You are here:-, Arti Jetës-Misku i zi

Misku i zi

2018-10-19T18:35:26+00:00October 19th, 2018|Categories: Aromaterapia, Arti Jetës|

Misku i zi nuk ka vetëm aromë të këndëshme, por përdoret edhe si ilaç

 

Misku i zi konsiderehoet si parfum ose vaj aromatizues. Ai nxirret nga trupi i drerit të miskut (Dreri i miskut i përket familjes Moschidae dhe jeton në Indi, Pakistan, Kinë, Siberi dhe Mongolia). Ky lloj dreri  përmban një gjëndër që është e mbushur me misk, i cili pasi nxirret, përpunohet dhe kthehet ne parfum, vaj esencial, etj.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) e ka rekomanduar përdorimin e tij si parfum dhe pastrues.

Misku është pastrues natyral dhe aromantizues që i zgjat aroma, por ai përdoret edhe për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.

Përfitimet shëndetësore të përgjithshme të miskut të zi

– Përmirëson gjendjen mendore dhe humorin vetëm me nuhatje dhe lyerje.

– Eliminon kërpudhat që zhvillohen në zonat e ndjeshme.

– Përdoret në trajtimin e flokëve dhe thonjve.

– Parandalon incidencën e kancerit të mitrës dhe ndihmon riprodhimin dhe stabilizimin e shtatzënisë.

– Vepron si një dezinfektues në eliminimin e sekrecioneve vaginale, largon aromat e pakëndshme të shkaktuara nga këto sekrecione.

– Aktivizon trombocitet të rëndësishëm në aktivitetin e zemrës.

– Forcon muskujt e zemrës.

– Lehtëson frymëmarrjen, qetëson dhimbjet e fytit, dhe ndihmon në kurimin e sëmundjeve të mushkërive.

– Përmirëson imunitetin e trupit ndaj sëmundjeve.

– Ndalon gjakderdhjet dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

– Trajton plagët dhe i mbron ato nga infeksionet.

– Paston trupin nga qelizat e vdekura.

– Aktivizon qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat.

– Eliminon ankthin dhe depresionin.

– Përdoret si një aromë freskuese për dhomat, tualetet dhe rrobat.

Përfitimet e miskut të zi për lëkurën

– Pastron lëkurën dhe i jep asaj butësi.

– Vonon shfaqjen e rrudhave dhe shenjat e plakjes.

– Heq spotet e errëta në fytyrë.

– Trajton shenjat e operacioneve dhe akneve.

– Eliminon puçrrat në fytyrë.

– Eliminon kruarjet dhe acarimin e lëkurës.

– Përdoret si një substancë aromatike e vendosur në trup dhe zgjat për një kohë të gjatë.

–  Kontribuon në parandalimin e kancerit të lëkurës.

– Zvogëlon incidencën e sëmundjeve të lëkurës.

– Eliminon erën e keqe të trupit.