Multi-vitaminat dhe vitaminat farmaceutike
Multi-vitaminat dhe vitaminat farmaceutike; Sa të rrezikshme janë për shëndetin?! Cilat janë vitaminat e sigurta?
Shumë njerëz marrin shtesa multivitamine dhe minerale që nga viti 1940, kur produkte të tilla u shfaqën në tregun farmaceutik. Sot, miliona njerëz vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të rritur shëndetin dhe imunitetin e tyre nëpërmjet shtojcave. Një nga mënyrat më popullore që njerëzit përpiqen të arrijnë është marrja e shtojcave (vitamina dhe minerale).
Multivitaminat përbëjnë 40 % të të gjitha blerjeve të shtojcave, të cilat arritën rreth 37 miliard $ shitje vetëm në vitin 2014.
Vitaminat “Centrum” janë më të shiturat. Kjo markë e madhe e vitaminave është në pronësi të Pfizer, kompania më e madhe farmaceutike në botë, që merret kryesisht me prodhimin e kimikateve.
Kjo kompani ishte kërcënuar kohët e fundit nga “Grupi Mbikqyrës i Konsumit dhe Qendra për Shkencë në Interes të Publikut”, mbi pretendimet e rreme rreth vitaminave të cilat shkaktonin kancer të gjirit dhe zorrës së trashë.
Një çështje tjetër në lidhje me tregun e vitaminave dhe multivitaminave në përgjithësi është mungesa e standartit dhe sigurisë. Kompanitë miliarda dollarëshe vendosin shuma të mëdha parash në fushatat për vitaminat, për licensimin dhe vazhdimin e shitjes së tyre. Por pasojat për marrjen e vitaminave verbërisht, mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj.
Vitaminat Centrum përmbajnë substanca të rrezikshme
A e besoni se disa nga kimikatet e përdorura për të bërë qymyr, linjë kanaçeje kallaji, dhe ato që vënë në lëvizje avionët mund të gjenden në vitaminat që ju merrni?! Është e vërtetë, dhe kjo është arsyeja pse ju duhet t’i shmangni këto shtojca të rrezikshme.
Shumë pretendime thuhen për to në lidhje me përfitimet e marrjes së tyre, si nxitës imuniteti apo metabolizmi, por këto pilula mund të jenë të dëmshme ose toksike për trupin tuaj.
Nga analizimi i bërë në multivitaminën Centrum, janë gjetur tre ruajtës kimik, disa ngjyra artificiale dhe lëndë kancerogjene.
Përbërësit kryesorë që gjenden te vitaminat dhe multivitaminat, dhe dëmi që ato shkaktojnë
- GMO Amidon – Versioni i modifikuar gjenetikisht i misrit, BT-misri; ka efekte të shumta negative në trup dhe është veçanërisht i dëmshëm për organet e detoksifikimit, si mëlçia, veshkat, zemrë dhe shpretka.
- Kalcium karbonati – ky kompleks gjendet në shkëmbinj, dhe përdoruet ndonjëherë për të ndihmuar rritjen e niveleve të kalciumit në trup, por ai është i lidhur me goditjen dhe sëmundjet ezemrës, sidomos tek të moshuarit. Ka pasur shumë studime të kohëve të fundit që tregojnë lidhjen e tij me çështjet e zemrës dhe infarktit të miokardit.
- Hydrogenated Oil – vajrat e hidrogjenuara kthehen shpejt në toksike kur përpunohen nën nxehtësinë ekstreme. Këto vajra bllokojnë arteriet, duke shkaktuar zmadhim të zemrës dhe çështje arteriale. Për shkak të problemeve të enëve të gjakut, truri është prekur shpesh, dhe efektet anësore të tyre mund të çojnë në Alzheimer dhe ADHD.
- Ngjyrosës Ushqimi i verdhë nr 6 – Kjo bojë është ushqim toksik, është një kancerogjen dhe mund të çojë në alergji, tumor të veshkave dhe testiseve, si dhe në dëmtime kromozomike. Ajo gjithashtu mund të çojë në hyperactivity, nervozizëm dhe në ADHD.
