Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Mineralet

//Mineralet

Mineralet

Mineralet më të domosdoshme për qarkullimin e gjakut dhe për pastrimin e trupit nga toksinat dhe helmet

Mineralet janë të nevojshme për shumë prej funksioneve të sistemit të trupit, sidomos për qarkullimin e gjakut i cili ka rol të madh në të gjithë organet e trupit për të kryer funksionet e tyre sa më mirë.

Për fat të keq, në këtë botë toksike shumë njerëz janë të mbuluar nga toksinat dhe helmet, të cilat rezultojnë në ndërtimin toksik dhe një shumëllojshmëri të simptomave të padëshiruara. Njeriu  është i ekspozuar në mbi 100 toksina çdo ditë. Këto toksina gjenden  në ajër, ujë, ushqim, në shtëpi, në produktet kozmetike dhe larësit që ne përdorim çdo ditë.

Organet  kryesore që preken nga toksinat dhe sëmundjet e rënda janë: Mëlçia, veshkat, zorrët, mushkëritë dhe lëkura. Në qoftë se jeni të ngarkuar me toksina dhe helme, atëherë gjaku në trup qarkullon me vështirësi, dhe ju mund të përjetoni një gamë të gjerë të simptomave, të tilla si:

Akne

– Dhimbje muskujsh dhe kyçesh

– Dhimbje barku

– Kapsllëk ose diarre

– Lodhje

Çekuilibër hormonal

Depresion

– Insomni

– Mendime të turbullta

– Vështirësi në frymëmarrje

– Simptoma të gripit

– Kollë

– Infeksione

– Kancere të ndryshme

– Kocka të brishta

– Diabet

– Plakje të lëkurës

– Humbje të kujtesës

– Dëmtim të mëlçisë

– Stres, depresion, ankth dhe pagjumësi.
Ushqimet e freskëta dhe organike përmbajnë mineralet e nevojshme për detoksifikim natyral. Ja disa prej mineraleve më të domosdoshme:

– Silici

Silici nuk është i mirë vetëm për flokët dhe thonjtë, por ai ju ndihmon të jetoni më gjatë. Silici është i njohur për rritjen e vitalitetit duke forcuar muskujt, indet lidhës, dhe kockat. Gjithashtu është i njohur për të ndihmuar me pagjumësinë, e cila mund të çojë në probleme të mëdha.
Silici është jetik për kocka tdhe nyjet e forta, si dhe ndihmon trupin të përdorë vitaminat dhe mineralet e tjera si vitamina D, glucosamine, dhe kalcium.

Silici është i dobishëm për:

– Flokët

– Lëkurën

– Thonjtë

– Sistemin e frymëmarrjes

– Qarkullimin e gjakut

– Atherosclerosis.

Silici gjendet në: Tranguj, avokado, luleshtrydhe, rrush, oriz kafe, elb, rrepë, kikirik, farat e lirit, bajamet dhe ujërat minerale. Vetëm uji  mineral mund të nxjerrë aluminin jashtë.

– Zinku

Zinku ndihmon në rivendosjen e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj të shëndetëshme, si dhe parandalon rrudhat, dhe shenja të tjera të plakjes.
“Kolagjeni mund të mendohet si zam (ngjitës) që mban trupin të lidhur.

Zinku ndihmon në:

– Prodhimin e Kolagjenit

– Problemet e lëkurës

– Sytë

– Tretjen

– Shërimin e plagëve

– Funksionin imun – trupi juaj ka nevojë për zink për të formuar T-limfocitet, qelizat që ndihmojnë sistemin imunitar në luftën ndaj viruseve dhe kancerit.

Ushqime me zink: Midhjet, mishi, spinaqi, kungulli, fasulet, farat, kërpudhat, gjeli i detit, majdanozi, tërshëra, etj.

– Hekuri

Hekuri është qendra e molekulës së hemoglobinës, e cila mbart oksigjenin në trup. Gjaku i shëndetshëm do të thotë lëkurë e shëndetshme. Kjo gjithashtu do të thotë muskuj, organe dhe sisteme të brendshme të shëndetshme. Hekuri  është një detox modest, por duke u siguruar që të keni hekur të mjaftueshëm në trup, në të vërtetë ndihmon për të pastruar dhe për të rivendosur shëndetin dhe fuqinë tuaj. Duke marrë hekur të mjaftueshëm, do të thotë gjithashtu se nivelet tuaja të energjisë dhe funksionit imunitar janë rritur.

Hekuri ndihmon në:

– Shëndetin e gjakut

– Nivelet e energjisë

– Zhvillimin e fëmijëve

– Balancat hormonale

– Ruan shëndetin e zemrës dhe trurit

– Ndihmon funksionin e mëlçisë

– Për kockat, dhëmbët dhe thonjtë.

Ushqime me hekur: Mishi i kuq, mishi shpendëve, peshku, perimet me gjethe të gjelbër, vezët, frutat e thata, misri, lakra e kuqe, etj.

– Magnezi

Magnezi është një mineral i rëndësishëm – ai hap mbi 300 rrugë të ndryshme për detoksifikim në trup  dhe ndihmon në mbajtjen e  zorrëve të rregullta. Magnezi gjithashtu ndihmon për të mbajtur kockat e forta, duke i ndihmuar ato për të absorbuar kalciumin.
Ky mineral gjithashtu ndihmon për të kthyer vitaminën D në formën e saj aktive.

Magnezi ndihmon me:

– Kockat

– Lëkurën

– Presionin e gjakut

– Shëndetin mendor

– Lufton qelizat kancerore

– Metabolizmin

– Sëmundjet e zemrës

– Diabetin – duke pasur mangësi të magnezit, mund të ndikojë në aftësinë e trupit për të pranuar dhe përdorur insulinën.

Ushqime me magnez: Fasulet, farat, drithërat, perimet me gjethe të errët, peshku, farat e sojës, orizi kafe, etj.

– Kaliumi

Kaliumi është një mineral balancues, por ne zakonisht e përdorin atë vetëm për të ruajtur nivelet e duhura të fluideve, sepse ai është një elektrolit. Por kaliumi balancon edhe nivelet e mineraleve të tjera, si natriumi. Pra, nëse merrni shumë ose nën nivel të një minerali, kaliumi ndihmon trupin t’a balancojë atë.
Kaliumi është një rrugë për të përdorur të gjitha mineralet e tjera si duhet. Është gjithashtu një elektrolit, i cili përçon energji për muskujt, qelizat, indet dhe organet, duke u siguruar që çdo gjë është duke punuar si duhet. Ai gjithashtu heq mbeturinat nga qelizat. Kaliumi quhet ndryshe edhe si ‘mineral detoks i qelizave’.

Kaliumi ndihmon me:

– Kockat

– Tretjen

– Shëndetin e qelizave

– Shëndetin e zemrës

– Luan rol të rëndësishëm në tkurrjen e rregullt të muskujve.

– Merr pjesë në funksionin e gjëndrave mbiveshkore që menaxhojnë stresin dhe ankthin.

– Rrit energjinë trupore.

– Parandalon sëmundjet neurologjike.

– Kaliumi luan një rol kyç në ruajtjen e përçueshmërisë elektrike të trurit dhe ndikon në funksionin e trurit.

– Ndihmon rigjenerimin e indeve  dhe ruan një metabolizëm të përgjithshëm të balancuar.

– Kaliumi mban ekuilibër optimal të lëngjeve të trupit.

Ushqime me kalium: Bananet, avokadot, kërpudhat, lëkura e patates, peshku, zarzavatet me gjethe të errët, lakra e bardhë, papaja, mishi pulës dhe qingjit, etj.
– Kalciumi

Kalciumi është një mineral forcues: forcon kockat, dhe punon për të rregulluar sistemet në trup Ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të gjakut, si dhe një sistem të fortë endokrin, i cili ndihmon në parandalimin e diabetit.
Qumështi nuk është i vetmi që përmban kalcium. Në fakt, kalciumi është lënda ushqyese më e bollshme në trupin tuaj.

Kalciumi Ndihmon me:

– Kockat

– Funksionin e muskujve

– Gjakun dhe zemrën

– Sistemin nervor

– Tensionin e lartë të gjakut

– Diabetin

– Kancerin.

Ushqimeme Kalcium:

– Qumështi dhe produktet e tij.

– Fasulet  e bardha

– Zarzavatet me gjethe të errët

– Farat e susamit

– Arrat, bajamet, lajthitë

– Salmoni dhe sardelet.

Trupi ka nevojë për energji, dhe për ta prodhuar atë, ai ka nevojë për minerale. Mineralet ushqejnë gjendrat veshkore dhe tiroidet, dhe këto veprojnë në  prodhimin e energjisë.
Studimet tregojnë se mungesa e mineraleve janë rrënja e çdo problemi shëndetësor. Trupi juaj ka nevojë për minerale që të qëndrojë  i shëndetshëm, i fortë dhe energjik.

 

By | 2017-03-15T22:38:30+00:00 March 15th, 2017|Ushqimi|Comments Off on Mineralet
error: Alert: Content is protected !!