Mënyra natyrale për t’i dhënë fund nishaneve

Mënyra natyrale për t’i dhënë fund nishaneve, lythave, tageve të lëkurës, njollave të errëta dhe poreve të bllokuara; Rekomandime për një lëkurë të shëndetëshme

 

Në një moment të jetës, ne të gjithë mund të kemi çrregullime të caktuara të lëkurës, si njolla të lëkurës, pika, pore të bllokuara, puçërra, etj. Ato shkaktohen të gjitha nga një çekuilibër hormonal apo ndryshim në stilin tuaj të jetesës.

Për të shmangur kimikatet e dëmshme, ju mund të përdorni produkte natyrale, duke përdorur disa mjete të thjeshta dhe të lehta natyrale në shtëpi, që mund të japin rezultate fantastike, të cilat mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës tuaj dhe t’ju shpëtojnë nga të gjitha problemet e lëkurës.

Për të pasur një lëkurë të shëndetshme, ju duhet të provoni zgjidhjet e mëposhtme, të cilat janë të shkëlqyera për problemet e zakonshme të lëkurës:

Nishanet

Nishanet janë një problem i zakonshëm i lëkurës, të cilët mund të shfaqen në çdo kohë në jetën e fëmijëve dhe të rriturve. Ato në të vërtetë janë një grupim i ngushtë i qelizave që i japin pigmentim lëkurës, të quajtur melanocytes, dhe vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj diellit apo nga gjenetika.

Si mund t’i trajtoni

– Hudhra; Ekstrakti i hudhrës, ose thjesht hudhra, mund të jetë shumë efektive në eliminimin e nishaneve. Para se ta aplikoni atë, për të mbrojtur lëkurën rreth nishanit, lyjeni me vazelinë, dhe më pas aplikoni ekstraktin e  hudhrës apo hudhrën mbi nishan, mbulojeni zonën me një fashë dhe lëreni në këtë mënyrë për katër orë. Kjo procedurë duhet të përsëritet çdo ditë.

– Vaj risini dhe soda; ju gjithashtu mund të përdorni përzierje të vajit të risinit me sode buke për të njëjtin shkak. Përzieni vajin dhe sodën dhe aplikojeni mbi nishan, mbulojeni zonën me një fashë dhe lëreni për 3-4 orë,  më pas hiqeni fashimin dhe lajeni fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni procedurën çdo ditë.

– Uthulla e mollës; uthulla e mollës është e shkëlqyer në heqjen e nishaneve. Thithni me pambuk uthull molle, dhe aplikojni atë mbi nishan, mbulojeni me një fashë dhe lëreni të veprojë për tetë orë. Me kalimin e kohës, ai do të jetë zbehur dhe do të jetë hequr.

Lythat – Iriqat

Lythat janë rritje e lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral, specifikisht nga virusi HPV (virusi human papilloma). Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Zhvillimi i lythave ndodh më tepër kur kemi çrregullime të sistemit imunitar. Lythat kanë forma dhe madhësi të ndryshme, por zakonisht paraqiten si gunga të vogla, ovale në lëkurë.

Provoni zgjidhjet e mëposhtme:

– Banane; Kjo është mënyra më e lehtë për të eliminuar lythat – iriqat. Ju duhet të fërkoni lythin çdo natë me një lëvozhgë banane. Përsëriteni procedurën për dy javë dhe lythi do të zhduket.

– Mjalti; Lythat mund të hiqen me sukses me përdorimin e mjaltit. Procedura është shumë e thjeshtë: lyjeni lythin me mjalt, lereni për 3-4 orë dhe mbulojeni me një fashë. Në këtë mënyrë, ju me sukses do t’i largoni ato, dhe ato nuk do të kthehen.

– Uthull molle; Uthulla e mollës është jashtëzakonisht e dobishme në këtë rast.  Ju duhet ta aplikoni atë gjatë natës. Thithni me pambuk uthull molle, dhe aplikojni mbi lyth, mbulojeni me një fashë dhe lëreni të veprojë për tetë orë, do të vini re se do të zhduken.

– Hudhra; Në qoftë se përdorni hudhër të grimcuar ose lëng hudhre, ju mund të hiqni një lyth për dy javë. Çdo natë lyjini lythat me të, dhe mbulojini me një fashë.

Taget e lëkurës

Skin Tags; Këto janë rritje të lëkurës që rrinë jashtë sipërfaqes së lëkurës, dhe zakonisht shfaqen rreth qafës, gjoksit, poshtë krahëve dhe qepallave. Në shumicën e rasteve, ato paraqiten si pasojë e fërkimit të lëkurës.

Mjetet e mëposhtme natyrale mund të japin efekte fantastike:

– Uthulla e mollës; Thithni me pambuk uthull molle, dhe aplikojni mbi lëkurë, mbulojeni me një fashë dhe lëreni të veprojë për disa orë. Do të vini re se lëkura pas disa ditësh do të shkojë në normalitet.

