You are here:-, Ushqimi-Mangësia e magnezit rrit rrezikun e kancerit të pankreasit

Mangësia e magnezit rrit rrezikun e kancerit të pankreasit

2018-10-15T16:02:00+00:00October 15th, 2018|Categories: Tumoret, Ushqimi|

Mangësia e magnezit rrit rrezikun e kancerit të pankreasit me 76%

 

Kanceri pankreatik është një vrasës i heshtur që tani kërcënon jetën e mbi  55.000 njerëzve çdo vit (vetëm në USA). Por një studim i ri sugjeron se magnezi, një mineral i thjeshtë dhe i lirë, mund të jetë shumë efektiv në ndihmën për ta luftuar atë pa pasur nevojë për kimioterapi ose rrezatim.

Statistikat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) zbulojnë se të paktën 60% e të rriturve amerikanë kanë mangësi në magnez, i cili siç e dimë mbështet qindra veprime të rëndësishme biologjike brenda trupit. Dhe kjo mungesë e përhapur, hulumtimi tani tregon, se lidhet drejtpërdrejt me një rrezik në rritje të kancerit të pankreasit, si dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Një studim i kohëve të fundit i publikuar në “British Journal of Cancer”, bëri një vështrim më të thellë në marrëdhëniet midis magnezit dhe kancerit të pankreasit. Shkencëtarët vlerësuan më shumë se 66,000 pjesëmarrës në moshën 50-76 vjeç, 151 prej të cilëve kanë zhvilluar kancer pankreatik gjatë rrjedhës së studimit.

Pas kryerjes së një analize krahasuese të niveleve të magnezit midis pjesëmarrësve, ekipi hulumtues zbuloi se për çdo 100 mg ulje në marrjen e përditshme të magnezit, rreziku i një pjesëmarrësi për kancer pankreatik u rrit me 24%. Më tej, nëse marrja e përditshme e magneziumit nga ana e pjesëmarrësit ka rënë nën 75 % të dozës ditore të rekomanduar, atëherë rreziku i tij për kancer pankreatik ngrihej në 76% në mënyrë të befasishme.

Magnezi ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke zvogëluar edhe më shumë rrezikun e kancerit pankreatik

Instituti i Mjekësisë (IOM) rekomandon që burrat e rritur të marrin të paktën 420 mg magnez në ditë dhe gratë e rritura të marrin të paktën 320 mg magnez në ditë. Ky është minimum. Është e rëndësishme të theksohet mbajtja e depozitave të mjaftueshme të magnezit në trup për të minimizuar rrezikun e kushteve të tjera shëndetësore të parandalueshme si diabeti.

Studime të tjera kanë gjetur se plotësimi me magnez ndihmon në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke minimizuar rrezikun e rezistencës ndaj insulinës. Kur trupi nuk është në gjendje që në mënyrë efektive të kthejë glukozën në lëndë djegëse për shkak të rezistencës ndaj insulinës, rreziku i kancerit të pankreasit rritet në mënyrë dramatike.

Kjo do të shpjegonte pse rreth 80 % e të gjithë njerëzve me kancer pankreatik kanë gjithashtu diabet ose ndonjë formë tjetër të intolerancës së glukozës, si para diabetik. Individët e diagnostikuar me diabet kanë më shumë se 700% rrezik të rritjes së kancerit të pankreasit brenda tre viteve.

Një hulumtim i publikuar në revistën “Diabetes Care” zbuloi se, në mesin e 5,000 pjesëmarrësve të vlerësuar, ata me nivelet më të larta të marrjes së përditshme të magnezit kishin 47 % më pak gjasa për të zhvilluar diabetin. Kjo më tej përsërit fuqinë e magnezit për të ndihmuar në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe kështu minimizon rrezikun e kancerit pankreatik.

Mungesa e magnezit lidhet me shumë sëmundje degjeneruese

Mungesa e magnezit lidhet më tej me shumë kushte të tjera shëndetësore, sidomos tek njerëzit e moshuar. Studimet kanë lidhur mungesën e magnezit me degjenerimin makular të moshës, humbjen densitetit të kockave (osteoporozën), pagjumësinë dhe sindromën e këmbëve nervoze, ndër të tjera.

Një meta-analizë e vitit 2016, nga 40 prova të ndryshme klinike, zbuloi se magneziumi ndihmon shumë për të zvogëluar rrezikun e goditjes së zemrës, dështimit të zemrës dhe siç kemi përmendur më parë, diabetin e tipit 2. Shtimi i 100 mg magnez në rutinën e përditshme të individit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të dështimit të zemrës me 22 %, si dhe zvogëlojë rrezikun e vdekjes pa shkak me 10%.

Magnezi është i nevojshëm për mbi 300 procese të ndryshme metabolike në trupin e njeriut, duke përfshirë tkurrjen e muskujve, transmetimin e impulseve nervore, ndërtimin e kockave dhe sintezën e ADN-së dhe proteinave.

Detyra të tjera të lehtësuara nga magnezi përfshijnë metabolizimin e insulinës, rregullimin e presionit të gjakut dhe prodhimin e ATP – molekulës ‘energjitike’.

Mëso më shumë për Magnezin