Si të trajtojmë pamjaftueshmërinë e trombociteve
Trombocitet janë një lloj i qelizave të gjakut, i cili është më i vogli në mesin e tre llojeve kryesore të qelizave të gjakut (qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut, trombocitet). Prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, të cilat më pas shkojnë në gjak.
Roli i trombociteve është mbajtja e trashësisë së gjakut brenda kufijve normale, dhe në këtë mënyrë mbron trupin kundër gjakderdhjes, e cila ndodh në rast të mungesës trombociteve, ose koagulimit dhe mpiksjes që mund të ndodhin në rast të ngritjes së numrit të tyre.
Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj çdo plage, trombocitet mblidhen në vendin e gjakderdhjes dhe formojnë mpiksje të gjakut, për të formuar një pengesë për të ndaluar gjakderdhjen.
Në një individ të shëndetshëm, numri normal i trombociteve varion nga 150,000-450,000 për mm (ose mikrolitër) (150-450 x 109/L).
Trombocitet të ulëta
Në rast të uljes së numrit të trombociteve në gjak, rriten gjasat e ekspozimit për gjakderdhje, por ndryshon probabiliteti i ndodhjes së kësaj nga një person në tjetrin dhe në proporcion me shkallën e rënies në numërimin e trombociteve.
Gjendja mund të jetë nga e thjeshtë dhe pa u shoqëruar me asnjë simptomë, në jashtëzakonisht të rrezikshme, që mund të çojë në vdekje, nëse nuk trajtohet.
Shkaqet e pamjaftueshmërisë së trombociteve
Siç u përmend më parë, prodhimi i trombociteve bëhet në palcën e kockave, ku kohëzgjatja e jetës së trombociteve është vetëm dhjetë ditë. Palca e kockave punon për të furnizuar gjakun me trombocite në mënyrë të vazhdueshme, dhe për të mbajtur numrin e trye brenda kufijve normal. Rënia e numrit të trombociteve ndodh për arsye të ndryshme, mund të jetë e trashëguar, ose si pasojë e marrjes së disa medikamenteve kimike, apo si shkak i pranisë së një sëmundje të caktuar.
Pavarësisht problemit që çon në rënie të numrit të trombociteve, ato shpesh bien për një nga tre shkaqet e mëposhtme:
- Bllokimi i trombociteve të gjakut në shpretkë; Shpretka kontribuon për filtrimin dhe pastrimin e gjakut nga mikrobet dhe bakteret, dhe në disa raste trombocitet mund të bllokohen brenda në shpretkë, dhe për këtë arsye ndodh mungesa e tyre në gjak.
- Reduktimi i prodhimit të trombociteve, dhe kjo është si rezultat i një problemi që ndikon në punën e palcës kockore, prodhuesit kryesor të rruazave të gjakut, si: leukemia, ose disa lloje të anemisë, infeksioni nga disa viruse si: hepatiti, AIDS, apo pirja kronike e alkoolit, marrja e disa barnave kimike dhe terapitë rrezatuese.
- Rritja e normës së thyerjes së trombociteve të gjakut. Në disa raste, trupi mund të shkatërrojë trombocitet në një normë më të lartë se norma e prodhimit, duke çuar në mungesën e tyre në gjak, dhe kjo ndodh në këto raste: gjatë shtatzënisë, ose nga një infeksion bakterial në gjak, çrregullim autoimun, sindromi hemolitik uremik, si dhe disa medikamente kimike.
Simptomat e mungesës së trombociteve
Simptomet e mangësisë së trombociteve janë të shumta dhe ato varojnë nga të lehta në të rrezikshme për jetën. Simptomat janë një gjakderdhje e dukshme, ose gjakderdhje e brendshme, duke përfshirë:
– Nxirje të shpeshta në lëkurë.
– Gjakderdhje sipërfaqësore në lëkurë që shfaqet në formën e njollave me ngjyrë të kuqe në ngjyrë vjollcë bituminoze.
– Gjakderdhje e zgjatur e plagëve, që nuk shërohen shpejt.
– Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve ose nga hunda.
– Gjak në urinë ose jashtëqitje.
– Derdhje e tepërt menstruale.
– Vjellje me gjak.
Udhezime te pergjithshme per pacientet me pamjaftueshmëri të trombociteve
Trajtimi nuk është i nevojshëm në rastet kur mungesa e trombociteve nuk është e shoqëruar me asnjë simptomë, por trajtimi bëhet i detyrueshëm në rastet kur mungesa e trombociteve është e rëndë dhe me simptoma, ose në qoftë se pacienti vuan nga gjakderdhja.
Si fillim duhet të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i sëmundjes apo problemit kryesor, i cili e shkaktoi mungesën e trombociteve në gjak. Arsyeja mund të jetë nga prania e një sëmundje të caktuar, ose nga marrja e disa medikamenteve kimike të cilat ndikojnë në punën e prodhimit të trombociteve.