Oxalis Corniculata; Forcon imunitetin, lufton bakteriet dhe viruset, infeksionet, diarrenë, pagjumësinë…

 

Arabisht: أقصليس حامض  ,حماض الزهور

Anglisht: Creeping wood sorrel, Creeping oxalis.

Emri shkencor: Oxalis corniculata L.

Familja: Oxalidaceae

Oxalis Corniculata është bimë barishtore, shumëvjeçare, me lartësi 10 cm, me lule të vogla e me ngjyrë të verdhë, të kuqe, dhe vjollcë. Me gjethe të ndara në tre fletëpalosje, që i ngjajnë gjetheve të tërfilit, me frut cilindrik.

Origjina e bimës është India dhe Afrika. Ajo konsiderohet si bimë me vlera kuruese dhe ushqyese. Në disa zona, gjethet e bimës përdoren në ushqim për shkak të vlerave ushqyese dhe aromës së këndshme të tyre. Bima preferon klimë të ngrohtë dhe lulëzon gjatë gjithë vitit.

Gjethet e bimës janë të ngrënshme, me një shije si të limonit. Një pije mund të bëhet duke i lënë gjethet në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta, pastaj e ëmbëlton dhe e lë të ftohet. E gjithë bima është e pasur me vitaminë C dhe acid oksalik.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet.

Dobitë mjekësore dhe shëndetësore

– Forcon imunitetin dhe lufton infeksionet.

– Lufton radikalet e lira në trup.

– Ul temperaturën dhe largon ethet.

– Ndihmon për trajtimin e infeksioneve në traktin urinar.

– Lufton helmet dhe lëndët e rënda toksike në trup.

– Lufton bakteriet dhe kërpudhat.

– Ndihmon në shërimin e plagëve dhe ulçërave.

– Ndihmon në largimin e dhimbjetë barkut dhe diarrenë tek fëmijët.

– Ndihmon në kurimin e dizenterisë kronike.

– E dobishme në trajtimin e verdhëzës.

– E dobishme në trajtimin e rrudhave, skuqjet, lythat dhe infeksionet e lëkurës.

– Ndihmon për kurimin e bajameve të infektuara.

– Qetëson dhimbet e kokës, nxit gjumin.

Shënim!

– Pacientët që vuajnë nga  artriti reumatoid, duhet ta shmangin përdorimin e kësaj bime.

– Pacientët me gurë në veshka duhet ta përdorin në sasi të vogël.