Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Pastrimi i Zorrës së trashë

///Pastrimi i Zorrës së trashë

Pastrimi i Zorrës së trashë

Pastrimi i Zorrës së trashë

 

Nëse kjo botë e pastrimit, e ushqimit organik, dhe e mënyrave natyrale të shëndetit dhe shërimit janë të reja për ju, atëherë filloni të përmirësoni dietën tuaj. Pasi të keni bërë ndryshime të dobishme në dietën tuaj dhe të jeni të gatshëm për të shkuar më tej, një pastrim i zorrës së trashë është hapi tjetër i përsosur. Ky pastrim është i shkurtër dhe i lehtë. Plani i pastrimit është hartuar të kryhet për tre, pesë ose shtatë  ditë.

Me pak praktikë, ju do të mësoheni me përgatitjet ushqimore të thjeshta dhe gradualisht mund të bëheni ekspert nëse i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje  programit ushqimor të pastrimit.

Qëllimi nga pastrimi i zorrës së trashë është pastrimi i saj nga mbeturinat e tepërta dhe përmirësimi i funksionit të këtij organi.

Gjatë pastrimit të zorrës së trashë, ju do të shkoni në banjo më shpesh dhe në sasi më të mëdha se më parë (3-4 lëvizje zorrësh në ditë). Kjo shkaktohet nga ngrënia e sasive të konsiderueshme të frutave dhe perimeve të shëndetshme fibroze të  kombinuar me pije fibroze, përdorimi afatshkurtër i pastruesve bimor, yndyrnave dhe vajrave të shëndetshme, dhe rritja e pirjes së përditshme të ujit.

Gjatë pastrimit, ju mund të bleni dhe të hani sa ushqime organike të dëshironi, dhe të pini lëngjet organike që dëshioni. Ju do të përgatisini dhe do të pini lëng të bërënga perime të freskëta çdo ditë përveç pirjes së ujit të pastër, do të bëni detoksifikimin me çaj bimor dhe me supë perimesh pa kripë.

Ngrënia dhe pirja e sasive të mëdha të ushqimeve me cilësi, do e mbushin trupin tuaj me ushqimin super.

Ushqime që duhet të konsumoni

Gjatë pastrimit të zorrës së trashë, ju do të mësoheni me përgatitjet ushqimore bazë dhe procedurat e nevojshme për çdo pastrim.

Ushqimet themelore përfshijnë:

– Përgatitjen e lëngjeve në shtëpi, të tilla si: lëng panxhari, karrote, avokado,mollë,  bananeje, shege, ananasi, rrushi, spinaqi, shalqiri, bostani, domateje, etj.

– Fruta të freskëta të tilla si: kivi, boronica, fiq, luleshtrydhe, pjeshkë, mjedra të kuqe, qershi, rrush, mollë, etj.

– Supë me perime të tilla si: supë me patate, supë me karrota, supë me presh, supë me spinaq, supë me kokëlakër, supë me kungull, etj.

– Perime të gatuara me avull, të tilla si: brokoli, kungull, lulelakër, karrota, patate të ëmbla, bishtaja, kërpudha, etj.

– Lloje të ndryshme sallatrash përfshin: sallatë me fruta të ndryshme( mollë, banane, luleshtrydhe, limon, rrush, etj.)

– Sallatë me perime (marule, qepë të njoma, kokëlakër, lakër të kuqe, karrotë, avokado, limon, domate, trangull, etj.)

– Shtoni  përdorimin e përditshëm të lirit dhe psylliumit.

– Ushtrohuni çdo ditë me ushtrime fizike, duke mbajtur parasysh se është e rëndësishme që të mos e sforconi veten gjatë spastrimit të zorrës ë trashë.

Pastrimi i suksesshëm varet jo vetëm nga ato që ha, por edhe nga ato që shmang

Lista e mëposhtme tregon gjithçka që duhet ndaluar gjatë spastrimit. Nëse ju doni rezultatet më të mira të mundshme nga spastrimi, duhet të bëni disa zgjedhje të vështira dhe t’i mbaheni planit, por ta dini se përfitimet do ta tejkalojnë tërheqjen e përkohshme.

Mbani mend: “ Jo” do të thotë “aspak”, dhe jo vetëm pak!

  • Jo ujë rubineti
    • Jo ilaçe kimike
    • Jo duhan
    • Jo alkool
    • Jo kafe, çaj të zi apo çokollatë
    • Jo sheqer apo sheqer diabetik, në çdo formë qoftë
    • Jo grur dhe produkte me gluten, jo miell i çfarëdo lloji, duke përfshirë edhe të pjekurat, makaronat dhe bukët.
    • Jo bulmet, qumësht dhe gjalpë, djathë dhe kos.
    • Jo mish, peshk apo ushqim deti
    • Jo vezë, tofu, fasule, kokrra dhe bishtajore.
    • Jo ushqim të ngrirë
    • Jo ushqime artificiale, preservative, ëmbësira, ngjyrosës
    • Jo pije të konservuara
    • Jo fruta të thata, përveç pak kumbulle të thatë
    • Jo patate, avocado, misër, bizele, kërpudha, karçof dhe banane
    • Jo ushqimetë shpejta
    • Jo ushqime të konservuara, të paketuara dhe të përpunuara
    • Jo vajra bimore të hidrogjenizuar dhe pjesërisht të hidrogjenizuar
    • Jo kripë; për të paktën tre ditë

Shënim! Pastrimi i zorrës së trashë është projektuar për ata që janë gati të marrin një hap të rëndësishëm drejt shërimit dhe jetesës së shëndetshme.

 

 

By | 2017-02-25T15:18:59+00:00 November 23rd, 2016|Aparati Tretjes|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!