë për të gjitha llojet e fytyrës; Mënyrat e përdorimit

Pastruesit natyralë  për fytyrën janë zgjidhja më e mirë për pastrimin dhe shëndetin e saj, si dhe me rezultate të menjëhershme dhe efektive. Këto janë disa pastrues të mrekullueshëm për të gjitha llojet e fytyrës.

  1. E verdha e vezës

E verdha e vezës përmban elementë natyral të spastrimit, kurse e bardha e vezës ndihmon në forcimin lëkurës. Aplikoni të gjithë vezën e rrahur për të pastruar dhe forcuar fytyrën, dhe më pas e lani me ujë të vakët.

  1. Ananasi

Masazhoni fytyrën me një fetë ananasi. Ai do të shtojë freski në lëkurën tuaj dhe do i japë shkëlqim asaj.

  1. Bananja

Bananja është një pastrues dhe zbutës natyral. Ajo i jep lëkurës shkëlqim dhe ngadalëson shenjat e plakjes. Fërkojeni fytyrën me pjesën e brëndëshme të lëvores së bananes për pesë minuta, dhe më pas shplajeni me ujë të vakët.

  1. Luleshtrydhja

Luleshtrydhja mban kaq shumë përfitime për lëkurën tonë. Ajo është një pastrues i mirë, rifreskues, tonik natyral dhe ndez ngjyrat. Përdorni lëngun e luleshtrydhes për të pastruar fytyrën tuaj.

  1. Papaya

Papaja i shton shkëlqim lëkurës dhe e pastron tërësisht atë, duke hequr çdo grimcë nga fytyra. Ajo hidraton lëkurën dhe ofron një freski të menjëhershme.

      6. Molla

E pra, molla është e mahnitëshme për çdo gjë. Lëngu i mollës ose mishi i mollës, të dyja janë të mahnitëshme për pastrimin e lëkurës. Ajo i jep shkëlqim dhe rrezatim lëkurës.

  1. Limoni

Limoni është një pastrues dhe zbarës natyral. Lëngu i limonit mund të përdoret në lëkurë rregullisht. Pastroni lëkurën me lëng limoni dhe menjëherë do të vini re ndryshimin.

  1. Mjalti

Mjalti punon si një zbutës natyral. Ai heq pluhurin nga fytyra, duke i siguruar shkëlqim fytyrës. Kombino mjaltë + limon, dhe kjo do t’i japë forcim dhe shkëlqim lëkurës tuaj.
Përzierja kos + mjaltë gjithashtu pastron thellë lëkurën.

  1. Mango

Mango ndihmon për të pastruar lëkurën në thellësi. Mango punon si tonik, ripërtërin lëkurën, bën lëkurën të zhdërvjellët dhe të butë dhe ngadalëson shenjat e plakjes. Vendosni tulin e mangos mbi lëkurë, lëreni për 5 min, më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

      10. Shalqini

Nëse keni lëkurë të thatë, atëherë shalqiu është fryti i saktë për ju. Ai është hidratues natyral, vendos lagështi mbi lëkurë dhe e bën fytyrën të butë. Përdorni lëng shalqiri, si një pastrues  fytyre në baza ditore.

  1. Aloe Vera

Aloe Vera pastron lëkurën, largon njollat dhe pastron lëkurën në thellësi. Vendosni lëngun e aloe veras mbi lëkurë, dhe më pas lajeni me ujë të vakët.

  1. Sodë dhe vaj Jojobe

Soda është pastruese e mrekullueshme për lëkurën. Kombinoni  vaj jojobe + mjaltë + sodë buke, vendoseni mbi fytyrë për pesë min, dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni këtë për një javë dhe do të shihni ndryshim të dukshëm.

  1. Avokado

Avokado është i dobishëm për flokët dhe fytyrën. Ai jep lagështi, ushqim, pastron lëkurën dhe i jep asaj butësi. Kombinoni tulin e avokados me lëng limoni, për një pastrues të mrekullueshëm të fytyrës.

