You are here:---Panxhari

Panxhari

By | 2017-11-10T20:48:06+00:00 November 10th, 2017|Categories: Fruta Perime|0 Comments

Panxhari dhe veçoritë  e tij kuruese; Receta përdorimi

 

Arabisht: الشمندر – Shemender

Anglisht: Sugar beet red.

Emri shkencor: Beta Vulgaris L.

Familja: Amaranthaceae.

Panxharsheqeri është bimë një ose dyvjeçare, por ka lloje që janë edhe shmëvjeçare. Me rrënjët zhardhok të cilat karaktrizohen  për përmbajtjen e lartë të sheqerit.

Orgjina e bimës është Mesdheu dhe bregu Atlantik i Evropës. Panxharsheqeri është përdorur që në kohet e lashta për trajtimin e sëmundjeve. Romakët e përdornin për kurimin e etheve dhe kapsllëkut, ata e konsideronin atë edhe si përfocues.

Përmbajtja ushqyese e panxharit: Panxhari është i pasur me energji, karbohidrate, sheqer, fibra dietike, fat, proteins, multi vitamins: A, Beta cakotene, B1, B2, B3, B5, B9,C. Minerale; calcium, Iron, magnesium, potassium, sodium,zink.

 

Dobitë shëndetësore të panxharsheqerit

– Mbron trupin nga qelizat kancerore.

– Pastron gjakun dhe mëlçinë nga helmimet.

– Ruan zëmrën nga çrregullimet dhe goditjet.

– Lehtëson tretjen dhe hap oreksin.

– Nxitës diuretic.

– Mbron shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës në bark.

– Zgjeron enët e gjakut dhe ul presionin e lartë të gjakut.

– Kuron aneminë, dhe varfërimin e gjakut.

– Ndihmon sistemin e frymëmarrjes dhe mushkëritë.

– Ruan nga plakja e parakohshme, njollat e lëkurës dhe rrudhat.

– Ndihmon rritjen e fluksit të gjakut në tru dhe i ofron trupit oksigjen të pastër.

– Nxit prodhimin e hormoneve seksuale.

– Forcon muskujt.

– Ndihmon rritjen e hemoglobinës në gjak.

– Pastron trupin nga mbetjet.

Si ta përdorim?

Në fillim hiqjani lëkurën, më pas mund ta përdorni në shumë lloje recetash si; pije të shijshme panxhari; duke e kombinuar me mollë dhe karrotë; mund ta përdorni si sallatë; avokado dhe panxhar ku panxhari duhet të jetë i zier më parë, dhe supë panxhari.

Pije panxhari me mollë, mënyra më e thjeshtë e përgatitjes

Përbërësit: 1 panxhar mesatar, 2 mollë, 2 karrota.

1- Lani panxharin dhe karrotën dhe hiqjani lëvoren.

2- Qëro mollën dhe hiqi farat e saj.

3- Priti në copa dhe vendosi në grirëse deri sa të grihen imët.

4- Vendose në gotë dhe pija është gati.

Mënyra tjetër është: këto përbërës ti shtrydhësh në shtrydhësen e frutave, i përzien dhe pija është gati.

 

Si të përgatitim sallatë të shëndetshme panxhari

Mënyra e parë:

Përbërësit:

– 2 panxhar me madhësi mesatare.

– 5 gjethe sallatë jeshile.

– 1 karrotë.

– 200 gram misër të zier.

Mënyra e përgatitjes:

– Zieni panxharin për 10 min dhe priteni në copa mesatare.

– Priteni karrotën dhe sallatën jeshile në copa mesatare.

–  I vendosini  në pjatë; në fillim panxharin, sallatën, karrrotat dhe më pas misrin e zier.

Mënyra e dytë:

Përbërësit:

– 2 panxhar mesatarë të zier.

– 2 thelpi hudhre.

– 3 lugë nga lëngu i  limonit.

– 4 lugë vaj ulliri.

Mënyra e përgatitjes

  • Hudhrën e shtypim dhe i shtojmë lëngun e limonit dhe vajin e ullirit, dhe salsa është gati.
  • Vendosim panxharin e prerë në një pjatë dhe i shtojmë salsën.

Ju bëftë mirë!