Marule / Sallata Jeshile; Lufton toksinat dhe mbron trupin nga sëmundjet; receta të shëndetëshme

 

Arabisht: الخس

Anglisht: Lettuce

Emri shkencor: Lactuca sativa L

Familja: Asteraceae

Marulja është bimë barishtore njëvjeçare,me lartësi 15-30 cm, me gjethe jeshile, të kuqe, të zeza, lara-lara dhë në disa raste të verdha. Gjethet ndryshojnë në formë dhe në madhësi, por në përgjithësi janë të mëdha.

Orgjina e Marules është Evropa, por ajo u përhap dhe u kultivua me shpejtësi në të gjithë botën. Marulja konsumohet e freskët në sallata të ndryshme. Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e Marules e pasuar nga SHBA dhe India. Në vendin tonë quhet ndryshe edhe sallatë jeshile, dhe është shumë e përdorur në kuzhinë.

Pjesa e bimës që përdoret: Gjethet dhe kërcelli.

Elementët aktiv të marules: calories, fat, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, sodium, potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Sugar, vitamin A, B6, B12, C, D, calcium, iron, magnesium.

 marule-salat

Dobitë shëndetësore të marules

– Qetëson sistemin nervor, largon stresin dhe depresionin.

– Largon dhimbjen e kokës dhe lehtëson gjumin; zhyteni në ujë të ngrohtë, shtoni disa gjethe mendër të freskët dhe pijeni para gjumit.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Tret yndyrat dhe ndihmon për uljen në peshë.

– Lufton toksinat dhe helmet e trupit.

– Lufton qelizat kancerore dhe parandalon plakjen.

– Lehtëson qarkullimin e gjakut dhe mbron zemrën.

– Mbron shëndetin e kockave dhe parandalon osteoporozën.

– Lënda selen që përmban marulja ndihmon për forcimin e sistemit imunitar.

– Ul temperaturën e trupit dhe e rifreskon atë.

– Diuretic dhe lehtëson metabolizmin dhe eleminimin e  mbetjeve.

– Ushqyes i rëndësishëm për gratë shtazëna dhe rigjenerues i qumështit.

– Ul presionin e gjakut.

– Zbut çrregullimet në zorrën e trashë.

– Lufton aneminë, forcon trupin, largon erën e keqe të trupit.

– Forcon shikimin dhe lufton infeksionet e syve.

– Largon skuqjet dhe kruajtjet e lëkurës.

– Shkëlqen lëkurën dhe parandalon rënien e flokëve, sepse ajo është nxitëse e qarkullimit të gjakut.

Këshilla rreth marules

– Duhet të jetë me gjethe të gjelbra dhe pa njolla të zeza ose kafe.

– Duhet konsumuar e freskët, sepse nëse ruhet për më shumë se 3-4 ditë ajo humbet shumë minerale dhe vitamina.

– Këshillohet të konsumohet e paprerë,  për të ruajtur vlerat ushqyese.

Close-up of a bowl of salad

Duhet patjetër të konsumoni sallatë marule apo sallatë jeshile çdo ditë

Përbërësit

– 1 tufë mesatare maruleje e pastruar dhe e copëtuar me dorë.

– 2 qepë të njoma të prera.

– 5-6 degë majdanosi të prerë.

– ¼ e gotës me feta bajamesh të pjekura.

Për salcën

– 1 limon të shtrydhur.

– ½ e gotës me uthull molle.

– Piper dhe kripë.

Vendosni sallatën, qepën dhe majdanosin në një pjatë të thellë sallate, shtoni salcën, përzijeni me ndihmën e dy pirunave, shtoni bajamet e pjekura, dhe mund ta servirni.

Sallatë me karrota

– 1 karrotë e grirë imët.

– 2 Domate të prera sipas dëshirës.

– 1 marule të vogël të copëtuar.

– 1 qepë të njomë të prerë.

– 5-6 ullinj pa farë.

Për salcën

– 1 limon të shtrydhur.

– 3 lugë vaj ulliri.

– 1 lugë hudhër të copëtuar.

– Piper dhe kripë.

Në pjatën e sallatës vendosni marulen, qepën e  grirë, karrotat, domatet në formën që dëshironi, dhe ullinjtë, shtoni marinadën dhe mund ta servirni.

marule-juice

Si të përgatitni pije me marule

Përbërësit

– 1 gotë me copa akulli.

– Disa gjethe marule.

– Gjethe mendër të freskët.

–  1 gotë ujë

Mënyra e përgatitjes

Vendosni në grirësen e frutave akullin, mendrën, marulen dhe ujin, grijini dhe vendosni pijen në gota dhe mund ta servirni.