  1. Ujë trëndafili

Pastrimi i fytyrës me ujë trëndafili jo vetëm do të pastrojë fytyrën tuaj, por gjithashtu do t’i japë lëkurës tuaj një ngjyrë rozë.
Përzieni ujë trëndafili me glicerinë. Lajeni fytyrën çdo ditë me këtë përbërës, për pastrimin dhe ngjyrosjen e lëkurës.

  1. Trangulli

Aplikoni lëng trangulli ose tulin e tij; ai e pastron lëkurën duke i dhënë butësi dhe qetësi.

  1. Mjaltë & vaj Bajame

Vaj bajame është një burim i madh me vitaminë E, dhe i jep ushqim të duhur lëkurës kur ajo ka nevojë. Kombinoni një lugë mjaltë me disa pika vaj limoni. Mund të shtoni një të verdhë veze për të arritur një pastrues natyral më të fuqishëm dhe super efektiv. Këto tre përbërës janë të mjaftueshme për të pastruar, ushqyer dhe zbutur lëkurën tuaj. Duke përdorur këtë përzierje në baza ditore, ju mund të zvogëloni rrudhat dhe të trajtoni aknet dhe shenjat e tyre.

  1. Molla & vaj ulliri

Molla dhe vaj ulliri, të dyja janë pastrues dhe kurues të mrekullueshëm të lëkurës. Kombinoni një lugë mjaltë + 1 lugë vaj ulliri + 1 lugë kos, dhe rezultati është mahnitës.

  1. Miell qiqre & shafran Indie

Ky është një pastrues super i mirë sidomos për fytyrën e yndyrshme. Mielli i qiqrës nxjerr papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga lëkura. Kombinoni 1 lugë miell qiqre + 1.5 të lugës shafran të Indisë + kos deri, sa të bëhet një masë e butë. Kjo përbërje jo vetëm do pastrojë lëkurën tuaj, por gjithashtu do njëhsojë ngjyrën e lëkurës dhe do e zbutë atë.

  1. Domatja

Domatja është një super pastrues dhe zbutës i lëkurës. Nëse shtoni pak qumësht dhe lëng limoni, kjo do të ushqejë, zbusë dhe pastrojë lëkurën tuaj.

  1. Patate e papërpunuar

Përveç përdorimit si burim ushqimi, patatet kanë një rol të rëndësishëm për kujdesin e fytyrës,  janë të pasura me vitaminë C, e cila është jetike për ruajtjen e shëndetit të lëkurës, dhe gjithashtu, patatet e papërpunuara kanë përbërësit qetësues dhe anti-irritues.

Mënyra e përdorimit të patates

Grini një patate të papërpunuar dhe e përzieni me 2 lugë lëng limoni.

Aplikojeni në të gjithë fytyrën, duke shmangur sytë, dhe lëreni për 30 minuta.

Kjo përzierje gradualisht do të largojë njollat kafe, skuqjen e lëkurës dhe do të zbut lëkurën e thatë.

Patatet janë gjithashtu një kurues natyral për të nxirat e syve

Duke aplikuar lëng patate ose patate direkt në zonën e prekur, mund të largoni lehtë të nxirat rreth syve.
Si ta përdorni:

Pritni një patate në feta të holla.
Vendosi mbi sy për 15-20 minuta.
Më pas i lani sytë me ujë të vakët.

Në këtë mënyrë ju zvogëlonI qarqet e errëta rreth syve në mënyrë të konsiderueshme.
Ju gjithashtu mund të aplikoni lëng patate nën sytë tuaj me një top pambuku për të larguar të nxirat e syve.

Shenim!

  • Shikoni çfarë bën më mirë për lëkurën tuaj dhe përpiquni për përzierje me përbërës të tjerë për rezultate të mira.
  • Mbani mend, aq më shumë përbërës që ju përdorni për të bërë pastruesit tuaj natyralë, aq më shumë përfitime do merrni.