Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Meditimi

Meditimi; Dobitë fizike dhe shpirtërore

 

Meditimi është një teknikë e thjeshtë, në të cilën individi qetëson mendjen dhe çlirohet nga stresi, dhe kështu ai përfiton qetësi mendore dhe shpirtërore.

Historia e meditimit

Meditimi ka qënë praktikuar që në kohët e vjetra, dhe është përdorur sidomos nga profetët dhe të dërguarit e Zotit për njerëzimin. Kështu ka ndodhur edhe me profetin tonë Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të!). Ai shkonte larg qytetit dhe larg njerëzve, dhe meditonte i ulur (për krijimin e qiellit dhe të tokës, krijimin e njeriut) në shpellën Hira. Më pas, kjo teknikë u praktikua në  shumë vende të botës.

Teknika e meditimit zhvillon energjnë intelektuale në mënyrë krejtësisht të natyrshme. Njeriu mediton se si është krijuar truri i tij dhe si punon ai. Mediton për gjithcka që gjendet  rreth tij, etj.

Meditimi është diçka e domosdoshme për të gjithë, pavarësisht  specializimit të tij. Studimet shkencore kanë treguar se meditimi përmirëson shëndetin fizik dhe mendor duke përfshirë:

– Rritjen e inteligjencës dhe krijimtarisë.

– Përmirëson kujtesën.

– Zgjeron kapacitetin për të kuptuar dhe përmirësuar aftësinë e përqëndrimit.

– Përmirëson perfomancën akademike.

– Meditimi jep efikasitet më të madh për më shumë arritje në jetën profesionale.

–  Nivel më të lartë të shpikjeve dhe inovacioneve.

– Reagim më të shpejtë të trurit në mësimin e koncepteve të reja.

– Logjika dhe morali varen më shumë nga parimet.

– Një nivel më të lartë inteligjence.

– Meditimi e bën njerium më pak nevrotik.

– Rritjen e efikasitetit të sistemit nervor.

– Shplodhës nga lodhja dhe stresi i përditshëm.

Meditimi është efektiv edhe për çregullimet fiziologjike. Shumë mjekë i këshillojnë pacientët e tyre që të meditojnë, sepse meditimi mund të ndihmojë për kurimin e këtyre sëmundjeve:

– Ul presionin e lartë të gjakut tek të moshuarit dhe tek nxënësit.

– Zvogëlon ndjeshëm forcimin e arterieve dhe redukton rrezikun e goditjes në tru.

– Zvogëlon dhimbjet kronike të kokës.

– Përmirëson sëmundjet e kraharorit dhe astmës.

– Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e insulinës.

– Përmirëson shëndetin e sistemit tretës.

– Zvogëlon dhimbjet e mesit dhe dhimbjet e artritit reumatoid.

– Meditimi e bën trupin dhe fytyrën të duket më në formë dhe më e re.

– Gjumë më të lehtë dhe të rehatshëm.

– Përmirëson sjelljet që kanë të bëjnë me shoqërinë.

– Rrit vetbesimin.

– Rrit stabilitetin e mocional dhe pjekurinë.

– Nivel më më të lartë të moralit.

– Rrit besnikërinë dhe dashurinë.

– Përmirëson jetën familjare.

– Shton durimin dhe vetpërmbajtjen.

– Kupton më shumë ndjenjat e të tjerëve.

– Orientim për të parë gjërat me pozivitet.

– Vlerësim pozitiv për të tjerët.

– Largon pengesat dhe ndjenjën e të qënurit i burgosur.

– Rritja e pavarësisë dhe vetë-mbështetja.

– Respektim i madh për njerëzit dhe traditat shoqërore.

– Meditimi e shtyn njeriun të kërkojë paqe për veten dhe për gjithë botën.

Meditimi ndikon në rritjen e besimit dhe e bën njeriu të jetojë i lumtur, optimist dhe largpamës. Njeriu duhet të meditojë për  gjithësinë, për krijesat dhe për vetë trupin e tij, se si Allahu i ka krijuar ato.

By | 2017-05-10T13:46:48+00:00 May 10th, 2017|Arti Jetesës, Emocionale & Shpirtërore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!