– Vaj i pemës së çajit; Thithni me një top pambuku ujë dhe shtoni disa pika vaj nga pema e çajit. Vendoseni pambukun mbi lëkurën e prekur dhe mbulojeni me një fashë. Përsëriteni këtë proces dy deri në tre herë në ditë për një muaj. Edhe pse ka nevojë për më shumë kohë, kjo metodë është më e sigurt për lëkurën rreth syve.

– Sodë dhe vaj risini; Kjo përzierje mund të eliminojnë në mënyrë efektive taget e lëkurës. Përzieni përbërësit në mënyrë që të formoni një pastë dhe aplikojeni në lëkurë, duke u siguruar që ta mbuloni me  një fashë. Pasta mund të ruhet në frigorifer deri në 48 orë. Praktikoni këtë metodë dy deri në tre herë në ditë.

Njollat e errëta

Njollat e moshës ose njollat e errëta, janë pjesë të zbardhura ose ngjyrë të errët në lëkurën e fytyrës, duarve dhe parakrahëve. Edhe pse shkaku i tyre nuk është ende i qartë, shumë mjekë besojnë se ato ndodhin si pasojë e ekspozimit ndaj diellit dhe mosfunksionimit normal të mëlçisë.

Këto janë mënyrat  më të mira natyrale për njolla të errëta:

– Limoni; Limoni është një pastrues i shkëlqyer i njollave të errëta. Ai vepron si një zbardhues natyror kundër tyre. Ajo që ju duhet të bëni është që të thithni me një top pambuku lëng limoni, dhe të lyeni me të lëkurën e errët dy herë në ditë.

– Aloe Vera; Aloe Vera është një tjetër ilaç efektiv kundër njollave të errëta. Vendosni aloe të freskët në vendet e errëta dhe lërëni për 30 minuta. Përdorni xhelin e brendshëm të aloes së freskët, të cilën mund ta kultivoni në shtëpi.

– Qepa; Qepa është një tjetër përbërës i shquar që mund të japë rezultate të mëdha në këtë rast. Thjesht, lëngun e qepës aplikojeni në vendet e errëta. Lëreni në këtë mënyrë për 10 deri 15 minuta dhe më pas mund ta lani me ujë të vakët. Ju duhet ta përsërisni këtë procedurë çdo ditë, deri sa vendi i errët të zhduket.

Poret e bllokuara

Poret e bllokuara zakonisht shkaktohen nga formimi i yndyrës në lëkurë, e cila mund ta bëjë lëkurën të duket me gunga. Edhe pse kjo nuk është një gjendje e rëndë e lëkurës, prish pamjen e lëkurës dhe duhet të hiqen. Gjithashtu, në qoftë se nuk i pastroni poret e bllokuara në kohë, ato mund të infektohen.

– Sheqer me limon; pasta e bërë nga sheqeri dhe limoni është një mënyrë e mirë  për të zhbllokuar poret dhe për rivendosjen e shëndetit të lëkurës. Bëni një pastë me sheqer dhe limon. Pastaj, vendoseni me një top pambuku organik në zonën  e  poreve të bllokuara, në një lëvizje rrethore. Pasi të jetë tharë, lani fytyrën me ujë të vakët.

– Avulli; avulli është padyshim një nga mënyrat më të mira dhe më efektive për zhbllokimin e poreve. Fillimisht lani fytyrën, pastaj vendosni fytyrën mbi një tenxhere me ujë të vluar. Mbulojeni kokën me një peshqir, në mënyrë që të jetë e ekspozuar sa më shumë ndaj avullit. Qëndroni kështu për 10 deri në 15 minuta. Pas kësaj, lani fytyrën me ujë të ngrohtë. Së fundi, aplikoni pak uthull për të pastruar çdo mbeturinë shtesë.

Rekomandime për një lëkurë të shëndetëshme

– Mbajini duart larg fytyrës, sepse duart janë si magnet për mbartjen e viruseve dhe mikrobeve.

– Mos përdorni kremra kimik.

– Mos përdorni krem pudër.

– Stop pijeve alkolike dhe duhanit.

– Pastrojeni fytyrën shpesh me ujë trëndafili.

– Kur dilni në diell, mbani syze për të shmangur rrudhosjen rreth syve.

– Për të mbrojtur lëkurën, aplikoni krem natyral që përmban vitamin C dhe E.

– Ushtrimet fizike ndihmojnë për qarkullimin e gjakut dhe nxjerrjen e toksinave nëpërmjet djersës. Çdo ditë duhet të ushtroheni me rreth 20 min.

– Konsumoni ushqime të dobishme për lëkurën, si: peshk, sardele, arra, bajame, spece, ujë, kivi, vezë, kungull, fara luledielli, karrota, domate.

    Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

    Na ndiqni në Facebook