Dobitë Mahnitëse të Majdanozit

 

Arabisht: بقدونس, Bakdonis.

Anglisht: Parsley.

Emri shkencor: Petroselinum Hortense L.

Majdanozi është bimë barishtore me lartësi 6-20 cm. Karakterizohet me kërcejt  e tij të shumtë dhe të degëzuar, me lule të bardha, gjethe të  gjelbra dhe të shëndtritshme të cilat dallohen për aromën dhe shijen e athët. Nga farat e majdanozit mund të përfitohet vaj.

Orgjina e majdanozit është Evropa Jugore, por tani ai njihet dhe kultivohet në mbarë botën.

Majdanosi është përdorur që në kohët e lashta për kurimin e shumë sëmundjeve si : uljen e temperaturës, dhimbjet menstruale,  vështirësitë e tretjes, për kurimin e tumoreve, infeksionet e stomakut, vështirësi në frymarrje, tretës i gurëve në veshka, largimin e erës së keqe të gojës, për nxitjen e qumshit të gjirit,etj.

Majdanozi i freskët është i pasur me: Energji, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Protein, një gamë të gjërë vitaminash: A, beta carotene, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K,mineralet: Calcium, Iron, Magnesium, Magnese, Phosphorus, Potasium, Sodium dhe Zink.

 

Dobitë mjekësore të Majdanozit të freskët

– Rinovon qelizat e trupit.

– Pastron trupin nga helmet, bakteriet dhe viruset.

– Parandalon rënien e flokut.

– Parandalon rrudhat.

– Tret gurët e veshkave.

– Mbron mëlçinë nga viruset.

– Parandalon tumoret.

– Largon erën e keqe të gojës.

– I jep trupit fuqi energji dhe zhdërvjellje.

– Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak.

– Majdanozi aktivizon sistemin nervor, sistemin tretës dhe sistemin riprodhues.

– Majadanozi përmban fibra të cilat ndihmojnë uljen në peshë dhe shkrirjen e yndyrave.

– Konsumimi i tij qetëson nervat.

– Majdanozi  konsiderohet si hapës oreksi, largon fryrjen e barkut dhe zbut stomakun.

– Përmirëson kujtesën dhe lufton harresën.

– Ndihmon në formimin e dhëmbëve dhe të kockave.

– Rrit fertilitetin tek gratë.

– Zvogëlon dhimbjet e stomakut, kolotit dhe veshkave.

– Konsiderohet zbutës natyral pë rata që vuajnë nga kapsllëku.

– Lehtëson lindjen tek gratë shtatëzana.

– Nxit urinimin,  menstruacionet  dhe kuron infeksionet e fshikëzës.

– Nxit daljen e qumështit tek gratë gjidhënëse.

– Largon puçërrat, njollat, pikat dhe  njëson ngjyrën e lëkurës; duke e larë fytyrën me ujin e tij 2 herë në ditë.

Këshilla!

– Duhet konsumuar çdo ditë.

– Këshillohet të përdoret i freskët dhe i pagatuar.

Kujdes!!

– Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë shumë prej tij, para lindjes mund të hanë disa gjethe të freskëta prej tij.

– Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të konsumojnë majdanoz.

– Ata që vuajnë nga sëmundje kronike në aparatn tretës nuk duhet të përdorin majdanoz.