Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve

 

Trombocitet janë një lloj i qelizave të gjakut, i cili është më i vogli në mesin e tre llojeve kryesore të qelizave të gjakut (qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut, trombocitet). Prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, të cilat më pas shkojnë në gjak.

Roli i trombociteve është mbajtja e trashësisë së gjakut brenda kufijve normale, dhe në këtë mënyrë  mbron trupin kundër gjakderdhjes, e cila ndodh  në rast të mungesës trombociteve, ose koagulimit dhe mpiksjes  që mund të ndodhin në rast të ngritjes së numrit të tyre.

Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj çdo plage, trombocitet mblidhen në vendin e gjakderdhjes dhe formojnë mpiksje të gjakut, për të formuar një pengesë për të ndaluar gjakderdhjen.

Në një individ të shëndetshëm, numri normal i trombociteve varion nga 150,000-450,000 për mm (ose mikrolitër) (150-450 x 109/L).

Trombocitet të ulëta

Në rast të uljes së numrit të trombociteve në gjak, rriten gjasat e ekspozimit për gjakderdhje, por ndryshon probabiliteti i ndodhjes së kësaj nga një person në tjetrin dhe në proporcion me shkallën e rënies në numërimin e trombociteve.

Gjendja mund të jetë nga e thjeshtë dhe pa u shoqëruar me asnjë simptomë, në jashtëzakonisht të rrezikshme, që mund të çojë në vdekje, nëse nuk trajtohet.

Shkaqet e pamjaftueshmërisë së trombociteve

Siç u përmend më parë, prodhimi i trombociteve bëhet në  palcën e kockave, ku kohëzgjatja e jetës së trombociteve është  vetëm dhjetë ditë. Palca e kockave punon për të furnizuar gjakun me trombocite në mënyrë të vazhdueshme, dhe për të mbajtur numrin e trye brenda kufijve normal. Rënia e numrit të trombociteve ndodh për arsye të ndryshme, mund të jetë e trashëguar, ose si pasojë e marrjes së disa medikamenteve kimike, apo si shkak i pranisë së një sëmundje të caktuar.

Pavarësisht problemit që çon në rënie të numrit të trombociteve, ato shpesh bien për një nga tre shkaqet e mëposhtme:

  1. Bllokimi i trombociteve të gjakut në shpretkë; Shpretka kontribuon për filtrimin dhe pastrimin e gjakut nga mikrobet dhe bakteret, dhe në disa raste trombocitet mund të bllokohen brenda në shpretkë, dhe për këtë arsye ndodh mungesa e tyre në gjak.
  2. Reduktimi i prodhimit të trombociteve, dhe kjo është si rezultat i një problemi që ndikon në punën e palcës kockore, prodhuesit kryesor të rruazave të gjakut, si: leukemia, ose disa lloje të anemisë, infeksioni  nga disa viruse si: hepatiti, AIDS, apo pirja kronike e alkoolit, marrja e disa barnave kimike dhe terapitë rrezatuese.
  3. Rritja e normës së thyerjes së trombociteve të gjakut. Në disa raste, trupi mund të shkatërrojë trombocitet në një normë më të lartë se norma e prodhimit, duke çuar në mungesën e tyre në gjak, dhe kjo ndodh në këto raste: gjatë shtatzënisë, ose nga një infeksion bakterial në gjak, çrregullim autoimun, sindromi hemolitik uremik, si dhe disa medikamente kimike.

Simptomat e mungesës së trombociteve

Simptomet e mangësisë së trombociteve janë të shumta dhe ato varojnë nga të lehta në të rrezikshme për jetën. Simptomat janë një gjakderdhje e dukshme, ose gjakderdhje e brendshme, duke përfshirë:

– Nxirje të shpeshta në lëkurë.

– Gjakderdhje sipërfaqësore në lëkurë që shfaqet në formën e njollave me ngjyrë të kuqe në ngjyrë vjollcë bituminoze.

– Gjakderdhje e zgjatur e plagëve, që nuk shërohen shpejt dhe gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve ose nga  hunda.

– Gjak në urinë ose jashtëqitje.

– Derdhje e tepërt menstruale.

– Vjellje me gjak.

Udhezime te pergjithshme per pacientet me pamjaftueshmëri të trombociteve

Trajtimi nuk është i nevojshëm në rastet kur mungesa e trombociteve nuk është e shoqëruar me asnjë simptomë, por trajtimi bëhet i detyrueshëm në rastet kur mungesa e trombociteve është e rëndë dhe me simptoma, ose në qoftë se pacienti vuan nga gjakderdhja.

Si fillim duhet të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i sëmundjes apo problemit kryesor, i cili e shkaktoi mungesën e trombociteve në gjak. Arsyeja mund të jetë nga prania e një sëmundje të caktuar, ose nga marrja e disa medikamenteve kimike të cilat ndikojnë në  punën e prodhimit të trombociteve.

Kura me bimë shkretinore për pamjaftueshmërinë e trombociteve

Heart, Blood & Diabetes


Wild Desert Herbs products that helps patients with various types of heart and blood diseases, which are mainly prescribed for following conditions:
- Coronary Artery Disease - Angina - Heart Attack - Heart Failure - Arrhythmia - Heart Valve Disease
- Aortic Disease and Marfan Syndrome - Cardiomyopathy - Thrombocytopenia - Deep venous thrombosis
- Pulmonary embolism - Perocardial disease - Peripheral vascular disease - Rheumatic heart disease - Stroke
- Vascular (blood vessel) disease - High blood pressure - Atherosclerosis - Takayasu's arteritis (aortic arch syndrome) - Congenital Heart Disease - Type II Diabetes - Anemia, etc.


Zemra, Gjaku dhe Diabeti


Kura me bimë të egra shkretinore që ndihmojnë pacientët me lloje të ndryshme të sëmundjeve të zemrës dhe të gjakut, dhe që përshkruhen kryesisht për pacientët me sëmundjet e mëposhtme:

- Sëmundja e Arterieve Coronare - Angina - Sulmi në Zemër - Dështimi i Zemrës - Aritmia - Sëmundja e Valvulës së Zemrës - Sëmundja e Aortës dhe Marfan Syndrom - Sëmundja e Muskujve të Zemrës (Cardiomyopathy) - Trombocitopenia - Tromboza venoze e thellë - Embolismi Pulmonar - Sëmundja e Perokardit - Sëmundja vaskulare periferiale - Rheumatic heart disease - Goditja në tru - Sëmundja Vaskulare (e venave të gjakut) - Presioni i lartë i Gjakut

- Atherosclerosis - Takayasu's arteritis (aortic arch syndrome) - Congenital Heart Disease - Diabeti Tip II - Anemia, etj.