Papaja; E shijshme dhe me veti kuruese

 

Arabisht: البَبَاز, البَبَايا

Anglisht: Papaja

Emri shkencor: Carica Papaja L.

Familja: Caricaceae.

Papaja është pemë shumëvjeçare me lartësi 5-10 m, me gjethe të mëdha, me lule të bardha me pesë petale, me fruta të mëdhenj e të butë, me lëkurë të lëmuar e me ngjyrë të verdhë kur janë të pjekur, me fara të shumta me ngjyrë të zezë.

Orgjina e papajës janë zonat tropikale të Indisë, Amerikës së Veriut, Meksikës Jugore, Ishujt Karaibe, Afrikës, Indonezisë, Australisë dhe Malajzisë. Sot kultivohet në shumë vende tropikale. India zë vendin e parë në botë për prodhimin e papajës, e pasuar nga Brazili dhe Indonezia. Fruti i papajës është me shije të ëmbël dhe përmban vlera të larta ushqyese. Ai mud të konsumohet i freskët, në sallatë, pije dhe i gatuar. Lulet e papajës përdoren si perime në kuzhinën Manado.

Elementët përbërës të papajes; Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, protein, vitamins, A, B1, B2, B3, B5, B6, C, E, K, calcium, iron, magnesium, manganese, phosphorus, potassium, sodium, zink, lycopene.

Dobitë shëndetësore të Papajës

– Parandalon kancerin e prostatës dhe zorrës së trashë.

– Mbështet sistemin imun, parandalon ethet, temperaturën dhe gripin.

– Parandalon sëmundjen e Astmës.

– Ul rrezikun e degjenerimit molekular të syve.

– Lufton radikalet e lira dhe oksidet.

– Ndihmon tretjen, uljen në peshë  dhe parandalon kapsllëkun.

– Parandalon oksidimin e kolesterolit, pastron gjakun dhe parandalon sulmet në zemër dhe tru.

– Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson gjendjen e të sëmurëve me Diabet.

– Përmirson shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve.

– Lufton Arthritin Rheumatoid.

– Redukton ënjtjen dhe zgjerimin e shpretkës.

– Lehtëson dhimbjet mestruale dhe parandalon stresin.

– Forcon lëkurën dhe parandalon infeksionet e jashtme si: puçrrat e rinisë, ekzemën, psoriasis, kruajtjet dhe infeksionet.

– Forcon flokët, parandalon zbokthin dhe rënien.

Kujdes!

– Në disa raste mund të shkaktojë alergji.

– Gjatë shtazanisë mos e teproni me konsumimin e papajës.

– Konsumimi i tepërt mund të shkaktojë dhimbje të veshkave.

– Konsumimi i freskët i papajës është më i sigurtë dhe më i shëndetshëm.