Me fillimin e shkollës dhe për hir të sigurisë fizike dhe psikologjike të fëmijëve gjatë kësaj periudhe, këtu janë disa këshilla që duhen ndjekur
- Krijoni një atmosferë pozitive për fëmijën ndërsa përgatitet të shkojë në shkollë.
- Duhet të mbështeten dëshirat e tij për të fituar përvoja të reja.
- Gjithmonë, duhet ta pyesni fëmijën për ndjenjat e tij ndaj shkollës.
- Duhet të kujdeseni për shëndetin mendor të fëmijës, nëse ka ngacmime dhe tallje nga të tjerët.
- Duhet të jeni të vetëdijshëm që niveli i inteligjencës së fëmijës nuk ka lidhje me shkallën e urrejtjes ose dashurisë për shkollën.
- Duhet të dëgjoni problemet e fëmijës në shkollë, qoftë i vogël apo edhe i frymëzuar nga imagjinata e tij.
- Duhet të flisni me fëmijën tuaj për mënyrën sesi ai duhet ta shohë shkollën.
- Duhet të zëvendësoni mendimet negative të fëmijës suaj me ato positive.
- Mundohuni të kaloni më shumë kohë me fëmijët kur ata kthehen nga shkolla.
- Duhet të flisni me fëmijët tuaj për marrëdhëniet midis suksesit dhe realizimit të ëndrrës së tyre në të ardhmen në një mënyrë të thjeshtë.
- Duhet t’u shpjegoni mësuesve në shkollë çelësat e personalitetit të fëmijës suaj dhe si mund ta dojë shkollën.
- Fëmija juaj duhet të ketë program për shëtitje dhe zbavitje për t’u çliruar nga stresi dhe paniku që mund të ketë.
- Duhet të ndiqni zhvillimin e shkollës në mënyrë periodike me mësuesit për t’i dhënë fëmijës ndihmën e duhur.
- Vëmendje duhet t’i kushtohet ekzaminimit të shikimit dhe dëgjimit të fëmijës për të siguruar aftësinë e tij për të komunikuar mirë.
- Duhet t’i kushtojë vëmendje shëndetit të gojës dhe dhëmbëve.
- Duhet të jeni të vetëdijshëm për problemet shëndetësore akute dhe kronike për t’u marrë me to si duhet.
- Duhet të identifikohen temperamenti, talenti, aftësitë, prirjet dhe çelësi i personalitetit të fëmijës.
- Duhet të vlerësohet shkalla e stabilitetit psikologjik të fëmijës dhe mënyra e bashkëveprimit me ata rreth tij.
- Duhet pasur parasysh nëse ai ka ndonjë problem sjelljeje ose sëmundje mendore për t’i trajtuar ato.
- Fokusi mendor i fëmijës dhe të kuptuarit e informacionit duhet të vlerësohen.
- Duhet të dini nëse fëmija ka impulsivitet, pamaturi dhe mungesë të vlerësimit të rrezikut që ta drejtoni atë siç duhet.
- Duhet të dini nëse fëmija juaj është në gjendje të bëjë shokë.
- Duhet të zhvillojë aftësi të komunikimit social, bashkëveprim dhe aftësi dialogu.
- Duhet ta mësoni atë se si të zgjidhë siç duhet problemet me të cilat përballet.
- Duhet të dini nëse fëmija juaj është i izoluar apo i introvertuar brenda ose jashtë shkollës.
- Duhet të merreni me të me metodat e shpërblimit dhe të ndëshkimit (duke e ndaluar nga gjërat që i pëlqejnë) dhe të modifikoni sjelljen e përshtatshme për moshën e tij.
- Duhet ushqyer me ushqim të ekuilibruar, të shëndetshëm, të përgatitur në shtëpi dhe të shmangen ushqimet e dëmshme.
- Duhet të shmangni t’i jepni fëmijës ushqim të shpejtë ose ushqime të ruajtura sepse ato janë të dëmshme për shëndetin e tij.
- Duhet të interesoheni për të ushqyer fëmijën tuaj me një mëngjes të lehtë para se të dalë jashtë sepse kjo e ndihmon atë në ndërtimin e trupit dhe rritjen e përqendrimit.
- Duhet ta bëni fëmijën tuaj të mësohet për të larë duart, veçanërisht para dhe pas ngrënies dhe që ta bëjë këtë edhe në shkollë.
- Duhet ta mësoni atë si të ulet siç duhet në bankën e shkollës dhe rëndësinë e drejtimit të shpinës.
- Ju gjithashtu duhet ta mësoni atë se si të mbajë çantën e shkollës në mënyrën e duhur.
- Sigurohuni që të rregulloni rregullisht gjumin dhe zgjimin e fëmijës tuaj për të pasur një shëndet të mirë dhe përqendrim të lartë gjatë ditës.
- Duhet ta mësoni fëmijën tuaj që të respektojë të tjerët dhe jo të tallet me ta, si dhe të refuzojë që të tjerët të tallen me të.