Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Mosngrenia Mengjesit

//Mosngrenia Mengjesit

Mosngrenia Mengjesit

Rreziqet e mosngrënies së mëngjesit

 

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Vakti që furnizon trupin me energji të nevojshme. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz është që neglizhimi i tij përbën rrezik në shëndetin fizik dhe shpirtëror.

Mosngrënia e mëngjesit dëmton Zemrën

Ata njerëz që nuk hanë mëngjes kanë mundësi shtesë të preken nga ngritja e presionit të gjakut që  si rrjedhojë  çon në artiere të bllokuara dhe atak kardiak. Pasojat vazhdojnë me problemet e zemrës dhe me enët e gjakut që mund të shkaktojë edhe goditje në tru.

Shton rrezikun e prekjes nga Dibeti tipi II

Studime të ndryshme në njerëz kanë treguar se personat që nuk hanin mëngjes kishin mundësi deri 56% për tu sëmurë nga dibeti i tipit II. Ata që hanin mëngjes ishin shumë hërë më larg rrezikut të prekjes nga kjo sëmundje.

Mosngrënia mëngjes mund të shkaktojë mbipeshë

Mosngrënia mëngjes ka  efekte negative për  peshën e trupit. Mosngrënia mëngjes shton urinë për të ngrënë ëmbëlsira dhe yndyra dhe si rrjedhojë ngritje të peshës.

Efekte negative për nivelin e energjisë dhe gjëndjes shpirtërore

Mosngrënia mëngjes mund të shkaktojë humor të keq dhe këputje trupore. Ul energjinë trupore dhe jep efekte negative në kujtesë.

Rrezik për sëmundjen e Kancerit

Mosngrënia mëngjes e bën njeriun që të hajë më shumë ushqim gjatë ditës, kjo çon në mbipeshë; dhe studimet më të fundit kanë treguar se personat mbipeshë kanë rrezik më shumë se normalët për t’u prekur nga kanceri.

Dhimbjet e kokës

Ndjesia me dhimbje koke, marramendje, dhe humbje të ndjenjave.

Mospërqëndrimi në mësime

Nuk ke përqëndrim në mësim. Ndeshesh me presion nervor dhe moskuptim të mësimit, ndihesh i lodhur dhe je i përgjumur gjatë mësimit.

Dobitë e ngrënies së mëngjesit

– Përshpejton rritjen e trupit.

– Lehtëson organet e trupit që të kryejnë funksionet e tyre në mynyrë të rregullt.

– Zhvillon trurin; e bën atë më të fuqishëm për të mësuar dhe i jep atij përqëndrim .

– Forcon imunitetin kundra sëmundjeve.

Çfarë mund të hash në mëngjes?

Edhe nëse nuk je i uritur, ha mëngjes të lehtë.

Bukë të zezë,  vezë të zier, një gotë qumësht me një lugë mjalt, një banane, një mollë, një pije me fruta natyrale, hurma arabe, etj.

 

By | 2016-12-10T14:48:25+00:00 December 10th, 2016|Ushqimi|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!