Rregulla të Mirësjelljes Moderne; Art jetese që ka lidhje me shëndetin

 

Rregulli i mirësjelljes është një kod i sjelljes që përcakton pritshmëritë për sjellje sociale në përputhje me normat bashkëkohore konvencionale brenda një shoqërie, klase shoqërore, apo grupi.

Xhentilesa nuk është e vështirë për t’u shfaqur, ajo përmbledh respekt për veten dhe të tjerët, por ka disa nuanca të cilat vetëm një numër i vogël i njerëzve i dinë. Mjekësia Bimore Arabe ka mbledhur disa rregulla të cilat mund ta bëjnë jetën tuaj më të këndshme.

– Asnjëherë mos shkoni për vizitë pa njoftuar me parë

Nëse ju kanë bërë ndonjëherë një vizitë të papritur, ju mund të keni qenë kapur mat, të veshur me pizhama dhe pandofla. Një grua britanike thotë se kur shihte një mysafir të papritur që po e vizitonte, ajo vishte këpucët, merrte kapelen dhe kapte një çadër. Nëse ishte person i dashur për të, ajo thoshte: “Ah mirë, unë sapo erdha!” Në të kundërt, ajo thoshte: “Ah, sa keq unë duhet të shkoj!”

– Kurrë mos vendosni kuletën ose çantën në prehër

Një kuletë e vogël dhe elegante mund të vendoset mbi tavolinë. Çanta mund të varet në karrige mbrapa ose të vendoset në dysheme.

– Trokisni dhe kërkoni leje kur hyni në dhomën e dikujt tjetër

Kur një fëmijë shkon në dhomën e dikujt tjetër, duhet ta bëjë rutinë që të trokasë para se të hyjë.
Fëmija juaj gjithashtu duhet të trokasë kur të hyjnë në dhomën tuaj të gjumit. Në Kuran thuhet: “Kur të hyni në shtëpi, kërkoni leje dhe përshëndetni njerëzit në të!” Në një thënie profetike thuhet: “Kur të shkoni në shtëpinë e dikujt, trokisni tri herë, nëse nuk ju përgjigjet, kthehuni.”

– Hani ngadalë dhe në cep të pjatës suaj

Mos hani asnjëherë me nxitim sado i uritur të jeni, hani me gojën mbyllur, mos flisni me gojën plot dhe mos filloni të hani mezin e pjatës. Në një thënie profetike thuhet: “Kur të fillosh ngrënien, thuaj “Bismilah”, ha me dorën e djathtë dhe ha në cep të pjatës tënde.” Në këtë mënyrë ju nuk e prishni pamjen e ushqimit dhe nuk i bezdisni të tjerët.

– Numri i përgjithshëm i aksesorëve që ju vishni nuk duhet të tejkalojë 10, duke përfshirë edhe butonat

Një byzylyk është i lejuar të vishet mbi doreza, por jo një unazë. Nëse shkoni në mbrëmje, ju duhet të vishni stolitë më të shtrenjta që keni.

– Mos i përdorni qeset plastike si çantë

Qeset plastike dhe qeskat me marka të dyqaneve të caktuar duhet të përdoren vetëm kur del nga vendi i blerjes së tyre. Përdorimi i tyre si çanta dore është e pahijshme.

– Asnjëherë mos lini  çadrën të hapur – as në zyrë dhe as në vendin e dikujt tjetër

Ju duhet t ta vendosni atë të mbyllur.

