Molla, Fruti i Artë

 

Arabisht:  التفاح At Tufah.

Anglisht: Apple.

Emri shkencor: Malus Domestica L.

Molla është një nga frutat më të kultivuar në botë. Gjatësia e pemës arrin nga 3- 12 m, me kurorë të gjërë, lulëzon në pranverë lule të bardha me nuancë trandafili. Frutat piqen në vjeshtë me ngjyrë të kuqe, të verdhë ose të gjelbër. Një rrënjë mollë normale prodhon afërsisht 40-200 kg mollë në vit. Origjina e mollës është Azia Qëndrore. Kina është vendi i parë në botë për prodhimin e mollës, e pasuar nga Amerika, Irani, Turqia. Në botë prodhohen më shumë se 70 miljon Ton mollë në vit.

Llojet e mollës

Ka më shumë se 7500 lloje të mollës të cilat varen sipas rajonit, formës dhe ngjyrës, por më kryesoret janë:

– Molla e Butë.

– Molla Alogbs.

– Molla Aziatike.

– Molla Bhutanese.

– Molla e Diabetit.

– Molla Pjeshkë.

Thuhet se është zbuluar nga Aleksandri, i cili gjeti një mollë të vogël në Azi 300 vjet para erës sonë. Thuhet se atë lloj molle e ka çuar në Maqedoni. Molla ka qënë një ushqim i rëndësishëm në Azi dhe Evropë për mijëra vjet. Më pas ajo u përhap në të gjithë botën.

Molla është quajtur fruti i artë për shkak të përbërjeve të pazëvëndëshueshme që përmban.

Vlerat ushqyese të mollës: Fibra Dietike, Sheqer, Karbohidrate, Acide yndyrore, Hekur, Fosfor, Flourit, Calcium, gjithashtu është e pasur me acide: Acid-folik, Acid-malik, Acid-pantothenic, vitaminat; A, B1, B2,B3, B5, B6,B9  C, K. është e pasur edhe me Pectin.

 malus-apple-tree

Dobitë shëndetësore të Mollës

– Konsumimi i përditshëm i mollës mban trupin larg sëmundjeve.

– Pastron dhëmbët dhe forcon mishrat e dhëmbëve.

– Ndihmon në kurimin e Diabetit tipi ll dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak.

– Largon toksinat nga trupi, forcon imunitetin dhe ripërtërin qelizat dhe indet e dëmtuara.

– E bën trupin më rezistentë ndaj tumoreve.

– Largon kapsllëkun sepse ndihmon tretjen.

– Zbut kollën dhe sekretimin e gëlbazës.

– Ndihmon për kurimin e infeksioneve akute.

– Ndihmon për  shkrirjen e gurëve të tëmthit.

– Ndihmon për shëndetin e kockave.

– Forcon mushkëritë dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive.

– Fibrat që përmban molla ndihmojnë për shëndetin e lëkurës.

– Ndalon të vjellat dhe largon ethet.

– Ndihmon për reumatizmën, përdhesin dhe diuresis.

– Ndihmon uljen në peshë.

– Largon infeksionet e zorrëve; Zien mollën + janball  për 10 min.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer,  Parkinson dhe goditjet në tru.

– Ruan shëndetin e zemrës si, goditjet e papritura në zemër dhe koronaret.

– Pastron mëlçinë nga helmet.

– Përmirëson shikimin, forcon kockat dhe ndalon dobësimin e tyre sidomos nëse kombinohet: Mollë + Karrotë + Selino duke i bërë pije.

Dobitë e lëvores së mollës

– Lëvorja e mollës së kuqe përmban Phytochemicals, lëndë e cila lufton qelizat kancerore.

– Lëvorja e mollës ndihmon në kurimin e gurëve në veshka, reumatizmën kronike, ngrirjet. Presim mollën në copa dhe e ziejm për 15 min.

– Lëvoret e mollës janë diuretike në veçanti për rërën e veshkave, lëngjet e bllokuara në trup; thajmë lëvoret e mollës dhe i bëjmë çaj çdo ditë.

Dobitë e vajit të farave të mollës për lëkurën

– Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës.

– Aktivizon kolagjenin e lëkurës, vonon shfaqjen e rrudhave dhe plakjen e lëkurës.

– Ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

– Kuron puçërrat e rinisë.

 apple

Disa këshilla të rëndësishme

– Mos blini mollë të ngrira.

– Ruajini në frigorifer.

– Molla e kuqe është lloji më i mirë për shkak të dobive të lëvores.

– Duhet që Molla të konsumohet me gjithë lëvore.

– Lajini mirë para përdorimit.

– Mollët që nuk janë bio hiqjani lëvoren para se ti hani pasi në to ka lëndë kimike të dëmshme për trupin e njeriut.

– Mos konsumoni më shumë se tre kokrra në ditë.

– Farat e mollës përmbajnë lëndë helmuese, por numri i vogël i tyre nuk të dëmton.

malus_molla