Dobitë e Mendrës / Nana

 

Arabisht: النعنع –  al Neana.

Anglisht: Mint.

Emir shkencor: Mentha spicata L.

Mendra  është bimë barishtore shumëvjecare me gjatësi 10-120cm. Bën pjesë në familjen e Lamiaceae (nenexhikut). Gjethet e Mendrës kanë formë vezake, lulet i ka në majë të kërcellit. Karakterizohet për aromën e fortë dhe të këndëshme. Në botë gjenden 13 -18 lloje të Mendrës. Bima e Mendrës gjendet kryesisht  në Evropë, Azi, Afrikë, Australi, dhe në Amerikën e Veriut.

Përdoret në mjekësi, në kozmetikë farmaci, dhe indrustinë ushqimore.

Informacione historike

Mendra është pëërdorur që në kohët e lashta si bimë kuruese për kurimin e shumë sëmundjeve. Grekët dhe romakët bënin kurorë me to dhe i vendosnin mbi kokë në raste festash, por  e përdornin edhe në gatime të ndryshme, e përdornin si erëz në supë dhe në  pijet alkolike. Në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë mjekët e evropës e përdornin për kurimin e shumë sëmundjeve. Tek arabët ishte simbol i bujarisë dhe mikpritjes.

Në mjekësinë arabe

Daud al Antaki thotë: Mendra është e nxehtë dhe e thatë. Ajo duhet të thahet në hije që të ruajë vlerat e saj, ndalon të vjellat, pastron gjoksin, ndalon migrenën dhe nëse pikon në vesh lëgun e saj largon dhimbjet e tij, kuron plagët nëse e përzien me miellin e elbit, shtrëngon barkun me lëngun e shegës, çaji i saj i ëmbëltuar me sheqer bimor ndalon disa lloje të migrenës, dobësimet nervore, mpreh vizionin, pastron gjoksin nga të gjitha sëmundjet; shpërbën tumoret e shoqëruar me fik; qetëson dhimbjet e dhëmbëve; forcon zemrën nëse përziehet me mastikë; dobëson stomakun por uthulla e rregullon, e shtyp me kripë dhe e vendos mbi kafshimin e qenit dhe pickimin e akrepit.

Ibën Kajim thotë: Mendra kuron migrenën e nxehtë, sjell gjumë, qetëson barkun, dhe forcon zemrën.

Ibën Sina thotë: Mendra kuron migrenën dhe të gjitha sëmundjet e gjoksit.

Vlerat ushqyese: Mendra është e pasur me; fat, Sodium, Potasium, Carbohidrates, Fibra dietike, Protein, Vitamins, A, B6, C, D, Calcium, Iron.

 mentha_spicata

Dobitë shëndetësore të Mendrës

Mendra ka dobi shëndetësore të pallogaritshme:

– Qetëson sistemin nervor dhe nxit aktivitetin e tij.

– Ndihmon në çrregullimet e tëmthit, qetëson dhimbjet në fund të barkut, dhimbjet menstruale, muskujt e mitrës, dhe largon gazrat e zorrëve.

– Zbut zorrët, largon krimbat, baktieret, dhe parazitët që mund të infektojnë trupin e njeriut.

– Largon acidet nga trupi dhe ndërpret diarrenë.

– Mendra konsiderohet si anti-inflamator dhe kuruese e hepatitit,  forcon mëlçinë dhe pankreasin.

– Aktivizuese e gjithë trupit.

– Përdoret për sëmundjet e artritit dhe reumatizmës.

– Nxit aktivizimin e qarkullimit të gjakut.

– Largon erën e keqe të gojës duke e përtypur si çëmçakëz, bën gargarë për infeksionet e fytit.

– Shtimi i disa gjethe Mendre në çaj ndihmon në sëmundjet e të ftohtit dhe zgjeron rrugët e frymarrjes.

-Ndihmon tretjen dhe largon dhimbjet intestinale.

– Ndihmon për sëmundjet e kolitit tek të mëdhenjtë dhe të vegjëlit.

– Rrit dhe fuqizon sistemin imunitar.

– Ndihmon në parandalimin e kancerit, sidomos të mushkërive dhe prostatës.

– Largon depresionin, lodhjen, ankthin, tensionin.

– Largon të vjellat, dhe forcon kujtesën, me nuhatje.

– Ndihmon në stimulimin e djegieve të yndyrave në trup.

– Mendra është e dobishme  edhe për fytyrën e yndyrshme, për heqjen e infeksioneve dhe puçërrave të rinisë; kombinohet Mendër+Rozmarinë+Borzilok dhe bën banjo avulluese për fytyrën.

– Mendra është e dobishme për lëkurën e kokës dhe të gjitha llojet e flokut, largon zbokthin, tharjen, dhe forcon flokun.

Kujdes!!

– Nëse nuk merret me masë të caktuar mund të shkaktojë tharje goje, të vjella dhe pagjumësi.

– Ndalohet përdorimi i saj nga fëmijët e vegjël pasi mund të shkaktojë shqetësime dhe mërzitje.

– Gjatë gjidhënjes nuk duhet konsumuar çaji i Mendrës.