- Dioksidi i Titaniumit – Ky mineral është gjetur kohët e fundit të jetë kancerogjen për njerëzit. Kjo lëndë është përdorur në shumë produkte për ti dhënë bardhësi, të tilla si; letra, madje edhe në kozmetikë dhe pasta. FDA e ka shënuar atë më parë si një pigment të sigurt. Megjithatë, në studimet e fundit mbi minjtë, ekspozimi ndaj këtij pluhuri të dioksid titaniumit shkakton kancer të mushkërive.
- Polietileni Glycol – Ky kompleks është përdorur shpesh në prodhimin e barnave, në karburantin e raketave si dhe në detergjentet pastruese. Kjo shtesë mund të shkaktojë reagime alergjike, dëmtime në veshka dhe gjakderdhje ezofagu. Ka qenë gjithashtu i lidhur me autizmin. Një efekt tjetër anësor, disa herë më i zakonshëm tek fëmijët, quhet encopresis, e cila është një rrjedhje e vazhdueshme e feceve.
Fëmijët janë më të prekur nga këto vitamina
Vitaminat për fëmijë janë edhe më të rrezikshme se ato për të rriturit.
Përbërësit kryesorë të vitaminave për fëmijë
- Ëmbëltues artificial (aspartame) – Ky sheqer diabetik kancerogjen konvertohet në lëndë kimike toksike, si dhe metanol, dhe mund të çojë në më shumë se 40 efekte anësore negative, duke përfshirë kancerin, lupus, mbipeshë, defekte të lindjes, sklerozë të shumëfishtë dhe më shumë.
- Ngjyrosës Ushqimi Blu – Mund të ndryshojnë ngjyrat, por nuk do të ndryshojnë efektet anësore. Ngjyrat artificiale e ushqimit kanë përbërës toksik që gjenden në të gjithë tregun e ushqimeve të përpunuara sot, sidomos tek ushqimi dhe vitaminat efëmijëve. Kjo ngjyrë, është e ndaluar në Norvegji, sepse atje gjetën se kishte lidhje të madhe të tumorit të trurit, çrregullimeve të mësuarit dhe rraskapitjes së përgjithshme.
- Oksid Cupric, një mineral bakri, është i shënuar si një material i rrezikshëm, jo vetëm për njerëzit por edhe për mjedisin. Shkakton sëmundje të veshkave dhe cirrozë të mëlçisë tek fëmijët.
- Oksid Zinku – Klasifikohet gjithashtu si i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Mund të shkaktojë kapsllëk, diarre, dëmtim të stomakut, etj.
- Sheqeri “Saharoze”, nxirret prej kallam sheqerit ose panxharit, me rafinim, dhe zakonisht i njohur si sheqer tryeze, apo sheqeri i bardhë, ka mbi 100 efekte të padëshirueshme anësore. Në krye të listës: është një burim ushqimi për kancerin. Efekte të tjera përfshijnë obezitet, hiper-ankth, dobësim imuniteti, diabet, shtypës të mineraleve, etj.
Vitaminat duhet të merren vetëm nga ushqimi real
Mënyra më ideale është që vitaminat dhe mineralet të merren në mënyrë të përditshme nëpërmjet konsumit të ushqimeve reale të papërpunuara.
Kujdesuni të konsumoni ushqime që absorbohen dhe përpunohen më lehtë nga organizmi juaj dhe pa efekte anësore të dëmshme.
Ushqimet me lëndë ushqyese që duhet të konsumoni çdo ditë përfshijnë
- Perimet – Perimet janë burimi më i pasur i vitaminave dhe mineraleve në dietën tuaj të përditshme. Disa nga perimet me lëndë ushqyese të dendura përfshijnë zarzavatet me gjethe, brokoli, avocado, lakër brukseli, lakër, patate të ëmbël dhe lakërishtë. Lista e përfitimeve të tyre është e gjatë dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të hani perime në mënyrë të përditshme.
