You are here:--Paronychia Arabica – Margarita e argjendtë

Paronychia Arabica – Margarita e argjendtë

2018-11-01T21:27:59+00:00November 1st, 2018|Categories: Bota Bimore|

Paronychia Arabica – Margarita e argjendtë; Për pastrimin e gjakut, forcuese e imunitetit, shpërbërëse e tumoreve, për hepatitin, infeksionet e veshkave

 

Arabisht: الداحسية الفضية

Anglisht: Silver daisy

Emri shkencor: Paronychia Arabica L.

Familja: Caryophyllaceae

Paronychia Arabica është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të kundërta, me lule të argjendta dhe transparente. Paronychia Arabica bën pjesë në familjen Caryophyllaceae. Rritet në gjendje të egër në zonat ranore, fushat e braktisura dhe terrenet e thata. Bima lulëzon gjatë gjithë vitit.

Origjina e bimës është Gadishulli Arabik, Maroku, Levanti, Afrika. Bima përmban elementë të rëndësishëm kurativ. Ajo përmban disa lloje të flavonoidëve, saponinëve dhe elementë anti oksidantë. Paronychia është bimë që përdoret për kurimin e shumë sëmundjeve kronike.

Dobitë mjekësore të Paronychia Arabica

– Mbështet sistemin imun në luftën kundër sëmundjeve degjenerative.

– Shpërbën tumoret malinj dhe beninj.

– Forcon kockat dhe thojtë.

– Pastron gjakun, forcon lëkurën, flokët dhe sytë.

– Ndihmon në rigjenerimin e indeve të mëlçisë së dëmtuar.

– Ndihmon për trajtimin e hepatitit A, B dhe C.

– Shpërbën gurët në veshka dhe në tëmth, pastron sistemin biliar dhe lufton infeksionet në veshka dhe traktin urinar.

– Largon ujin e tepërt nga trupi.

– Ndihmon në kurimin e fryerjes së barkut.

– Lufton formimin e yndyrave në bel.

Shënim!

– Bima është e sigurtë dhe pa efekte anësore, nëse merret në mënyrën e duhur.

– Është një nga përbërësit e kurave tona për sëmundje të caktuara, e kombinuar me bimë të tjera, në bazë të sëmundjes.