Murrizi, besniku i zemrës
Latinisht: Crataegus monogyna.
Emri shkencor: Crataegus.
Anglisht: Hawthorn.
Njohuri rreth Murrizit
Ekzistojnë rreth 280 lloje të ndryshme, por karekteristika shëruese kanë Mirrizi i Kuq dhe i Bardhë.
Bima e Murrizit është shkurre, që mund të shkojë nga 2 deri 6 metra e lartë me gjemba therëse, gjethe 3 deri 5 vriguj dhe buzë të dhëmbëzuara. Pjesa e sipërme e tyre është në ngjyrë të blertë dhe me shkëlqim. Lulet e bimës janë me ngjyrë të bardhë me vastak të vegjël. Frutet e murrizit janë të rreme rreth 1 centimetër të gjatë. Periudha e lulëzimit të murrizit fillon nga muaji Maj deri në muajin Qershor. Më pas nis formimi i frutit.
Përmbajtja e Murrizit
Frutat përmbajnë 20 % farë dhe 80 % tul. Në gjendje të thatë ato përmbajnë deri 34,5 % sheqerna, nga të cilat 30 deri 40 % glukozë dhe fruktozë, si dhe acide organike, taninë, pektinë, yndyrë, acid citrik, saponinë.
Kur frutet janë të freskëta përmbajnë vitaminat B dhe C. Farat e tyre përmbajnë amigdalinë.
Lëvorja e frutit përmban lëndë regjëse, si dhe krateginë, kuarcetinë dhe trimetilaminë.
Gjethet e freskëta përmbajnë flavenol, trimetilaminë, ramnozid, vaj esencial. Lulet përmbajnë glukozidin, kuercitrinë dhe rreth 0,16 % vaj esencial.
Cilat pjesë përdoren?
Në Mjekësinë Bimore përdoren gjethet e reja dhe lulet, të thara, përdoren për të pastruar gjakun dhe kundër arterio sklerozës.
Gjatë kohës kur bima është në lulëzim frekuentohet shpesh nga bletët, të cilat thithin nektarin e lules për prodhimin e mjaltit.
Bima e Murrizit është bimë me vlera të mëdha mjekësore
– Ul presionin e gjakut.
– Kuron zgjerimin e arterive koronare.
– Fuqizon zemrën.
– Largon dhimbjet e zemrës.
– Forcon kujtesën.
– Shton oksigjenin në gjak.
– Largon stresin.
– Qetësues dhe lehtësues i gjumit.
– Lehtëson frymarrrjen dhe dhimbjet e kraharorit.
– Heq helmet.
– Ndihmon në reduktimin e sëmundjeve së mëlçisë.
– Ndihmon në djegien e yndyrave.
Kujdes!
– Nuk duhet të merret për kohë të gjatë.
– Nuk duhet të meret me sasi të mëdha.
– Për çdo përdorues duhen këshilla të posacme në marrjen e tij, pasi tek disa mund të shkaktojë alergji dhe çrregullime të ndryshme në aparatin e frymarrjes, çrregullime nervore, çrregullime në rrahjet e zemrës etj.
– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna dhe gjatë gjidhënies.