Mëllaga e butë dhe përdorimet e saj në mjekësi

 

Arabisht: الخطمي, al-khatmi

Anglisht: Marshmallow

Emri shkencor: Althea Officinalis

Mëllaga e butë është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi nga 0.75 – 2m. Dallohet me kërcellin e saj të gjatë dhe të drejtë, me gjethe të mëdha dhe me ngjyrë të gjelbër. Lulet i ka të gjëra dhe me ngjyra të ndryshme si: rozë, të bardhë ose vjollcë. Lulëzon në muajt e verës. Në botë gjenden 60 lloje të mëllagës. Orgjina e mëllagës është Kina, disa zona të Azisë dhe disa zona të vendeve arabe.

Çfarë përmban mëllaga e butë

Bima e Mëllagës është e pasur me: Niseshte, Xhelatinoz, Pectin, Flavones, acid-Phenolic, Asparagine, ose Saccharose, vajra esencialë, Mucilagje, Amidion, etj.

Pjesët e bimës që përdoren në mjekësinë bimore: rrënjët, gjethet dhe lulet. Ekstraktet e mëllagës përdoren edhe në shumë ilaçe kimike por me efekte anësore dhe të dëmshme për trupin e njeriut.

Lulja e mëllagës konsiderohet si lulja më e mirë për  prodhimin e mjaltit.

Dobitë mjekësore të mëllagës së butë

– Forcuese e sistemit imun.

– Redukton nivelin e sheqerit në gjak.

– Përmirëson performancën e sistemit tretës, anti- kapsllëk  dhe pastrues.

– Kuron thartirën dhe  ulçërën e stomakut dhe të duodenit.

– Kuron kollën kronike, infeksionet e laringut, dhimbjet e fytit dhe astmën.

– Ndihmon në ndalimin e ngërçit dhe dridhjen e duarve.

– Ndimon në kurimin e infeksiove në fshikëzën e urinës, djegien urinare dhe infeksionet e  veshkave.

– Ndihmon për infeksionet e gojës dhe mishit të dhëmbëve, si dhe për dhimbjet e dhëmbëve.

– Ndihmon për kurimin e çarjes së lëkurës, pezmatimin e saj, plagët dhe djegiet.

– Ndihmon për infeksionin e veshëve.

– Ndihmon për kurimin e Gastritit akut.

– Aktivizon qarkullimin e gjakut.

– Mëllaga është bimë anti-toksike dhe qetësuese.

Efekte anësore

-Nëse përdoret sipas udhëzimëve të mjekut herbalist, mëllaga nuk jep efekte anësore dhe është e sigurtë në përdorim.