Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Mëlçia Zmadhuar

Mëlçia Zmadhuar

Shkaqet kryesore të mëlçisë së zmadhuar; Këshilla të rëndësishme për të mbrojtur mëlçinë

 

Zmadhimi i mëlçisë është rritja e madhësisë së mëlçisë nga gjendja normale. Nëse ajo vazhdon  të përkeqësohet, mund të çojë në  dështim të punës së mëlçisë.

Ndër shkaqet më të zakonshme të zgjerimit të mëlçisë janë:

– Shumë sëmundje të mëlçisë më pak të zakonshme mund të shkaktojnë zgjerim të mëlçisë, siç bëjnë disa sëmundje, që kryesisht prekin organet e tjera, por përfshijnë edhe mëlçinë në mënyrë të tërthortë.

– Përdorimi i tepërt i alkoolit.

– Doza të mëdha të ilaçeve kimike, vitamina ose shtesa, mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mëlçi.

– Sëmundjet alkoolike të mëlçisë, perfshirë: hepatitin alkoolik dhe cirrozën e mëlçisë.

– Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë.

– Hepatitet virale (Hepatiti A, B, C, ose D, E)

– Kanceri i mëlçisë, apo kanceri që është përhapur në mëlçi nga një organ tjetër.

– Disa lloje të leukemisë.

– Disa lloje të Limfomës.

– Mieloma e shumëfishtë.

Sëmundjet gjenetike

– Hemochromatosis

– Sëmundja Wilson

– Sëmundjet e magazinimit glycogen

– Sëmundja Gaucher

Problemet e zemrës dhe enëve të gjakut

– Bllokimi i venave (sindromi Budd-Chiari)

– Dështimi congestiv i  zemrës

– Ngushtimi (stenozë) tricuspidit ose mitrale i valvulave të zemrës.

Infeksionet

– Abscesi i mëlçisë, shkaktuar nga parazitët (amebia) ose bakteret.

– Infeksionet e tjera parazitare (schistosomiasis, fascioliasis).

– Ethet relapsing, të cilat i kapin njerëzit nga morrat e trupit apo rriqet.

Dëmtimi nga toksinat

– Dëmtimi i mëlçisë nga medikamente të tilla si Acetaminophen (Tylenol, etj) dhe Amoxicillin-kavulanat (Augmentin, Amoclans)

– Hepatiti toksik nga ekspozimi ndaj helmeve industriale të tilla si; TETRACHLORIDE kimikate të karbonit dhe kloroform.

liver-care

Këshilla të rëndësishme për të mbrojtur mëlçinë

– Pini një gotë të madhe me ujë të ngrohtë të përzier me një lugë të vogël me lëng limoni në mëngjes, sepse kjo nxjerr toksinat nga mëlçia dhe përmirëson funksionin e tretjes së ushqimit.

– Pini të paktën dy litra ujë në ditë, sepse ai punon në dëbimin e toksinave dhe pastron mëlçinë.

– Ushtrimet fizike të rregullta stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe heqin toksinat që dëmtojnë mëlçinë.

– Shmangia e konsumit të duhanit dhe alkoolit, të cilat ngadalësojnë funksionin e mëlçisë dhe çojnë në dëmtim të saj.

– Largohuni nga konsumi i yndyrave të dëmshme, sepse yndyrat grumbullohen në mëlçi dhe dëmtojnë performancën e saj, në atë mënyrë që ajo e ka të vështirë të shpëtojë lehtë prej tyre.

Hudhra; ndihmon funksionet e mëlçisë; konsumimi i saj në baza të rregullta e mbron atë nga dëmtimi.

Karrota; përmban sasi të mëdha të beta carotene, substancë që përmirëson funksionin e mëlçisë.

– Grejpfruit;  i pasur me antioksidantë që kontribuojnë për të pastruar toksinat e mëlçisë.

– Perimet jeshile që forcojnë mëlçinë dhe heqin toksinatnga trupi, si: spinaqi, lakërishta dhe luleradhiqe.

Avokado, aktivizon trupin dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

– Molla, ndihmon për të pastruar mëlçinë nga toksinat.

– Lakra dhe lulelakra, aktivizojnë  enzimat e mëlçisë dhe heqin toksinat nga trupi.

 

 

By | 2017-09-18T14:34:04+00:00 April 12th, 2017|Hepatiti & Mëlçia|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!