Manaferra; Dobitë e Frutit dhe të Gjethes

Manaferra; Dobitë e Frutit dhe të Gjethes

 

Arabisht: العُليَّق الشجيري أو توت العُليَّق

Anglisht: Blackberry

Emri shkencor: Rubus fruticosus L

Familja: Rosaceae.

Manaferra është bimë shkurrore shumëvjeçare, që rritet deri në 3 m, me degëza të gjata dhe me gjemba. Gjethet janë pendore, në formë vezake, në faqen e poshtme të të cilave kanë gjemba të vegjël. Lulet janë me ngjyrë të bardhë apo trëndafili të grumbulluara në majë të degëve. Lulëzon gjatë pranverës dhe verës. Frutet janë si manëza të vegjël, me ngjyrë të zezë kur piqen.

Është e përhapur pothuajse kudo në vendin tonë. Nuk ka shumë kërkesa ndaj kushteve klimatike apo të tokës. Gjethet mblidhen gjatë muajve Qershor-Gusht, ndërsa frutat në muajt Gusht-Shtator.

Origjina e manaferrës është Evropa, Afrika Veriperëndimore, Azia Perëndimore dhe Amerika Veriore.

Manaferrat janë një element i rëndësishëm në ekologjinë e shumë vendeve edhe pse ajo është konsideurar si farë e keqe. Shumë studime kanë treguar se manaferrat kanë qenë ushqim për njerëzit që prej mijëra vitesh. Meksika zë vendin e parë në botë për prodhimin dhe eksportimin e manaferrës.

Pjesët që përdoren: Gjethet dhe frutat.

Elementët përbërës: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; A,Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9),  C, E, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink., omega-3 (alpha-linolenic acid) and -6 fats (linoleic acid), carotenoids, ellagitannins and ellagic acid.

Dobitë shëndetësore të manaferrës

– Zvogëlon dëmtimin e qelizave, mbron lëkurën dhe lufton shenjat e plakjes.

– Rrit aftësinë dhe dëshirën seksuale.

– Ndihmon në kurimin e anemisë.

– Ndihmon në kurimin e kancerit të fytit.

– Manaferrat janë laksative për stomakun dhe zorrët.

– Zvogëlojnë sasinë e sheqerit në gjak.

– Luftojnë dhe mbrojnë nga simptomat e diabetit.

– Nxitin qarkullimin e gjakut, mbrojnë trurin dhe zemrën.

– Forcojnë dhe pastrojnë mëlçinë.

– Qetësues të sistemit nervor, largojnë lodhjen mendore.

– Luftojnë kapsllëkun dhe inlamacionin e zorrëve.

– Luftojnë viruset, ulçërat dhe qelizat kancerore.

Dobitë e gjetheve të manaferrës

– Ulin temperaturën, luftojnë dizenterinë dhe çrregullimet menstruale.

– Ndihmojnë në kurimin e hemorroideve (majasëllit), dhe ndalojnë hemorragjinë e hemorroideve.

– Ndihmojnë në kurimin e kollës dhe sëmundjet e  mushërive.

– Ndihmojnë në kurimin e plagëve malinje.

– Pastrojnë gojën dhe inflamacionin e mishrave të dhëmbëve.

– Ndihmojnë në kurimin e pezmatimit të fytit.

– Qetësojnë stomakun dhe luftojnë acidietin e tij.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook