Midhjet; Dobitë shëndetësore dhe receta gatimi

 

Arabisht: محار – Mahar

Anglisht: Oyster

Midhjet bëjnë pjesë në familjen e guackave ujore, jetojnë në oqeane, dhe në zona bregdetare, me klimë të ngrohtë ose të butë. Midhjet jetojnë të ngjitura në shkëmbinjtë e detit, ose në çdo trup të fortë në fund të detit. Shumica e tyre jetojnë në ujërat e cekëta të detit. Ngjyra e brëndëshme e midhjeve është e argjëndtë, ndërsa nga jashtë shpesh është blu e errët ose kafe.

Midhjet i ofrojnë trupit të njeriut minerale të cilat kanë vlera të larta shëndetësore dhe janë përdorur si ushqim në shumë kultura botërore. Disa prej tyre prodhojnë margaritarë dhe ky lloj nuk është konsumuar nga njerëzit, por një shumëllojshmëri e midhjes që bëjnë pjesë në familjen Ostreidae janë të ngrënshme. Pjesa e brëndëshme e tyre është e ngrënshme dhe mund të gatuhet në forma të ndryshme, por ato gjithashtu mund të hahen të papërpunuara.

Elemenët përbërës të midhjeve: Zinc, vitamin D, vitamin B12, iron, copper, manganese, selenium, niacin, riboflavin, thiamin, vitamin C, phosphorus, potassium, sodium, antioxidants, omega-3 fatty acids.

Dobitë shëndetësore të midhjeve

– Rrisin preformancën seksuale sidomos tek meshkujt.

– Ndihmojnë për uljen në peshë.

– Ndihmojnë riparimin e indeve, forcojnë muskujt.

– Për shëndetin e zemrës; largojnë kolesterolin e keq nga trupi, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, ndihmojnë për ngritjen e presionit të ulët të gjakut.

– Ndihmojnë për kurimin e shpejtë të plagëve.

– Luftojnë infeksionet dhe mikrobet.

– Ndihmojnë për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

– Ndihmojnë shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve.

– Parandalojnë osteoporozën.

– Forcojnë sistemin imun; janë antioksidante dhe anti-inflamator, janë në gjendje për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira që janë nënproduktet e metabolizmit qelizor, të cilat mund të sulmojnë qelizat e shëndetshme dhe të shndërrohen në qelizat kanceroze.

– Parandalojnë plakjen e parakohshme.

– Ushqejnë lëkurën dhe flokët.

Kujdes!

– Për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre.

– Në disa raste mund të shkaktojnë alergji, para konsumimit sigurohu që nuk ke alergji prej tyre.

Disa receta gatimi të shëndetshme

– Mënyra e parë (për 4-6 persona)

Përbërësit:

– ½ gote vaj ulliri.

– 2 lugë me hudhra të shtypura.

– Majdanoz, xhenxhefil.

– 1 kg midhje

Mënyra e përgatitjes

Pastroni mirë midhjet nga jashtë, përdorni një thikë për ti hequr të gjitha papastërtitë, lajini mirë disa herë me ujë të rrjedhshëm.

Kullojini dhe vendosini në një tenxhere bashkë me hudhrën, xhenxhefilin dhe vajin e ullirit, mbolojeni me kapak dhe lërini derisa të hapen midhjet, shtoni majdanos dhe mund t’i servirni.

Mënyra e dytë (për 6 persona)

Përbërësit:

– 1.5 kilogram midhje

– 2 thelpinj hudhër

– 200 gram feta bukë të thekur

– 400 gram domate

– 3-4 lugë vaj ulliri

– Kripë, majdanoz, xhenxhefil.

Përgatitja: Pastroni midhjet dhe lërini në një enë me ujë për rreth 10 minuta.

Ndërkohë, në një tenxhere me temperaturë mesatare hidhni vaj ulliri,  thelpinjtë e hudhrës, xhenxhefil dhe domatet e qëruara nga lëkura. Përzijini me njëra-tjetrën dhe lërini për 15 – 20 minuta, duke i përzier vazhdimisht.

Kur domatet të kenë krijuar një masë homogjene në formë salce, shtoni edhe midhjet të kulluara nga uji. Lërini edhe për 10 minuta të zjejnë së bashku, derisa midhjet të  hapen të gjitha.

Shtoni në fund pak kripë dhe majdanoz. Kur ta shërbejmë, supës i shtojmë bukën e thekur, të prerë në formë kubike.