Mani i bardhë; Frut Mrekulli

 

Arabisht: توت أبيض

Anglisht: White mulberry

Emri shkencor: Morus alba L.

Familja: Moraceae

Mani i bardhë është pemë shumëvjeçare, gjetherënëse, me lartësi 10-15m, me kurorë të gjerë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara, që lidh kokrra të përbëra nga kokrriza të lëngshme e të ëmbla, në ngjyrë të bardhë. Frutet mblidhen në fund të Majit, Qershor dhe Gusht. Gjethet në pranverë.

Origjina e manit të bardhë është Azia dhe Afrika. Mani i bardhë është kultivuar shpesh edhe për të ushqyer krimbat e mëndafshit. Frutet shpesh janë ngrënë të freskët, të thata ose janë bërë edhe pije. Në mjekësi janë përdorur për forcimin e gjakut, kapsllëkun, Diabetin, edemën, kollën, dhimbjen e kokës, ethet, sytë e kuq, etj. Mani i bardhë përdoret edhe në produkte kozmetike.

Pjesët që përdoren: Lëvorja e rrënjëve, gjethet dhe fruti.

Elementët përbërës: Calories, fat, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, sodium, potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Sugar, vitamin A, B6, B12, C, D2-D3, E, K, omega-3, omega-6, calcium, iron, magnesium, zink.

Dobitë shëndetësore të manit të bardhë

– Fruti i manit është antioksidant i fuqishëm, lufton infeksionet, dhimbjet e kokës, radikalet e lira, plakjen e qelizave dhe furnizon trupin me energji.

– Mbështet sistemin imun. Manat përmbajnë alkaloide që aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut nxisin sistemin imunitar, duke e vënë atë në gatishmëri të lartë aktive kundër kërcënimeve shëndetësore.

– Ndihmon riparimin e indeve dhe mbron sytë.

– Fruti i manit përmban komponime që mbështesin nivelin e sheqerit në gjak.

– Ruan shëndetin e trurit, forcon kujtesën, dhe largon stresin.

– Ndihmon në kurimin e kancerit të fytit.

– Ndihmon në kurimin e kapsllëkut, krimbave të zorrëve, diarrenë dhe ethet.

– Ndihmon në kurimin e arteriosklerozës.

– Lufton qelizat kancerore.

– Ndihmon në rregullimin e metabolizmit të lipideve.

– Tret yndyrat dhe ndihmon në uljen në peshë.

– Forcon veshkat dhe pastron mëlçinë.

– Përshpejton shërimin e plagëve pas operacionit.

– Parandalon goditjet në zemër dhe tru.

– Pastron lëkurën nga njollat e errëta.

– Forcon flokun dhe nxit mbirjen etij.

– Mbron zemrën nga dëmtimet e toksinave.

– Rrënjët e manit janë përdorur për kurimin e prishjes së dhëmbëve.

– Kundër helmimit të ushqimit dhe leukemisë.

– Kundër bakterieve dhe mikrobeve.

– Gjethet e manit ndihmojnë në rivendosjen e aktivitetit të enëve të gjakut dhe ndihmojnë në kurimin e diabetit kronik.

– Pini një gotë me pije të manit për të filtruar trupin nga helmet.

Kujdes!

– Të sëmurët me Diabet nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e manit të bardhë.