- Frutat – Të ngjashëm me perimet, frutat përmbajnë sasi të lartë të vitaminave dhe antioksidantëve. Ato janë një burim i madh i folatit, vitaminës C, fibrave dhe kaliumit. Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Shumë nga “ushqimet më të mira” sot janë frutat. Frutat më të pasur me antioxidant-janë: shega, boronica, manaferrat gojiberri, rrushi i kuq.
- Arrat, bajamet, farat e thata – Arrat, bajamet dhe lloje të tjera të farërave – treten lehtë, dhe përmbushin nevojat e trupit për lëndë ushqyese. Një përfitim i madh është se ato përmbajnë enzima të dobishme për sistemin e tretjes. Kjo gjithashtu ndihmon në rritjen e niveleve të dobishme të florës në zorrë, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet autoimune.
- Ushqimet e detit – Acidet yndyrore Omega-3 janë thelbësore për trupin. Peshku i egër është jashtëzakonisht i pasur me lëndë ushqyesve, por i ulët në yndyrë dhe kalori. Kur hahet së paku dy herë në javë, ushqimet e detit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer dhe sëmundjeve të tjera.
- Shpendët dhe Vezët organike – pulat dhe vezët përmbajnë shumë më tepër ushqyes dhe yndyrna të mira se sa komercialet. Ato përmbajnë më shumë beta-carotene, vitaminë E, D dhe A, si dhe omega-3.
- Qumëshi – qumështi organik ndihmon trupin në shumë mënyra. Ai jo vetëm që është i ngarkuar me yndyra të shëndetëshme, vitamina, minerale dhe acide, por ai gjithashtu nxit sistemin imunitar; mund të ndihmojë lëkurën, thonjtë dhe flokët; si dhe shumë çrregullime të tretjes.
- Bimët medicinale – janë pjesë e botës së ushqimit. Ato janë të ngarkuar me ushqyes, antioksidantë, phytosterols dhe vajra esenciale që promovojnë shëndetin. Bimët natyrale përmbajnë lëndë të fuqishme antioksidante të njohur për luftën kundër kancerit, dhimbjeve dhe sëmundjeve të trurit. Këto bimë gjithashtu ndihmojnë me humbjen e peshës, ankthin, tretjen, etj. Disa prej tyre përfshijnë hudhër, majdanoz, borzilok, rigon, sherebelë, etj.
Mendime përfundimtare mbi Vitaminat dhe shtojcat artificiale
– Është shumë e rëndësishme të lexoni etiketat e çdo gjëje që bleni, ku përfshihen edhe shtojcat dhe vitaminat. Jo çdo shtojcë është “e shëndetshme”, veçanërisht vitaminat.
– Është gjithashtu shumë e rëndësishme për të kuptuar tregun sot. Kompanitë e mëdha farmaceutike aktualisht janë krijuesit dhe prodhuesit e multivitaminave.
Ju pothuajse çdo ditë duhet të pyesni veten në qoftë se ata duan që ju të keni efekte negative anësore nga vitaminat e tyre ‘’kështu që juve do ju duhet të bleni medikamentet e tyre të pafundme për të hequr evektet anësore që po medikamentet e tyre i shkaktojnë me qëllim’’. Përndryshe, pse ata do të përdornin përbërës shumë të rrezikshme në një produkt “të shëndetshëm”?!
Pra, ata përdorin përbërës shumë të rrezikshëm për shëndetin në medikamentet e tyre, që ju të vazhdoni të jeni të sëmurë, dhe të vazhdoni të bleni medikamentet e tyre në mënyrë të pafundme.
Merrni në konsideratë futjen tuaj të përditshme të vitaminave dhe mineraleve, dhe ajo që është thelbësore, bëjeni këtë duke konsumuar ushqime të plota të papërpunuara. Trupi juaj e di mirë se çfarë të bëjë me këto ushqime të plota. Nëse keni nevojë ose dëshironi të merrni një multivitamin, qëndroni larg vitaminave sintetike dhe të rrezikshme si multivitaminat Centrum, dhe zgjidhni multivitamina natyrale të një cilësie të lartë duke konsumuar ushqimet reale që i përmbajnë ato. Trupi juaj me siguri që do ju falënderojë për këtë në shumë vite që do të vijnë!