Nivelet e ulëta të Oksigjenit në Gjak; Çfarë duhet të dini?

 

Niveli i oksigjenit në gjak është sasia e oksigjenit që qarkullon në gjak. Shumica e oksigjenit bartet nga qelizat e kuqe të gjakut, të cilat mbledhin oksigjenin nga mushkëritë dhe e dërgojnë atë në të gjitha pjesët e trupit.

Trupi monitoron nga afër nivelet e oksigjenit në gjak për t’i mbajtur ato brenda një intervali specifik, në mënyrë që të ketë oksigjen të mjaftueshëm për nevojat e çdo qelize në trup.

Niveli i oksigjenit në gjak është një tregues se sa mirë trupi shpërndan oksigjenin nga mushkëritë te qelizat, dhe është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Kur niveli i oksigjenit në gjak është shumë i ulët në krahasim me nivelin mesatar të një personi të shëndetshëm, mund të jetë një shenjë e një gjendjeje të njohur si Hipoksemi. Kjo do të thotë që trupi ka vështirësi në shpërndarjen e oksigjenit në të gjitha qelizat, indet dhe organet e tij.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

Niveli i ulët i oksigjenit në gjak mund të rezultojë në qarkullim jonormal dhe të shkaktojë simptomat e mëposhtme:

– Vështirësi në frymëmarje.

– Dhimbje koke.

– Rrahje e shpejtë e zemrës.

– Nervozizëm.

– Marramendje.

– Frymëmarrje e shpejtë.

– Dhimbje gjoksi.

– Konfuzion.

– Tension i lartë.

– Mungesë e koordinimit.

– Çrregullime vizuale.

– Ndjenjë euforie.

– Lodhje kronike.

Shkaqet

Hipoksemia, ose niveli i oksigjenit nën vlerat normale, mund të shkaktohet nga:

– Oksigjeni jo i mjaftueshëm në ajër.

– Paaftësia e mushkërive për të thithur dhe dërguar oksigjen në të gjitha qelizat dhe indet.

– Pamundësia e qarkullimit të gjakut për të qarkulluar në mushkëri, për të mbledhur oksigjen dhe për ta transportuar atë nëpër trup.

– Toksinat dhe yndyrat e shumta të grumbulluara në gjak vështirësojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në trup.

Disa kushte dhe situata mjekësore mund të kontribuojnë në faktorët e mësipërm, duke përfshirë:

– Astma.

– Sëmundjet e zemrës, përfshirë sëmundjet e lindura të zemrës.

– Anemia.

– Sëmundje pulmonare obstruktive kronike ose COPD.

– Sëmundja intersticiale e mushkërive.

– Emfizemë.

– Sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute ose ARDS.

– Pneumoni.

– Diabet.

– Mbipeshë.

– Pengimi i një arterie në mushkëri, për shembull, për shkak të një mpiksje gjaku.

– Fibroza pulmonare ose dhëmbëzimi dhe dëmtimi i mushkërive.

– Lëngu i tepërt në mushkëri.

– Apnea e gjumit ku frymëmarrja ndërpritet gjatë gjumit.

– Ilaçe të caktuara, përfshirë disa narkotikë dhe qetësues të dhimbjeve.

Njerëzit duhet të shohin një mjek nëse:

– Përjetojnë gulçim (frymëmarrje e shpeshtë e me zor), të rëndë dhe të papritur.

– Përjetojnë  gulçim kur janë duke pushuar.

– Kanë gulçim të rëndë që përkeqësohet gjatë ushtrimit ose aktivitetit fizik.

– Zgjohen papritmas me gulçim.

– Kur janë në lartësi të madhe (mbi 8,000 këmbë ose 2.400 metra) dhe përjetojnë gulçim të rëndë me një kollë, rrahje të shpejtë të zemrës dhe mbajtje të lëngjeve.

Mënyra natyrale që ndihmojnë në furnizimin e gjakut me oksigjen

– Braktisja e duhanit dhe shmangia e zonave ku të tjerët pinë duhan mund të ndihmojnë për të përmirësuar nivelin e oksigjenit në gjak.

– Përmbajtja e një diete me shumë fruta dhe perime.

– Pirja  sa më shumë ujë të filtruar.

– Moskonsumimi i ushqimeve me yndyrë trans.

– Duke u ushtruar rregullisht në ajër të pastër.

– Arjosja e dhomës së gjumit.

– Qëndrimi dhe banimi larg zonave urbane nëse është e mundur.

– Produkti bimor Coronagreen për normalizimin e Oksigjenit në gjak dhe më shumë.