Nespulla; frut i shijshëm dhe kurues

Nespulla; frut i shijshëm dhe kurues; si dhe pemë dekorative

 

Arabisht: المشمش الهندي، البشملة، أسكي دنيا

Anglisht: Loquat.

Emri shkencor: Eriobotrya japonica L.

Familja: Rosaceae.

Pema e nespullës është pemë shumëvjeçare, me gjatësi 3-4 m, me gjethe të mëdha dhe të shumta, lulet të bardha dhe me aromë të këndëshme. Frutat dalin në grupe dhe janë të rrumbullakët, ovalë ose si dardhë, me ngjyrë të verdhë ose portokalli me shje të ëmbël si të pjeshkës, ose mangos, brenda frutit gjenden 2- 3 fara të mëdha me ngjyrë kafe.

Origjina e pemës është Kina dhe Japonia. E veçanta e kësaj peme është se ajo lulëzon në vjeshtë dhe frutat piqen në mes të pranverës. Është përdorur prej kohësh në mjekësi, në Turqi i vunë emrin “Bota e Re”. Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën, psoriasis, dhe qetësimin nervor. Sot kjo pemë kultivohet në shumë vende të botës.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet, lulet dhe frutat.

Elementët aktiv të nespullës: Vitamin A, Vitamin B and C. It contains almost all the B complex Vitamins like thiamine, riboflavin, niacin, Pyridoxine, Folates and Folic acid, minerals; calcium, manganese, potassium, phosphorus, zinc, copper, selenium and carbohydrates. Omega 3 fatty acids and omega 6 fatty acids.

Dobitë shëndetësore të nespullës

– Lufton tumorin e mitrës, vezores, traktit urinar dhe prostatës.

– Mbron mëlçinë nga toksinat e larta dhe e ruan atë nga cirroza.

– Parandalon zhvillimin e qelizave tumorale.

– Ruan nga sëmundjet e organeve gjenitale.

– Lufton toksinat e kolitit dhe e ruan atë nga qelizat kancerore.

– Lufton kancerin e lëkurës.

– Ruan nivelin e presionit të gjakut, ruan zemrën nga ataku kardiak.

– Ul nivelin e sheqerit në gjak, plotëson prodhimin e insulinës dhe ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve virale dhe lufton HIV.

– Përmirëson procesin e metabolizmit dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Ndihmon për shtimin e gjakut.

– Përmirëson shikimin dhe mbron nga degjenerimi molekular.

– Është sugjeruar fuqishëm për çrregullimet e veshkave, për acidin e tepruar në urinë, gurët në veshka apo dështimin e veshkave.

– Ruan shëndetin e mushkërive, mbron nga kanceri i gojës dhe fytit.

Dobitë e gjethes së nespullës

– Gjethet e nespullës luftojnë mukozën dhe toksinat e dëmshme.

– Ndihmojnë pankreasin të prodhojë insulinë dhe rinovon qelizat e tij.

– Ndihmojnë për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Kujdes!!

– Farat e frutit përmbajnë lëndë helmuese të cilat nëse i ha, shkaktojnë të vjella, gulçim, marramendje. Prandaj duhet kujdes sidomos kur fëmijët e konsumojnë këtë frut.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook