Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Mëlçia e Dhjamosur

Mëlçia e Dhjamosur

Simtomat e mëlçisë së dhjamosur dhe mënyra natyrale për kurimin e saj

 

Yndyra apo dhjamosja e mëlçisë, ose Steatoza, është një term që përshkruan ndërtimin e yndyrës në mëlçi. Është normale që të ketë yndyra në mëlçi, por kur është shumë se 5 -10 % e peshës së mëlçisë, atëherë është yndyrë e tepërt.

Mëlçia është organi i dytë më i madh në trup. Funksioni i mëlçisë është të përpunojë çdo gjë që ju konsumoni, dhe të filtrojë çdo substancë të dëmshme nga gjaku. Ky proces ndërpritet nëse ka shumë yndyrë në mëlçi. Mëlçia më së  shpeshti riparon veten me rindërtimin e qelizave të reja, kur ato të vjetrat janë të dëmtuara.

Kur mëlçia nuk riparon veten, atëherë formohen dhëmbëza të përhershme (cirrozë). Kjo lloj sëmundje mund të çojë në probleme serioze, pasi mund të shkaktojë dëmtim të indeve në mëlçi, duke shkaktuar cirrozë të mëlçisë. Me kalimin e kohës, ajo mund të çojë në kancer të mëlçisë, dëmtim të mëlçisë dhe dështim të saj.
Rreth 20% e të rriturve kanë një formë të kësaj gjendjeje, dhe rreth 6 milionë fëmijë gjithashtu. Studimet kanë treguar se fëmijët aziatikë dhe hispanikë janë më shumë në rrezik.

Mëlçia e dhjamosur shfaq zakonisht  simptomat e mëposhtme

– Lodhje apo parehati të barkut.

– Mëlçia mund të bëhet më e zgjeruar, dhe mjeku mund ta zbulojë këtë gjatë një provimi fizik.

– Oreks të dobët.

– Humbje peshe.

– Dobësi.

– Konfuzion.

– Dhimbje në zonën e sipërme në të djathtë të barkut.

– Gjakderdhje.

– Enjtje të këmbëve.

– Pesha e tepërt në zonën e barkut.

– Nivelet e larta të kolesterolit dhe triglicerideve.

– Të përziera.

– Gurët e tëmthit.

– Djersitja e tepërt.

– Sytë e kuq.

Cilat janë Shkaqet e dhjamosjes së Mëlçisë

– Shkaku më i zakonshëm i mëlçisë yndyrore është alkoolizmi.

– Ushqimi; një dietë e lartë me yndyrë mund të rezultojë direkt në inflamacion të mëlçisë.

Mbipesha.

– Hiperlipidemia, ose nivelet e larta të yndyrës në gjak.

Diabeti.

– Trashëgimia gjenetike.

– Humbja e shpejtë e peshës.

– Efektet anësore të barnave të caktuara, duke përfshirë aspirin, steroid, tamoxifen, dhe tetracycline.

– Kolesteroli i lartë.

– Nivelet e larta të triglicerideve.

– Hepatiti C.

– Sasia e lartë e hekurit në gjak.

Mbrojtja e mëlçisë tuaj është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundjet e saj. Ja disa nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në reduktimin e yndyrës dhe toksinave të mëlçisë

– Proteinat; janë të rëndësishme për shkak se ndihmojnë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe zvogëlojnë urinë. Proteinat duhet të konsumohen në çdo vakt. Burime të mira të proteinave janë: vezët, shpezët, ushqimet e detit, arrat, farat, bishtajoret, etj.

– Yndyrnat e shëndetshme; përfshini në dietën tuaj më shumë yndyrna të shëndetshme, të cilat gjenden tek: vaj i ullirit, vaj i peshkut, vaj i kokosit.

– Pini lëngje perimesh dhe frutash të papërpunuara; lëngjet janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Hudhra; Hudhra gjithashtu përmban sasi të lartë të allicin dhe selen, dy komponime natyrore që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.

– Panxhar dhe karrota; Të dyja janë shumë të larta në flavonoids-bimore dhe beta-carotene. Panxhari dhe karrota mund të ndihmojnë stimulimin dhe përmirësimin e funksionit të përgjithshëm të mëlçisë.

– Perimet me gjethe jeshile; Një nga aleatët më të fuqishëm në pastrimin e mëlçisë janë zarzavatet me gjethe. Jashtëzakonisht të lartë në klorofil bimor, ato kanë aftësinë e tyre të veçantë për të neutralizuar metalet e rënda, kimikatet dhe pesticidet. Këto ushqime ofrojnë spastrim dhe mbrojte për mëlçinë.
Përfshini zarzavate me gjethe, të tilla si: arugula, luleradhiqe, spinaq, marule, sallatë zviceriane dhe çikore.

– Avokado; Super-ushqim që ndihmon trupin të prodhojë glutathione, një kompleks që është i nevojshëm për të pastruar lëndët toksike të mëlçisë.

– Molla; E lartë me pektin, molla mban përbërësit kimik të nevojshëm për trupin, për të pastruar dhe liruar toksinat nga trakti digjestiv.

– Limoni; Ky frut agrumi përmban sasi shumë të larta të vitaminës C. Pirja e lëngut të limonit ndihmon në stimulimin e mëlçisë.

– Lakra; Brokoli dhe lulelakër, ndihmojnë për të nxitur aktivizimin dhe detoksifikimin e mëlçisë. Provoni të konsumoni më shumë sallatë dhe supë me brokoli dhe lulelakër.

– Ushtrohuni çdo ditë në ajër të pastër.

– Shmangni pirjen e alkoolit.

– Shmangni pirjen e duhanit.

– Nëse jeni mbipeshë, humbisni peshë ngadalë, deri sa të arrini peshën tuaj ideale.

– Ruani nivelet e kolesterolit.

– Nëse jeni diabetik, mbani nën kontroll dhe në nivele normale glukozën.

– Shmangni substanca të dëmshme, të tilla si droga, ushqimet e shpejta, ushqimet e ngjyrosura dhe ushqime me yndyrë.

– Shmangni sheqerin dhe miellin e bardhë.

By | 2017-07-18T13:24:40+00:00 January 8th, 2017|Hepatiti & Mëlçia|Comments Off on Mëlçia e Dhjamosur
error: Alert: Content is protected !!