– Në rast se ftoni dikë në një restorant, duke thënë “Të ftoj!” do të thotë që ju duhet të paguani

Edhe nëse një grua e fton një partner biznesi në një restorant, ajo paguan. Nëse dikush thotë: “Shkojmë në një restorant”, do të thotë se secili paguan për veten e tij /saj;

– Kujdes me përdorimin e telefonit

Kur jeni i ftuar në një darkë, fikeni telefonin ose lëreni pa zë. Ju mund të bëheni i bezdisshëm dhe ftuesi mund të mendojë se darka e tij nuk ka vlerë tek ju.
Mos harroni se në qoftë se ju ndjeni një nevojë për t’iu përgjigjur menjëherë për çdo tekst që lexoni në të, ju do të humbni më shumë në sytë e personit i cili është para jush, se sa nga njerëzit e padukshëm. Përdoreni në mënyrë të moderuar kamerën e telefonit, gëzojeni kohën tuaj me kolegët dhe miqtë tuaj. Mos flisni në telefonin tuaj celular në një hapësirë ​​publike (si në autobus ose tren) dhe mos diskutoni çështje familjare në facebook.

– Shtrëngimi me duar është vetëm mes burrave dhe jo për gratë

Shtrëngimi me duar në mes të indivitëve është i zakonshëm dhe zakonisht i shoqëruar me buzëqeshje. Në një thënie profetike të Muhamedit thuhet: “Kur dy persona takohen me dorë, atyre u fshihen gjynahet para se të ndahen.” Kurse për gratë mjafton vetëm t’i përshëndesësh; në hadith thuhet: “Unë nuk i jap dorën grave.” Kjo është më fisnike për burrin dhe gruan.

– Vendi  më prestigjioz në një makinë është prapa shoferit

Në qoftë se një njeri i huaj drejton, është e dëshirueshme dhe e hijshme për një grua që të ulet në vendin prapa. Rregull tjetër është se kur një grua futet në makinë, dikush duhet të hapë derën për të.

– Kur bashkëbisedoni me dikë, flisni për  politikë, fe, të reja shëndetësore, biznes, etj

Mos bëni pyetje të papërshtatshme: “Çfarë është kjo veshje! Sa kushton? Sa e keni rrogën? Sa vjeç jeni? Etj. Si të përgjigjeni kur dikush ju bën pyetje të tilla? -Buzëqeshni dhe ndryshoni temën e bisedës. Nëse personi insiston, thoni butësisht: “Unë nuk do të doja të flisja në lidhje me këtë.”

– Trajtoi të tjerët ashtu siç dëshiron që ata të trajtojnë ty

Edhe në qoftë se e njihni një person mirë, ju duhet të tregoni respekt ndaj tij. E njëjta gjë duhet të jetë edhe me anëtarët e familjes suaj. Kjo thënie është e njohur tashmë dhe ajo ka ardhur në hadith profetik ku thuhet: “Nuk je besimtar i mirë deri sa të duash për tjetrin atë që do për vete!”

– Duke diskutuar për ata që nuk janë të pranishëm, është thashethem, dhe është e papranueshme

Ju nuk duhet t’i konsideroni të afërmit tuaj të ulët, sidomos bashkëshortin/en tuaj. Nëse bashkëshorti/ja juaj është aq i/e keqe, atëherë gjeni zgjidhje tjetër për ta rregulluar vetë dhe jo duke bërë thashatheme me të tjerët, kjo nuk do të zgjidhë gjë, vetëm se do të ulë vendin tuaj tek të tjerët! Në Kuran thuhet: “Mos përgojoni njëri-tjetrin!” Nga kjo kuptohet që përgojimi është njësoj si veprat e tjera të pahijshme për dikë që kërkon të ketë sjellje moderne dhe fisnike.

– Këto gjëra është mirë t’i mbani sekret:

Moshën, pasurinë, grindjet familjare, problemet tuaja mjekësore, punët në dashuri, dhuratat që merr, një vepër turpi apo të pahijshme.

– Personi që del i pari nga ashensori ose dera, është ai që është më afër derës

 

Qëllimi i këtyre rregullave të thjeshta është për të bërë një jetë më të mirë. Kushtojini  vëmendje sjelljeve të mira. Kjo nuk është një abstraksion, kjo është një gjuhë e thjeshtë dhe e kuptueshme e respektit të ndërsjellë, që parandalon stresin dhe zënien ngushtë, dhe që ju bën të ndjeheni mirë dhe të kulturuar.