Melasa – Mjalti i zi dhe dobitë e tij
Mjalti i zi, apo Melasa, prodhohet nga kallami i sheqerit dhe nga panxhari i sheqerit.
Mjalti i zi ka qenë i njohur në Egjipt që në shekullin e shtatë, kur arabët futën atje kallamin e sheqerit nëpërmjet tregtisë që bënin nëpër botë.
Mjalti i zi prodhohesh edhe në zonën e detit Karibian, kjo zonë shquhesh për mbjelljen e kallamit të sheqerit dhe panxhar sheqerit. Prej këtu u eksportua në Amerikë në fillim të shekullit të 20-të. Sot mjalti i zi prdhohet në vende të ndryshme si: Tajlandë, Kinë, Tajvan, Filipine, Egjipt, Amerikë, etj.
Cilat janë dobitë më të rëndësishme të mjaltit të zi për shëndetin
Shumë njerëz pyesin për dobitë shëndetësore të mjaltit të zi dhe vlerat ushqyese të tij. Mjalti i zi ka rëndësi të madhe për trupin e njeriut. Ne mblodhëm dobitë më të rëndësishme të tij.
Mjalti i zi përmban vlera dhe elemente të larta ushqyese për trupin, si: hekur, kalcium, magnesium dhe fosfor. Përmban gjithashtu karbohidrate dhe vitamina, përmban shumë pak yndyra, dhe për këtë arsye ai zotëron shumë vlera shëndetësore.
Përmban lëndë anti-okside
Mjalti i zi përmban përqindje shumë të lartë të lëndëve anti-okside. Përmbajtja është më e lartë se tek sheqeri nomal, kjo e bën atë shumë të dobishëm në pakësimin e rrezikut nga kapja e kancerit, gjithashtu mjalti i zi të mbron nga sëmundja e zemrës dhe enëve të gjakut.
Për reumatizmën dhe kockat
Veçantia e mjaltit të zi është luftimi I infeksioneve, dhe për këtë arsye ai ndihmon në kurimin e reumatizmës dhe infeksionit të kockave, gjithashtu ai ruan shëndetin e kockave, për përmbajtjen e elementit të kalciumit që ka.
Mjalti i zi përmban një element të quajtur bulifinol. Kjo lëndë ka ndikim kanti-oksid, dhe është vërtetuar ndikimi që ajo ka në zvogëlimin e obezitetit dhe ndalimin e shtimit në peshë. Gjithashtu punon që të pakësojë thithjen e kalorive në trup.
Mjalti i zi konsiderohet ilaç i mirë për dhembjet e kokës, sepse ai përmban vitaminën B6 dhe Pantothenic acid, pakësimi i të cilit shkakton dhembje koke dhe ndjesinë e lodhjes dhe këputjes.
Sistemi nervor
Mjalti i zi përmban elementin magnesium, i cili ndimon në aktivizimin e sistemit nervor, gjithashtu ai punon për qetësimin e nervave dhe enëve të gjakut. Sepse pakësimi I magnesiumit në trup shkakton ngritjen e tensionit të gjakut dhe ngrirjen e muskujve.
Mjalti i zi ka përmbajtje të lartë të elementit të hekurit, që është shumë i rëndësishëm për formimin e Hemoglobinës në gjak, çfarë e bën atë element të rëndësishëm për kurimin e anemisë dhe vafarfërimit të gjakut.
Kolla
Mjalti i zi kuron kollën me të gjitha llojet e saj dhe te të gjitha moshat. Një lugë gjelle nga mjalti i zi esëll në mëngjes, të qetëson kollën plotësisht. Kurse i përzierë me tahini (salcë e prodhuar nga vaji i sesamit), mjalti i zi kuron kollën e shoqëruar me sekrecione (gëlbazë).
Puçërrat e rinisë
Mjalti i zi përmban acid laktik, dhe ky acid jep kontributin e tij dhe luan rol në pakësimin e puçërrave të rinisë.
Potacium
Mjalti i zi përmban përqindje nga elementi potacium, një element që luan rol në ekuilibrin e acidit dhe të basaltit në qelizat e gjakut. Potaciumi luan rol të rëndësishëm në nerva dhe në tkurrjen e muskujve.
Diabeti
Mjalti i zi ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, sepse ai ka përmbajtje të ulët sheqeri, për këtë arsye ai ndihmon në ngadalësimin e përvetësimit të glukozës. Ai përmban përqindje të lartë të elementit krom, mangësia e të cilit çon në dobësim të mbajtjes së glukozës, dhe kjo stabilizon përqindjen e sheqerit në gjak.
Shëndeti seksual
Mjalti i zi ndihmon në forcimin e shëndetit seksual sepse ai përmban elementin magnes i cili ndihmon në prodhimin e hormoneve seksuale. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e punës në sistemin nervor dhe mbrojtjen e tij nga ngrirja e gjakut.
Kapsllëku
Mjalti i zi mund të përdoret për kurimin e kapsllëkut duke përdorur qumështin në injeksionin e anusit, siç përdoret sodiumi i fosfatit për injeksionin e anusit tek fëmijët nëpër spitale.
Menstruacionet
Gjatë menstruacioneve gruaja ka gjithmonë mungesë së lëndës së hekurit në trup. Për këtë arsye mjalti i zi e furnizon trupin me hekur dhe i jep atij fuqi dhe shëndet. Kalciumi dhe magneziumi që gjenden tek mjalti i zi ndalojnë ngrirjen e gjakut dhe zvogëlojnë dhembjet nga menstruacionet, si dhe ruajnë shëndetin e mitrës.
Mjalti i zi konsiderohet si xhevahiri i zi që zotëron shumë dobi dhe veti për të cilat trupi ka nevojë vazhdimisht. Pra kujdesu që të konsumosh gjithmonë mjaltin e zi.
A ka efekte anësore?
Mjalti i zi është produkt ushqimor natyral i sigurtë dhe pa asnjë lloj efekti anësor, kështu që mund të përdoret nga të gjitha moshat, përfshirë fëmijët, në sasi normale dhe pa e tepruar.
Përmbajtja e mineraleve në mjaltin e zi:
Dy lugë të vogla çaji me mjalt të zi përmbajnë:
Magnes: 0.36mlg; plotëson 18% të nevojave ditore.
Bakër: 0.28 mlg; plotëson 14% të nevojave ditore.
Hekur: 2.4 mlg; plotëson 14% të nevojave ditore.
Kalcium: 117.5 mlg; plotëson 11.8 të nevojave ditore.
Potasium: 340 mlg; plotëson 9.7 % të nevojave ditore.
Magnesium: 30 mlg; plotëson 7.3 % të nevojave ditore.