Mani i bardhë
Mani i bardhë
Arabisht: توت أبيض
Anglisht: White mulberry
Emri shkencor: Morus alba L.
Familja: Moraceae
Mani i bardhë është pemë shumëvjeçare, gjetherënëse, me lartësi 10-15m, me kurorë të gjerë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara, që lidh kokrra të përbëra nga kokrriza të lëngshme e të ëmbla, në ngjyrë të bardhë. Frutet mblidhen në fund të Majit, Qershor dhe Gusht. Gjethet në pranverë.
Origjina e manit të bardhë është Azia dhe Afrika. Mani i bardhë është kultivuar shpesh edhe për të ushqyer krimbat e mëndafshit. Frutet hahen të freskët, të thata ose edhe pije. Në mjekësi përdoret për forcimin e gjakut, kapsllëkun, Diabetin, edemën, kollën, dhimbjen e kokës, ethet, sytë e kuq, etj. Mani i bardhë përdoret edhe në produkte kozmetike.
Pjesët që përdoren: Lëvorja e rrënjëve, gjethet dhe fruti.
Elementët përbërës: Calories, fat, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, sodium, potassium, Carbohydrate, Dietary fiber, Sugar, vitamin A, B6, B12, C, D2-D3, E, K, omega-3, omega-6, calcium, iron, magnesium, zink.
Dobitë shëndetësore të manit të bardhë
– Fruti i manit është antioksidant i fuqishëm, lufton infeksionet, dhimbjet e kokës, radikalet e lira, plakjen e qelizave dhe furnizon trupin me energji.
– Mbështet sistemin imun. Manat përmbajnë alkaloide që aktivizojnë qelizat e bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut nxisin sistemin imunitar, duke e vënë atë në gatishmëri të lartë aktive kundër kërcënimeve shëndetësore.
– Ndihmon riparimin e indeve dhe mbron sytë.
– Fruti i manit përmban komponime që mbështesin nivelin e sheqerit në gjak.
– Ruan shëndetin e trurit, forcon kujtesën, dhe largon stresin.
– Ndihmon në kurimin e kancerit të fytit.
– Ndihmon në kurimin e kapsllëkut, krimbave të zorrëve, diarrenë dhe ethet.
– Ndihmon në kurimin e arteriosklerozës.
– Lufton qelizat kancerore.
– Ndihmon në rregullimin e metabolizmit të lipideve.
– Tret yndyrat dhe ndihmon në uljen në peshë.
– Forcon veshkat dhe pastron mëlçinë.
– Përshpejton shërimin e plagëve pas operacionit.
– Parandalon goditjet në zemër dhe tru.
– Pastron lëkurën nga njollat e errëta.
– Forcon flokun dhe nxit mbirjen etij.
– Mbron zemrën nga dëmtimet e toksinave.
– Rrënjët e manit janë përdorur për kurimin e prishjes së dhëmbëve.
– Kundër helmimit të ushqimit dhe leukemisë.
– Kundër bakterieve dhe mikrobeve.
– Gjethet e manit ndihmojnë në rivendosjen e aktivitetit të enëve të gjakut dhe ndihmojnë në kurimin e diabetit kronik.
– Pini një gotë me pije të manit për të filtruar trupin nga helmet.
Kujdes!
– Të sëmurët me Diabet nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e manit të bardhë.